Trajnim i stafit dhe shkembim eksperiencash mes Bashkisë Lezhë dhe Komunës Otmuchow.

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Bashkisë Lezhë dhe Komunës Otmuchow, rrethi Nysa në Poloni gjatë muaj Mars 2017 deri ne Prill 2017 një delegacion i Bashkisë Lezhë i përberë nga Arlinda Marku - Përgjegjëse e Sektorit të Projekteve të Zhvillimit, Gjovalin Kaceli - Specialist në Drejtorine e Bujqesisë dhe Zerina Ivanaj - Specialiste në Drejtorine e Arsimit, Turizmit, Kulturës dhe Sporteve moren pjesë në trajnimin dhe shkëmbimin e përvojave në kuadër të aplikimit në projektet e Bashkimit Europian.
Vizita konsiston në trajnimin e stafit në aplikimet në fondet e BE-se, ku në fund të trajnimit ata u pajisen me çertificate. Gjithashtu gjatë këtyre diteve ata kanë organizuar takime në rrethin Nysa, Bashkinë Nysa dhe në Komunën Otmuchow të cilat kanë si qëllim vazhdimësine e bashkëpunimit midis Bashkisë Lezhë dhe Komunës Otmuchow dhe gjithashtu me Rrethin Nysa.
Prezantimi me kryetarin e komunës Otmuchow Z. Jan Woszniak dhe në ditët në vazhdim vizitë në secilen zyrë të komunes duke u prezantuar me funksionet dhe aktivitetet që ata merren cdo dite. Gjatë takimeve u diskutuan krijimi I një këndi dhe një guidë të përbashkët, dhe aktivitete të përbashkëta që do sjellin vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi.
Gjithashtu gjatë këtyre diteve u bë një vizitë në Qarkun Nysa, me kryetarin Czesllaw Bilobran dhe Dr. Promocionit dhe Turizmit Izabela Kicak ku u shkëmbyen ide për vazhdimin e bashkëpunimit dhe realizimin e disa aktiviteve të përbashkëta midis bashkisë dhe qarkut si : Krijimin e një kendi të përbashkët midis Bashkisë Lezhe dhe qarkut Nysa. Botimin e një guide të përbashkët e cila është në anglisht dhe polonisht ku promovohet vendet dhe vlerat turistike të secilës zone dhe që do jetë gati në muaj Maj. Promovimi I etnografisë dhe gastronomisë në zonen e Lezhes.
Takimi në Bashkinë Nysa u organizua gjatë javës së tretë : ku gjatë kësaj vizite kanë takuar:
Magdalena Ziolo : Përgjegjëse për Promovimin dhe Turizmin e cila prezantoj me mënyren se si ata promovojnë vlerat e vendit të tyre nepërmjet video-ve me pamje nga Nysa, pikave turistike si dhe të njerëzve që janë të sukseshem, broshurave dhe krijimi I partneriteteve me vende të ndryshme.
Antol Bukala : Përgjegjës për Projektet me BE dhe Fondet Qeveritare. Aplikimit tek fondet e BE-së në thirrjet e ndryshme, aplikimet në fondet qeveritare.


Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe