VEPRIMTARI PËR NËNË TËREZËN

Në festën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia Lezhë dhe Pallati i Kulturës organizuan një veprimtari përkujtimore në nderim të kësaj figure të ndritur të Kombit Shqiptar, e cila la gjurmë të paharrueshme në historinë e njerëzimit teksa shërbeu dhe përcolli dashuri të pakursyer për njerëzit në nevojë. Të duash, shprehej Nënë Tereza, do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.
Ishin të pranishëm drejtues të pushtetit lokal e institucioneve të kultit, mësues e nxënës shkollash, intelektualë, krijues e artistë.
Nënë Tereza, u tha në takim, kjo bamirëse dhe humaniste e madhe, me origjinë shqiptare, e vlerësuar me çmimin Nobel për Paqe, që në vitin 1979, me punën e ndihmën e saj të pakursyer ndaj komuniteteve në nevojë arriti të fitojë zemrat e mbarë njerëzimit.
Lumturimi i saj nga Papa Gjon Pali i dytë dhe “Nobeli” për Paqen, i dhënë 40-vite më parë, nga juria ndërkombëtare e Akademisë së Shkencave të Suedisë e ngjiti shqiptaren Gonxhe Bojaxhiu në tribunën e njerëzve më të shquar të botës, duke u bërë për të gjithë globin një urë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës z.Pjerin Ndreu, u shpreh se jemi para një fakti të pamohueshëm që e bën Nënë Terezën shqiptaren më të famshme në botë. Mësimet, veprimtaria e palodhur humanitare dhe sakrificat e panumërta për t’u shërbyer njerëzve, jane një leksion i vyer për t’u lexuar e ngulitur fort në kujtesë për të gjithë shqiptarët.
 Nënë Tereza ishte nënë kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47.000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Pas marrjes së çmimit “NOBEL” në Oslo, vijuan kumtesat folësit e tjerë, Nënë Tereza deklaronte: ”E kam më lehtë të mjekoj një të gerbulur, sesa të përgjigjem në një intervistë”.
Gjatë kësaj veprimtarie nxënës të shkollës “Lezha Akademic Center”, aktorë, këngëtarë e instrumentistë të pallatit të kulturës, interpretuan pjesë nga krijimtaria kushtuar humanistes së madhe shqiptare Nënë Tereza.
  

Lezhë, 05.09.2019         Përgatiti Rrok Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe