Vizite e delegacionit të Bashkisë Lezhë në komunën Fossano, Itali në kuader të rritjes së bashkepunimit mes dy njesive.

Në kuader  të bashkepunimit të Bashkisë Lezhë me Provincen Kuneo dhe komunën Fossano të rajonit Piemonte Itali, një delegacion i Bashkise Lezhe i përberë nga Nënkryetari Enver Hafizi dhe Drejtori i Programim Zhvillimit dhe Integrimit Petrit Marku paten një vizite zyrtare në komunën Fossano gjatë datave 16-19 shkurt 2017.
Kjo vizite kishte qellim rritjen e shkembimeve kulturore, historike, dhe turistike mes dy njesive, realizimin e panaireve të përbashkëta të produkteve ushqimore dhe çertifikimin e tyre të rajonit të Lezhës, zgjerimin e investimeve të rajonit Piemonte në Ballkanin Perendimor, veçanerisht në Lezhë, mbështetjen e komunitetit shqiptar që jeton e punon në komunat Fossano dhe Bra.
Në takimin përmbledhës moren pjesën Drejtori i Bankes qendrore të Fossanos, kryetari i komunes Fossano dhe kryetarët e komunave të tjera të Provinces Kuneo, keshilltarë të rajonit të Piemontes dhe përfaqesues të biznesit të cilet shprehen gatishmerine për të investuar në Bashkine Lezhë. Gjate kesaj vizite u be dhe inagurimi i linjes Low cost Kuneo-Rinas, linje që do të ndihmoje levizjen e emigranteve dhe bizneseve me kosto të ulet. Gjatë ketij inagurimi u mor premtimi që pas muajit Prill levizja të behet dy here në jave nga një here që është tani.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe