TALJA , ATRAKSIONI ME I RI TURISTIK

Plazhi i Tales në Lezhë është kthyer në atraksionin turistik më te ri të kësaj vere, duke tërhequr një numer të madh pushuesish. E mundeson këtë hapsira e madhe e ketij plazhi me gjatesi 12 km e gjërësi rërë mbi 100 m, e shtrirë mes grykëderdhjeve të dy lumenjve, Drin dhe Mat.
  Plazhi i Tales, gradualisht po plotëson gjithë kërkesat dhe pritshmëritë e frekuentuesve numri i të cilëve në ditët fundjavë arrin deri në 40 mijë pushues ditor. Infrastruktura rrugore, sherbimet e përmirsuara, qetësia, çmimet tepër të favorshme dhe mbi të gjitha pastërtia e ujit dhe rërës kurative, janë arsyet kryesore që e bëjnë plazhin e Tales si vendi ideal për të kaluar pushimet e sezoonit të verës.
   Përmirësimi i kushteve ka bërë që ky plazh 3-4 vitet e fundit të tërheq vemëëndjen e pushuesve të shumtë vendas dhe të huaj, mjaft prej të cilëve vijnëë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe shtete të tjera europiane. Pushuesit e ardhur, në këtë plazh, që në fillim të sezonit, shprehën të kënaqur për kushtet e ofruara dhe masat e marra nga Bashkia Lezhë dhe njësia administrative e Shenkollit në drejtim të permiresimit të rrjetit infrastrukturor turistik.
Për Qarkun e Lezhës, plazhi i Tales është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike të këtij sezoni. Si pushuesit vendas dhe ata të huaj, mbetën të befasuar për çka u ofron plazhi i Tales dhe largohen prej tij me dëshirën për t’u rikthuer sërish.
 
Tale,11.07.2017     Përgatiti Rrok Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe