Turizmi në Lezhë sektor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të zonës

Në  strategjinë e saj të zhvillimit Bashkia Lezhë ka si prioritet kryesor fuqizimin dhe venien më mirë në efiçensë të sektorit të turizmit. Industria e turizmit si industria më fitim prurëse po shikohet si pëparësi jo vetëm tek turizmi bregdetar por dhe tek turizmi malor, historik, kulturor, religjioz dhe kulinar. Njohja, identifikimi dhe promovimi i këtyre vlerave turistike qe ka Lezha, ka qënë objekt i një seminari të organizuar nga Fondacioni Mary Ward Loreto dhe Bashkia Lezhë. Në këtë takim u theksua nevoja e bashkëpunimit me institucione të shtetit, komunitetin e biznesit, agjensi turistike, shoqata e fondacione të ndryshme që mund të kontribuojnë në gjithë përmirësimin e infratrukturës turistike, me qellim për ta bërë Lezhën, në prag të këtij sezoni turistik, sa më tërheqëse për vizitorët, pushuesit dhe turistët e huaj.Sekretarja e Kryqit të Kuq, dega Lezhë, Florinda Gjergji theksoi, se është e rëndësishme që të prodhojmë ide jo vetëm në përmirësimin e jetesës familjeve në nevojë por dhe në përgatitjen e trajnimin e specilistëve të kulifikuar sipas standarteve europiane, që ndihmojnë në rritjen e cilësisë së sherbimeve në sektorin e turizmit.Ndërsa përgjegjësi i sektorit të Turizmit pranë Bashkise Lezhë Gjergj Figuri, u ndal tek sfidat dhe sugjerimet për një turizëm sasior dhe cilësor, duke theksuar si parësore nevojën për të promovuar. Përfaqësuesja e Fondacionit “Mary Ward Loreto” Aferdita Gjoni solli në këtë takim një inicativë të të rinjve të Njesise Administrative Kallmet, të cilët përmes ekspozitave fotografike po promovojnë burimet turistike të kësaj zone që kanë të bëjnë kryesisht me turizmin malor, kulturor, etnografik dhe religjioz.Më pas përfaqësues të biznesit dhe kulinarisë diskutuan mbi faktorët që e bëjnë të sukseshëm cilësinë e sherbimit dhe artin e të gatuarit. Sollën përvojën e tyre në këtë drejtim pronari i “Rapsodisë” Alfred Marku, ai i “Hyllit të Dritës” Preç Ndoj, dhe i “Mrizit të Zanave” Altin Prenga. Në këtë seminar gjithçka ishte në  sherbim të zhvillimit të turizmit dhe rritjes së numrit të  pushuesve e turistëve të huaj, jo vetëm në popullimin e plazheve por dhe shtimin e vizitorëve në pikat e tjera turistike që ka Lezha.
Rr. Lelçaj    Lezhë, 04.05.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe