‘’Lezha Feston’’

lezhafeston

Bashkia Lezhe sjell kete vere per te gjithe qytetaret, emigrantet, vizitoret e turistet aktivitetin “Lezha Feston”. Ky aktivitet do te zhvillohet ne qender te sheshit “Gjergj Kastrioti” nga data 5 gusht deri me 20 gusht 2017. Festa do te perfshije aktivitete artikstike e kulturore, ndersa ne shesh do te vendosen biznese te ndryshme sherbimi per te argetuar sa me shume te pranishmit. Bashkia Lezhe fton te gjithe bizneset qe duan te marrin pjese ne kete aktivitet te paraqesin kerkesen e tyre per pjesmarrje deri me date 30 korrik 2017. Per me shume informacion paraqituni prane prane Drejtorise se Arsimit, Turizmit, Kultures e Sportit. Sebashku per te performuar Lezhen turistike per te gjithe.
Projekti “Lezha Feston”
“Lezha Feston” eshte nje aktivitet i zgjatur ne kohe dhe synon qe te promovoje artin, kulturen dhe turizmin ne Lezhe. Keto dite festive jane nje mundesi me shume per zhvendosjen e pushuesve dhe turisteve nga bregdeti drejt Lezhes duke krijuar alternativa me shume per argetimin e tyre. “Lezha Feston” eshte konceptuar qe te realizohet ne sheshin administrative te qytetit nga data 5 Gusht deri me 20 Gusht, ku do te vendosen disa biznese te sherbimit, ndersa Drejtoria e Arsimit, Turizmit, Kultures e Sportit do te merret me zhvillimin e aktiviteteve gjate mbremjeve. Menaxhimi I aktivitetit do te jete pjese e bashkise duke bere edhe konsultimet e nevojshme me bizneset qe do te vendosen ne kete shesh. Gjate ketyre diteve do te kete aktivitet artistic dy here ne jave me artiste te muzikes, ndersa do te kulmohet me 15 Gusht ne Diten e Shtegtareve ku do te rritet ndjeshem cilesia artistike e aktivitetit. Per te qene pjese e sheshit gjate diteve te “Lezhe Feston”, bizneset duhet te permbushin keto detyrime,
1 Te kene shtepize druri apo te ngjashme me to per vendosjen e banakut.
2 Hapsira do tu percaktohet nga ana e bashkise ne perputhje me bizneset e tjere.
3 Te rregullojne ambjentin e tyre.
4 Te paguajne energjine elektrike te konsumuar prej tyre sipas fuqise elektrike te instaluar.
5 Te vendosin kosha per hedhjen e mbeturinave si dhe largimin e mbeturinave.
6 Te sigurojne vete ujin e pishem per perdorim.
7 Te paguajne ruajtjen nepermjet policise private gjate kohes qe nuk ka aktivitet.
8 Te paguajne bashkarisht shumen qe do te kerkohet per realizimin e aktiviteteve.
9 Te perballojne bashkarisht aktivitetin festiv per 15 gushtin “Dita e Shtegtareve”
10 Pagesa per energjine elektrike do te behet me dy keste dhe me parapagim.
11 Pagesa per eventet artistike do te behet nje dite para zhvillimit te tij
12 Pagesa per ruajtjen do te behet parapagim, ose duke e dakortesuar vete me policine private
Per realizimin e aktivtetit Lezha feston, Bashkia Lezhe do te kontribuoje me:
1. Sheshin administrativ do tu jepet bizneseve pa qera.
2. Punonjesit e sherbimeve do te jene ne ndihme per lidhjet e nevojshme elektrike.
3. Do te mundesoje banjot publike gjate zhvillimit te aktivitetit
4. Policia bashkiake do te jete ne dispozicion per te siguruar mvbarevajtjen e aktivitetit.
5. Drejtoria e Arsimit, Turizmit, Kultures e Sportit do te merret me mbarevajtjen e aktiviteteve artisike.
6. Bashkia Lezhe do te siguroje per aktivitetet e ndryshme, skenen, fonin dhe ndricimin.
Ju mirepresim.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe