Të ecim së bashku për fushatën "BASHKË KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT BURRAT MBËSHTESIN FUSHATËN"

 

banerfinal

FTESË

 

Të ecim së bashku për fushatën "BASHKË KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT BURRAT MBËSHTESIN FUSHATËN" Bashkia Lezhë, në kuadër të Muajit të Luftës ndaj Kancerit të Gjirit, në bashkëpunim me YWCA of Albania dhe Zyrën e Marrëdhënieve për Publikun të Ambasadës Amerikane në Tiranë, si dhe me një numër partnerësh tradicionalë si, Spitali Hygeia, Grupi Topmedia, Kompaninë Farmaceutike Hoffman la- Roche, Kompaninë Farmaceutike Mylan, Haussbrant, dhe Liqui Molly, zhvillon fushatën për informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin e kancerit të gjirit. Aktiviteti për informimin dhe ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, do të zhvillohet: Ditën e premte, Datë 27 tetor 2017, ora 12:00 Në sheshin përpara Obeliskut të Kuvendit të Lezhës. Ju mirëpresim së bashku me miqtë, kolegët dhe të afërmit tuaj. KRYETARI Fran FRROKAJ

AGJENDA

Ecja simbolike kundër kancerit të gjirit, këtë vit do të fillojë në hyrje të qytetit të Lezhës në orën 12, (në urën mbi lumin Drin) dhe më pas pjesëmarrësit do të ecin në drejtim të Obeliskut, ku dhe do të mbahet aktiviteti.

Hapja e aktivitetit – Shoqata Kristjane e Grave Shqiptare
Mesazhi i Kryetarit të Bashkisë, z.Fran Frrokaj
Dëshmi e një të mbijetuare nga kanceri i gjirit
Mesazhi i Ministres së Shëndetësisë, zj. Manastirliu
Mesazh nga djali i një të prekure nga kanceri i gjirit
Mesazhi i përfaqësuesve të UN
Mesazhi i Ambasadorit Amerikan në Shqipëri z.Donald Lu
Mbyllja e aktivitetit
Shpërndarja e materialeve informuese, ekzaminime falas


Të ftuar: Institucionet e shëndetësisë, organizata lokale dhe ndërkombëtare, shoqatat e grave dhe të të rinjve, OJQ të tjera, Komuniteti Rom dhe Egjiptian, profesionistë të shëndetësisë, profesorë dhe studentë, artistë, media, etj.
Media: Komunikatë për shtyp.

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe