Vendosja e Prioriteteve, Thirrja 2 Reload !

Në kuader të konsultimit mbi perzgjedhjen e prioriteteve për thirrjen e dytë që do të hapet nga Bashkia Lezhe dhe UNDP, është zhvilluar takimi ditën e Premte, datë 25.01.2019 në ambientet e Bibliotekës "Gjergj Fishta" me organizatat e shoqerisë civile që operojnë brenda dhe jashtë territorit të Bashkisë Lezhë. Në ketë takim është diskutuar lidhur me prioritetet, në menyrë që të perfshihen në thirrjen e dytë që Bashkia Lezhe do të hape në kuader të projektit ReLOaD. Gjatë diskutimeve u vendosen 3 Prioritetet dhe nën prioritetet duke u bazuar edhe në dokumentat strategjike që ka bashkia Lezhë.

Prioriteti 1 :

Ekonomia dhe Sipërmarrja

  • Fuqizim i kapaciteteve dhe shumëllojshmërisë së ndërmarrjeve të vogla e të mesme, që shfrytëzojnë prodhimin dhe prurjet turistike rajonale, zejet dhe produktet e traditës.
  • Fuqizimi ekonomik dhe rritja e pjesmarrjes në sipërmarrje e të rinjve , grave dhe vajzave, si dhe njerëzve me sfida shoqërore
  • Rritja e aftësive dhe kualifikimeve profesionale të fuqisë punëtore që mundëson përfshirje active të të dy gjinive në tregun e punës dhe jetën shoqërore të qytetit.

2. Prioriteti 2:

Cilësia e jetës dhe Komuniteti

  • Fuqizimi i mundësive të njerëzve në nevojë për shanse të barabarta, zhvillimi dhe integrim në jetën shoqërore dhe komunitare
  • Shtimi i mjediseve cilësore dhe i masave që garantojnë një jetesë, aktive, të shëndetëshme dhe të sigurtë për qytetarët e të gjithë, grupmoshave

3. Prioriteti 3:

Mjedis dhe shërbimet publike

  • Menaxhimi i integruar dhe mjedisor i mbetjeve të ngurta urbane, në partneritet me komunitetin, biznesin dhe OJF-të
  • Ofrimi i shërbimeve publike mjedisore dhe efiçente që mbrojnë jetën, natyrën e biodiversitetin dhe i shtojnë vlerën qytetit       

 

 

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe