Statistika te pergjithshme

Qyteti i Lezhes - Qender e Qarkut dhe e Prefektures me te njejtin emer eshte themeluar ne vitin 385 para eres se re. Lezha shtrihet ne pjesen Veriperendimore te vendit, nga Ultesira e Shkodres ne veri e deri ne Breg te Mates ne jug, nga Malesia Puke-Mirdite ne verilindje e lindje e deri ne detin Adriatik ne perendim.  Ne kete shtrirje koordinatat gjeografike e paraqesin Lezhen midis 410   57 ' 30 " gjeresi gjeografike veriore ne Kashnjet dhe 410 39 ' 45 " ne Tale, si dhe 19 0 32 ' 20 " faqja me perendimore e malit te Rencit gjatesi gjeografike lindore dhe 19 0 53 ' 20 " Kashnjet.

Ajo ndodhet vetem 55 km nga kryeqyteti i Shqiperise. Largesia Lezhe-Shkoder eshte 35 km, Lezhe-Durres eshte 70 km, Lezhe-Rinas eshte 40 km dhe largesia Prishtine-Kukes-Lezhe eshte 220 km. Distanca nga Porti i Shengjinit eshte vetem 6 km.

Afersia me plazhet:  Lezhe-Shengjin 6 km, Lezhe-Kune rreth 8 km, Lezhe-Vain 3 km. Pjesa me e madhe e territorit te Lezhes futet ne klimen e zones mesdhetare detare. Deti Adriatik ndikon pozitivisht ne ngrohjen e klimes. Bashkia e Lezhes karakterizohet nga vera e nxehte dhe e thate, dimer i bute ddhe i lagesht ne pjesen e ulet dhe qytet, ndersa dimer te lagesht dhe te ftohte ne zonen malore. Temperatura mesatare vjetore per rrethin 15 grade, mesatarja e Janarit 7 grade, ndersa mesatarja e Korrikut plus 24-25 grade. Ne Lezhe temperatura max. e rregjistruar eshte 390C (me 18.07.1973) dhe temperatura minimale e rregjistruar ka arritur ne -100C (me 24.01.1963). Bien mesatarisht 1700 mm reshje ne vit.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe