Volejboll

Në Lezhë, rikthehet sporti i volejbollit pas 23 vitesh mungesë.Dy ish-volejbolliste (aktualisht mësuese edukimi fizik ne gjimnazin “Hydajet Lezha” kanë ringritur edhe një herë ekipin “Besëlidhja” për femra, ndërsa Bashkia e Lezhës u ka vënë në dispozicion një palestër. Ky sport ka nxitur këto vajza të jenë pjesë e ekipit “Besëlidhja”. Ka mjaftuar dëshira dhe pasioni e Rita Haskut dhe Zyrafete Kullit, dy ish-sportistë të këtij qyteti, që shumë shpejt volejbolli të përqafohet nga shumë vajza reja. Vetëm pas përfundimit të kampionatit (për të reja) e kategorisë së parë, ekipi “Besëlidhjes” zuri vendin e dytë  në grupin e veriut dhe pas këtij aktiviteti, trajneri i kombëtares së volejbollit Hasan Gurabardhi afron pranë ekipit të tij kampion UMB-Volej, volejbollistet e Lezhës Fatbardha Picaku dhe Dajana Shabaku. Ne janar 2016 përfundoj me sukses për ekipin e Besëlidhjes Kampionati i Volejbollit për vajza U-16. Ky ekip u kualifikua për gjysem finale së bashku me ekipin Tirana Volej 2. Meritat për këtë fitore janë të trajneres  Zj. Rita Hasku si dhe Z. Prek Pjetrushi pergjegjesin e ekipit, të cilët me një punë te pa lodhur dhe me perkushtim po bën qe edhe volejbolli Lezhjan të perfaqësohet denjësisht në kampionatet kombëtare.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe