Zgjidhet problemi i varrezave publike në Lezhë

Bashkia Lezhë i ka dhënë zgjidhje problemit të varrezave, të cilat mendohet t’u shërbejnë qytetarëve të Lezhës për rreth 50 vitet e ardhshme.
Zgjidhja e gjetur është prezantuar gjatë një dëgjese publike me qytetarët. Për kreun e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, kjo zgjidhje vjen në një kohë kur situata është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa ka shtuar se ato do të përmbushin gjithë kriteret për një shërbim të tillë.
”Kjo marrëveshje vjen në një kohë që ne e kishim të domosdoshëm sigurimin e nje vendi tjetër për varreza, pasi e dimë shumë mirë që Lezha, në varrezat ekzistuese, ka vetëm dhe  20 vende varrimi dhe çdo hapsirë tjetër është në kufijtë e ngopjes. Është një popullsi pothuajse e dy- tre fishuar në 20 vitet e fundi. Ndaj rrethi i Lezhës ka nevoja për këtë lloj ambienti për të ndjerët që ndërrojë jetë”, është shprehur Fran Frrokaj kryetar i Bashkisë Lezhë.
Drejtori i shërbimeve në Bashkinë Lezhë, Ndue Lushi ka prezantuar kriteret që do të përmbush kjo varrezë publike, duke shtuar se ato aktuale janë në pikën më kritike.
“Kriteret ligjore dhe teknike më të mira që mund të ketë një varrezë publike në të gjithë Shqipërinë, e cila është shumë funksionale dhe  për rreth 50 vjet mund të plotësoi nevojat e këtij shërbimi gjithnjë në proporcion me rritjen e popullsisë së Lezhës, tha Drejtor i Shërbimeve Publike   pranë Bashkisë Lezhë, Ndue Lushi.

Rr.Lelçaj  Lezhe, 18.08.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe