Te dhena te pergjithshme per Bashkine Lezhe

Vend me te ardhme te garantuar

Bashkia Lezhe eshte nje nga 61 Bashkite e Republikes se Shqiperise, e pozicionuar ne veri-perendim te vendit. Bashkia perbehet nga 10 Njesi Administrative (Lezhe, Shengjin, Shenkoll, Zejmen, Kallmet, Dajc, Blinisht, Balldre, Kolsh, Ungrej) ka nje popullsi prej 134,027 banore ku rreth 50,000 jetojne ne Qytetin e Lezhes, dhe nje siperfaqe prej 1,588.4 km2.

Qyteti i Lezhes-Qender Qarku e Prefekture me te njejten emer eshte themeluar ne vitin 385 para eres re nga Dionizi i Sirakuzes.Gjate tere periudhave, qyteti i Lezhes ka luajtur rol te vecante ne historine Iliro-Shqiptare. Vete pozicioni gjeografik ku shtrihet qyteti, se bashku me rrethinat e tij, ka bere, qe Lezha qysh ne lashtesi te jete nje nder qendrat tregetare e plotiko-ushtarake me te rendesishme. Lezha, nepermjet Portit te Shengjinit, ka realizuar ne shekuj shkembime te shumta ne fusha te ndryshme ekonomike e kulturore me boten e jashteme, duke ndikuar keshtu ndjeshem ne zhvillimin shoqeror.

Eshte kjo nje nder arsyet qe, pikerisht ne kete qytet, ne momente te caktuara te historise sone jane organizuar aktivitete politiko-kulturore te livelit te larte kombetar, si : "Lidhja e Lezhes" ne vitin 1444, "Kuvendi i Arberit" ne 1703. Eshte gjithashtu e dokumentuar se ky qytet, sepaku qysh ne shekullin e VIII-te para eres re ka qene i banuar panderprerje nga popullsi iliro-arbreshe-shqiptare. Emri i tij " Lisso" e "Lissuss" gjithnje sipas studiuesve te fushes, eshte nje ngjyrim linguistik i emrit te vjeter ilir "Lisi". Pra, qyteti i Lezhes, edhe perpara kthimit ne nje koloni helene nga Dionisi i Sirakuzes, deshmohet si vendbanim ilir. Mbi jeten ekonomike te Lissussit qe ne antikitet ka ndikuar fakti se ai ka qene stacion hyres i rruges Shengjin-Kosove, rruge e cila kalonte neper Zadrime per Kukes e me tej. Pas pushtimit romak Lissussi permendet si "Municip", duke vazhduar te ruaje te njejten vlere ushtarake e administrative si baze detare ne Adriatikun veriror. Emri i qytetit permendet nga historiane greke e latin para eres se re; permendet ne kronikat veneciane kur ishte ne dominim te Republikes se Shen Markut, per te marre rendesi te vecante ne shekullin e XV-te, kur Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti- "Skenderbeu", mblodhi ketu te parin Kuvend te Princave shqiptare dhe themeloi shtetin e pare mbi bazen e principatave. Gjate periudhes se lavdishme, Lezha ka sherbyer si "Kryeqytet Diplomatik" i Arberise. Ne kete qytet vdiq dhe u varros Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti ne vitin 1468. Memoriali, ndertuar per te kujtuar kete figure te shquar kombetare, tashme eshte kthyer ne nje qender pelegrinazhi e cila vizitohet cdo vit nga qindra turiste, vendas e te huaj.

Shquhet Lezha per vlerat e saje historike e arkeologjike, per perspektiven mjaft premtuese ne drejtim te zhvillimit te turizmit. Eshte e nje rendesie te madhe Keshtjella Mesjetare e qytetit e ndertuar me nje stil te vecante e me nje pozicion teper interesant.Germimet arkeologjike te kryera per rreth kalase si dhe brenda mureve ilire flasin per vlera te cilat do t'i shtohen Lezhes, historise e kultures kombetare ne nje te ardhme jo te larget ne kohe. Kuvendi Franceskan, themeluar nga vete San Francesku i Asizit ne vitin 1220 paraqet interese njohje e ka vlera historiko-kulturore-edukuese. Lezha ka edhe vlera te tjera. Ka lumin Drin, i cili e pershkon qytetin mes per mes, lum i cili, ne nje vije me pak se tre km e lidh lete qytet me detin Adriatik. Pikerisht, ne qender te qytetit, prane zones arkeologjike, ka qene i ndertuar e funksiononte Porti Lumor, duke sherbyer per trasportin e mallrave ne vende te ndryshme pertej detit. Ne mendojme se riberja e ketij porti do t'ia rrisi vlerat historike dhe ekonomike qytetit tone.

Eshte Lezha vendi i qetesise. Ketu punohet e ndertohet. Ka aktivitet tregetar por ajo qe bie menjehere ne sy eshte ritmi i larte i ndertimeve. Eshte qyteti i Lezhes vendi i harmonise fetare e sociale. Zone me rend e qetesi te admirueshme per te gjithe. Bizneset dhe firmat e huaja te cilat ushtrojne aktivitete ne qytetin tone jane akomoduar, sistemuar e ndjehen mjaft komod. Ato, as gjate trazirave te vitit 1997 nuk e nderprene per asnje cast veprimtarine e tyre. Lezha si zone e qytet dallohet edhe per dukuri te tjera pozitive. Duke qene nen ndikimin e klimes mesdhetare, me dite me diell mbi mesataren e vendit, zona shquhet per prodhimet bujqesore e blegtorale, sidomos per perimet e hereshme, per prodhimin e patates e te bostanit, te frutave e te tjera produkte blegtorale. Prodhime te tilla si vera "Kallmet", rakia "Lezha", mishi i gjelit te detit i races se njohur " Zadrima", etj jane tashme te njohura e vleresuar ne vend e jashte tij. Vete fakti qe Lezha ne te dy krahet rrethohet nga dy fusha pjellore, ajo e Zadrimes dhe e Bregut te Matit, ka ne vetevete premisen e zhvillimit si te industrise per sektorin, ashtu edhe te agroturizmit, i cili eshte ne fillimet e tij premtuese. Dy lagunat e Lezhes, "Kune" e "Vain", me siperfaqe rreth 1800 ha. Jane te njohura e te vleresuara ne Mesdhe per floren e faunen e pasur qe kane.Gjenden prane qytetit dhe lidhen me detin adriatik.Realisht, duke shprehur edhe opinjonin e specialisteve dhe vizitoreve te ardhur nga vende te ndryshme, lagunat e Lezhes jane mjaft atraktive. Atje natyrshem shkohet per nje shetitje ne natyre, per airin e paster, aromen e pyllit e flladin e detit, shkohet per te shijuar bukurite e natyres se virgjer, shkohet edhe per gjueti sportive, peshku e shpende te ndryshem te eger, shtegetare dhe stacionar. Ne Kune e Vain numurohen rreht 92 lloje shpendesh. Lezha eshte edhe nje nyje e rendesishme trasporti. Pershkohet ky qytet nga te gjitha llojet e transportit: rrugor, hekurudhor dhe detar. Jane shkurtuar ndjeshem distancat si me kryeqytetin ashtu edhe me Durresin. Lidhet Lezha edhe me Malin e Zi, me Maqedonine dhe Kosoven, rruga ne ndertim e siper, do te krijoje te tjera mundesi bashkepunimi e shkembime te te gjitha nivelet ne interese te shqiptareve, te miqesise dhe ekonomise tyre. Zhvillim te kenaqshem ne qytetin e Lezhes ka edhe sektori i arsimit, ai i kultures dhe i sporteve. 

Shpirti "konservativ"i banoreve te kesaj treve ka bere qe te ruhet nder shekuj historia, tradita, gjuha, doket dhe vlerat e nje qyteterimi, pjese e rendesishme e mbare qyteterimit shqiptar. Funksionon ne qytetin e Lezhes Pallati i Kultures, qender e rendesishme ne te cilin periodikisht zhvillohen aktivitete ne interese te edukimit qytetare dhe per ruajtjen e vlerave kombetare. Eshte bere tradite tashme organizimi ne qytetin e Lezhes i Kuvendeve dhe festivaleve te Rapsodive dhe muzikes Folklorike. Biblioteka Publike e qytetit, institucion me vlere per qytetarin lezhjane, eshte nje tjeter pike referimi i kultures tone. E konceptuar e ndertuar me arkitekture te vecante bashkohore, gjendur pikerisht ne qendren arkeologjike, dhe jo vetem kaq, por e pasur me libra e tjeter literature artistike e shkencore, ka bere emer ne rajon e me tej.

Shendetesia ne Lezhe eshte ne nivele te kenaqeshme. Jane rikostrutuar te gjitha institucionet e ketij sektori, si Spitali Cicil dhe Shtepia e Lindjes, te cilet aktualisht i sherbejne te gjithe rajonit (Qarkut), Poliklinika, Farmacite etj. Niveli i sherbimit ne institucionet tona shendetesore eshte i kenaqshem e kompatibel me sektoret analoge. Zhvillimi i sportit ne Lezhe, tradita e ekipit te futbollit "Beselidhja", dhe prezantimi dinjitoz ne shkalle vendi e jashte tije, i shumesporteve si atletika, mundja e lire dhe ciklizmi kane terhequr vemendjen dhe interesin jo vetem te specialisteve por edhete mbare sportdashesve te vendit. Jane keto disa nga arritjet e zhvillimit shumedimensionale ne qytetin e Lezhes. Natyrisht keto jane pak dhe vetem disa. Eshte pikerisht per kete qe ne u themi e u ftojme "ejani ne Lezhe", "miresevini ne qytetin tone te dashur".

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe