Drejtoria e Administrimit të Aseteve dhe Kadastra

Drejtor:

1. Është përgjegjëse për administrimin e çdo çështje që lidhet me identifikimin, verifikimin, inventarizimin (plotësimi i listave të inventarit të pasurive të paluajtshme të Bashksië, Njësive Administrative, hartimi i listave të reja), transferimin dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme shtetërore që ndodhen brenda territorit nën juridiksionin e Bashkisë Lezhë.
2. Është strukture përgjegjese për menaxhimin e asteve të bashkisë brenda kuadrit te kompetencave të saj, hartimin e planeve të menaxhimit strategjik, shfrytëzimit të aseteve dhe pronave të Bashkisë.
3. Është strukture përgjegjëse për hartimin e projektvendimeve relacioneve për Këshillin Bashkiak për menaxhimin e aseteve të bashkisë brenda kuadrit te kompetencave të saj.
4. Është strukture përgjegjëse për administirmin dhe mbrojtjen e aseteve të bashkisë

- Detyrat kryesore të Drejtorisë së Administrimit të Aseteve dhe Kadastrës janë:

a) drejton dhe koordinon ndjekjen e identifikimit, inventarizimit, verifikimit dhe regjistrimit të të gjithë pronave të paluajtshme të administruara nga Bashkia Lezhë;
b) kryen studime dhe grumbullon të dhëna për shfrytëzimin e tokave bujqësore dhe tokave të tjera që me ligj janë në juridiksion, në pronësi apo përdorim të bashkisë;
c) harton plane strategjike dhe i zbaton ato në lidhje me menaxhimin e aseteve për krijimin e të ardhurava, pra shfrytëzimi i kapaciteteve dhe resurseve të aseteve me qëllimin e vetëm, rritjen e të ardhurave që burojnë nga ato dhe përdorimi i tyre sa më me efikasitet në shërbim të rritjes së të mirave të komunitetit;
d) parashtron një pikëpamje të projektuar afatgjate të detajeve dhe të strategjive buxhetore të aseteve të financimit për blerjet e aseteve, si dhe ndikimet financiare të parashikuara në raportet financiare të njësisë ekonomike (bashkisë).
e) përgatit harta dhe plane rilevimi për çdo pronë të Bashkisë Lezhë;
f) organizon hartimin e propozimeve për projekt ligjet, projekt-aktet qe vijnë për mendim në bashki, brenda fushës së veprimtarisë së sektorit;
g) evidenton në databaze të gjitha asetet e bashkisë;
h) Harton plane rilevimi për asetët e bashkisë;
i) Shqyrton, përgatit dosje për asetete e bashkisë bashkisë dhe kryen egjistrimin e tyre ne ASHK;
j) Evidenton në databaze të gjitha asetet e bashkisë;
k) Bashkëpunon me ASHK për cdo problematike me pronat e bashkisë;
l) Shqyrton kerkesat e subjekteve për shfrytezimin e hapesirave publike (Qera);

 

m) është strukture përgjegjëse për përfundimin e procedurave të kalimit të pronësisë për tokat e dhëna për qëllime ndërtimi nga bashkitë, ish-komunat dhe ish-këshillat e rretheve, në rastet kur nuk janë përmbyllur dhe regjistrimin e akteve të kalimit të pronësisë në regjistrin e pasurive të paluajtshme sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.329, datë 22.05.2019;
n) është strukture përgjegjëse për kryerjen e procedurave të privatizimit të banesave shtetërore sipas parashikimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.. 179, datë 26.2.2020 “Për rregullat, kushtet dhe procedurat e privatizimit të banesave që kanë qenë subjekt i ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, dhe të ligjit nr. 9321, date 25.11.2004, “Për privatizimin e banesave dhe objekteve të kthyera në banesa, të ndërtuara me fondet e shoqërive dhe të ndërmarrjeve shtetërore”;
o) trajton dhe zgjidh, brenda kuadrit te kompetencave, kerkesat dhe ankesat e qytetareve qe i drejtohen direkt drejtorise, apo qe i delegohen nga kryetari i bashkise. Kur, per zgjidhjen e kerkesave nevojiten te dhena nga drejtorite e tjera te bashkise, kerkon bashkepunimin e tyre ne trajtimin e problemit;
p) Kryen studime, mban statistika në lidhje me asetët e Bashkisë.
q) Përgatit plane strategjike dhe merr masa për mbrojtjen e aseteve të bashkisë.
r) Përgatit relacione tekniko ligjore sipas legjislacionit shqiptare për asetët e bashksië;
s) Trajton kërkesat e përsonave që janë përfitues të AMTP-ve për plotësimin e dokumentacionit për regjistrim prone në zbatim të ligjit 20/2020;
t) Përgatit relacionet tekniko ligjore sipas VKM-së nr.1174/2020;
u) kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhezime dhe rregulloret përkatese;

- Sektori i Administrimit dhe Mbrojtjes së Aseteve

1. Sektori i Administrimit dhe Mbrojtjes së Aseteve është strukture përgjegjëse për përcaktimin e planeve strategjike dhe marrjen e masave përkatëse për administrimin e aseteve të bashksië në përputhje me ligjin dhe mbrojtjen e tyrë sipas përcaktimeve ligjore në fuqi;
2. Është strukture përgjegjëse për ndjekjen e të gjitha procedurave administrative që kanë të bëjnë me planifikimin e planeve strategjike për shfrytëzimin e aseteve me qëllim krijimin e të ardhurave për bashkinë, dhe kryen të gjitha procedurat për dhënien me qira, enfiteoze ose përdorim të aseteve të bashksië sipas legjislacionit në fuqi;

Detyrat kryesore të këtij sektori janë:

a) kryen studime dhe grumbullon të dhëna për shfrytëzimin e tokave bujqësore dhe tokave të tjera që me ligj janë në juridiksion, në pronësi apo përdorim të bashkisë;
b) harton plane strategjike dhe i zbaton ato në lidhje me menaxhimin e aseteve për krijimin e të ardhurava, pra shfrytëzimi i kapaciteteve dhe resurseve të aseteve me qëllimin e vetëm, rritjen e të ardhurave që burojnë nga ato dhe përdorimi i tyre sa më me efikasitet në shërbim të rritjes së të mirave të komunitetit;
c) parashtron një pikëpamje të projektuar afatgjate të detajeve dhe të strategjive buxhetore të aseteve të financimit për blerjet e aseteve, si dhe ndikimet financiare të parashikuara në raportet financiare të njësisë ekonomike (bashkisë).
d) organizon hartimin e propozimeve për projekt ligjet, projekt-aktet qe vijnë për mendim në bashki, brenda fushës së veprimtarisë së sektorit;
e) Bashkëpunon me ASHK për cdo problematike me pronat e bashkisë;
f) Shqyrton kerkesat e subjekteve për shfrytezimin e hapesirave publike (Qera);

g) është strukture përgjegjëse për përfundimin e procedurave të kalimit të pronësisë për tokat e dhëna për qëllime ndërtimi nga bashkitë, ish-komunat dhe ish-këshillat e rretheve, në rastet kur nuk janë përmbyllur dhe regjistrimin e akteve të kalimit të pronësisë në regjistrin e pasurive të paluajtshme sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.329, datë 22.05.2019;
h) është strukture përgjegjëse për kryerjen e procedurave të privatizimit të banesave shtetërore sipas parashikimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.. 179, datë 26.2.2020 “Për rregullat, kushtet dhe procedurat e privatizimit të banesave që kanë qenë subjekt i ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, dhe të ligjit nr. 9321, date 25.11.2004, “Për privatizimin e banesave dhe objekteve të kthyera në banesa, të ndërtuara me fondet e shoqërive dhe të ndërmarrjeve shtetërore”;
i) Kryen studime, mban statistika në lidhje me asetët e Bashkisë;
j) Përgatit plane strategjike dhe merr masa për mbrojtjen e aseteve të bashkisë.
k) kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhezime dhe rregulloret përkatese;

- Sektori i Kadastres dhe Regjistrimit të Aseteve

1. Është strukturë përgjegjëse për administrimin e çdo çështje që lidhet me identifikimin, verifikimin, inventarizimin (plotësimi i listave të inventarit të pasurive të paluajtshme të Bashksië, Njësive Administrative, hartimi i listave të reja), transferimin dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme shtetërore që ndodhen brenda territorit nën juridiksionin e Bashkisë Lezhë.

Detyrat kryesore të këtij sektori janë:

a) Kryen të gjitha procedurat administrative dhe ligjore për identifikimin, inventarizimin, verifikimin dhe regjistrimin të të gjithë pronave të paluajtshme të administruara nga Bashkia Lezhë;
b)Harton listat e transferimit, realizon dhe ndjek procedurat përkatëse, mbledh dhe hartoon dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin në pronësi të saj pranë ZVRPP-së të pronave, të cilat kalojnë në pronësi (si asete) të Bashksië Lezhë;
c) Ndjek përgatitjen e materialeve hartografike (fragmenteve të hartës), për proçesin e konfirmimit për institucionet dhe drejtoritë brenda dhe jashtë Bashkisë Lezhë;
d) Siguron një sistem të shëndoshë të kontrollit të brendshëm për përgatitjen e administrimit teknik,të proçedurave gjatë inventarizimit të pronave (tjetërsime të pronës publike apo zënie të paligjshme të saj) bazuar në dokumentacionin e dorëzuar nga ndërmarrjet dhe institucionet në varësi të Bashkisë si dhe verifikimeve të bëra sipas kërkesave të eprorit;
e) Sugjeron dhe monitoron përgatitjen e materialeve të duhura informuese për drejtorinë, në lidhje me përgatitjen dhe përpilimin e librave të rinj të ngastrave me pronat shtetërore, të plotësojë formularët dhe përgatitjen e materiale hartografike, duke e vlerësuar të gjitha mundësitë proçeduriale, në mënyrë që të arrihen qëllimet dhe objektivat e përgjegjësive të Drejtorisë;

f) Ndjek proçedurat administrative dhe ligjore të problemeve që paraqiten në sektor, konfirmimet për të tretët brenda dhe jashtë Bashkisë Lezhë, nëse prona (objekt kërkese), është përfshirë në listën e pronave të paluajtshme shtetërore të Bashkisë Lezhë;
g) përgatit harta dhe plane rilevimi për çdo pronë të Bashkisë Lezhë;
h) Harton plane rilevimi për asetët e bashkisë;
i) evidenton në databaze të gjitha asetet e bashkisë;
j) Shqyrton, përgatit dosje për asetete e bashkisë bashkisë dhe kryen regjistrimin e tyre ne ASHK;
k) trajton dhe zgjidh, brenda kuadrit te kompetencave, kerkesat dhe ankesat e qytetareve qe i drejtohen direkt drejtorise, apo qe i delegohen nga kryetari i bashkise. Kur, per zgjidhjen e kerkesave nevojiten te dhena nga drejtorite e tjera te bashkise, kerkon bashkepunimin e tyre ne trajtimin e problemit;
l) Përgatit relacione tekniko ligjore sipas legjislacionit shqiptare për asetët e bashkisë;
m) Trajton kërkesat e përsonave që janë përfitues të AMTP-ve për plotësimin e dokumentacionit për regjistrim prone në zbatim të ligjit 20/2020;
n) Përgatit relacionet tekniko ligjore sipas VKM-së nr.1174/2020;
o) kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhezime dhe rregulloret përkatese;

Copyright © 2024 — All rights reserved.