Vendoset në qytetin ne Lezhes Këmbana e Paqes

Në Diten e 1 Qershorit, festes se femijeve ne sheshin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” u zhvillua një manifestim kulturor- sportiv, ku protagonist ishin femijet e te rinjtë e Zadrimes “Ambasadoë të Paqes” dhe nxënës shkollash të qytetit dhe Njesive te tjera Administrative. Ata demonstruan në shesh veprime koorografike, interpretuan kengë, valle popullore dhe krijime letrare dedikuar paqes. Me këtë rast u bë përurimi i Këmbanes se Paqes vendosur në sheshin kryesor “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, me mbishkrimin: ”Lezha qytet i Paqes”. Janë “Ambasadoret e Paqes” me të rinjtë e Lezhës që vendosin këtë këmbanë, pasi besojnë në harmoninë fetare, në një rindërtim moral të ndërgjegjës të të gjithëve në shëndërrimin e mjeteve të luftës në Këmbana Paqeje. Kjo është këmbana e dytë e Paqes, pas asaj të vendosur në Tiranë. Kjo këmbanë u shpreh kreu i Bashkise se Lezhës Fran Frrokaj është mesazhë paqeje, mirkuptimi e bashkëpunimi për të gjithë ne, ku paqja është shumë e domosdoshme edhe për fëmijët tanë dhe ardhmërinë e tyre. Ipeshkvi i Dioqezes se Lezhës Otavio Vittale përshëndetjen dhe falenderimin ua adresoj  femijëve “Ambasador të Paqes” dhe priftit të Zadrimës Don Antonio Sharra, që ishin të parët që me gëzhojat e armëve të zbrazura në vitin e prapësht të 1997 bënë Këmbanën e Paqes. Famullitari i Zonës së Blinishtit, pasardhës i Sharrës, Don Enso, në fjalën e tij theksoi se, kjo këmbanë na kujton se nuk ka paqe pa drejtesi, nuk ka drejtësi pa dashuri, pa falje dhe nuk ka liri pa të vërtetën. Shoqeruar nga vokali i korit të fëmijëve të Zadrimes arqipeshkvi i Lezhës Otavio Vittale  bëri bekimin e këmbanës, timbri i së cilës u degjua ne gjithë qytetin. Në vazot e mëdha, vendosur në të dy anët e Këmbanës së Paqaes u mbollën ullinj.
Pergatiti Rrok Lelçaj       Lezhë, 01.06.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe