Drejtoria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve
Drejtor: Nikolin SHTJEFNI
1. Drejtoria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve është strukturë përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me arsimin, rininë dhe sportet. Ajo ka detyrë të hartojë në bashkëpunim me partnerë të tjerë, projekte për zhvillimin e sektorit të arsimit, rinisë dhe sporteve në territorin e Bashkisë Lezhë.
2. Është përgjegjëse për mirëadministrimin e çështjeve që lidhen me hartimin e politikave dhe strategjive me qëllim promovimin, krijimin e network-ut të aktiviteteve rinore, duke synuar arritjen e standarteve bashkëkohore, në përputhje me ato kombëtare dhe rajonale në infrastrukturë në ambiente rinore në qytet, me qëllim arritjen e objektivave të saj strategjikë dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.
3. Është përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse ku vepron, për programet, veprimtaritë dhe proceset të cilat duhet të menaxhohen në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës.
- Detyrat kryesore të Drejtorisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve janë:
1. Të monitorojë zbatimin e projekteve dhe të përgatisë raporte vlerësuese mbi realizimin e tyre;
2. Harton në bashkëpunim me partnerë të tjere, projekte për zhvillimin e sektorit të arsimit, rinisë dhe sporteve në territorin e Bashkisë Lezhë;
3. T’ju sigurojë asistencën e nevojshme grupeve të interesit për përgatitjen e projekteve dhe paraqitjen e tyre tek donatorë të ndryshëm, për miratim e financim;
4. Të koordinojë punën me zyrën arsimre vendore, komunitetin e biznesit, me fondacione dhe OJF, me organizata rinore (parlamentet rinore dhe qeveritë e shkollave) lokale dhe kombëtare, për të rritur shkallën e bashkëpunimit me interesa reciproke, në funksion të implementimit të projekteve të zhvillimit të arsimit, rinisë dhe sportit;
5. Organizon kontrolle të vazhdushme për gjendjen e e ambienteve të brendshme të insitucioneve arsimore dhe sportive duke parashikuar masa për mirëmbajtjen, riparimin dhe kompletimin me bazën e nevojshme materiale etj. Për këtë çështje bashkëpunon me drejtorët e shkollave;
6. Merr masa për garantimin me energji elektrike , ujë të pijshëm dhe me lëndë ngrohëse e djegëse sipas nevojave dhe planit për institucionet arsimore, duke bashkërenduar me Drejtorinë e Financës dhe Buxhetit dhe Drejtorine e Sherbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Mjedisit, gjithnjë sipas planit dhe fondeve të miratuara;
7. Në bashkëpunim me Zyrën Arsimore, harton e përpunon treguesit ekonomiko-financiarë për të gjithë sektorët dhe i paraqet ato për miratim në Këshillin Bashkiak;
8. Të organizojë kontrolle të vazhdueshme për gjendjen e ambienteve të brendshme të institucioneve arsimore, rinore dhe sportive, duke parashikuar masa për mirëmbajtjen, riparimin dhe kompletimin me bazën e nevojshme materiale etj. Për këtë çështje bashkëpunon me drejtoritë e shkollave, me klubin e sportit “Besëlidhja” trajnërë të disiplinave të ndryshme sportive dhe insitucioneve të tjera respektive, me Zyrën Vendore Arsimore, me Drejtorinë e Financës dhe Buxhetit dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Mjedisit;
9. Duke bashkërenduar me drejtoritë e shkollave dhe komunitetin nëpër lagjet e qytetit, vijon punën për frekuentimin e nxënësve në mësime, për zbatimin e detyrimit shkollor;
10. Në bashkërendim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit merr masa për të siguruar rendin dhe qetësinë në ambientet shkollore, si dhe në rastet e grumbullimeve e veprimtarive të ndryshme;
11. Koordinon punën me drejtuesit e insitucioneve arsimore dhe drejtori të tjera të bashkisë, për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushat e arsimit, rinisë dhe sporteve;
12. Mban lidhje me organizatat rinore (parlamentin rinor dhe qeveritë e shkollave) vendore dhe kombëtare, të cilat trajtojnë problemet e të rinjve për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, kulturore dhe artistike;
13. Fuqizon rolin e institucionit në evidentimin e problematikave të arsimit, rinisë dhe sporteve, zhvillimin e projekteve apo planeve të veprimit për zgjidhjen e këtyre problematikave nëpërmjet seminarëve, trajnimeve dhe workshopeve për trajnimin e rinisë dhe forcimin e kapaciteteve të lidershipit rinor, duke siguruar bashkëpunimin me shoqata të ndryshme rinore, me qëllim gjallërimin dhe zhvillimin e jetës rinore përmes projekteve të ndryshme;
14. Krijon organizime që nxisin politikat e zhvillimit të sportit në qytet, si dhe stimulimin për sportistët elitarë të qytetit;
15. Në bashkëpunim me institucionet dhe Drejtorinë e Financës harton e miraton në Këshillin e Bashkisë buxhetin e vitit për arsimin, rininë dhe sportet dhe ndjek zbatimin e tij në proces;
16. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë, të përcaktura nga urdhëra apo udhëzime përkatëse;
- Sektori i Arsimit dhe Rinisë
1. Është strukturë përgjegjëse për organizimin, koordinimin, drejtimin dhe mirëadministrimin e çështjeve që lidhen me arsimin dhe rininë, është përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse ku vepron, si dhe për programet, veprimtaritë dhe proceset, të cilat duhet të menaxhohen në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës.
Detyrat kryesore të këtij sektori janë:
1. Në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore përgatit materiale për bursat e nxënësve, dhe së bashku me eprorin e paraqesin në Keshillin Bashkiak për shqyrtim dhe miratim;
2. Bashkëpunon me sektorin e e shëndetësisë dhe shërbimet publike për garantimin e higjienës në ambientet e shkollave dhe arsimit parashkollor. Harton për këtë çështje kontrolle tematike e të përbashkëta, kontrolle operative të vazhdueshme, si dhe interesohet për gjendjen e ushqimit në kopshte e konvikte, për cilësinë, furnizimin në afate etj;
3. Në bashkëpunim me zyrat vendore të arsimit parauniversitar merr masa për garantimin e disiplinës në punë dhe respektimin e kërkesave të rregullores së shkollës;
4. Monitoron organizimin e aktiviteteve rinore të organizuar nga Drejtoria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, insitucioneve të varësisë apo dhe organizmat në bashkëpunim;
5. Punon për krijimin dhe bashkëpunimin mes shoqatave të ndryshme rinore mes institucioneve arsimore duke krijuar rrjetet e nxënësve vullnetarë që angazhohen për aktivitete rinore si dhe plane aktivitetesh të përbashëkta;
6. Siguron drejtimin strategjik në drejtim të bashkëpunimit të ngushtë me strukturat e tjera përkatëse, si dhe me aktorët që operojnë në fusha të ngjashme, për të arritur një mjedis multifunksional për të rinjtë e qytetit, duke synuar nxitjen e pjesëmarrjes së tyre në evidentimin e problematikave të rinisë dhe zhvillimin e projekteve apo planeve të veprimit me qëllim adresimin e këtyre problematikave;
7. Bashkëpunon me Sektorin e Marrëdhënieve me Jashte në aparat, për të siguruar aktivitete të rinisë, binjakëzime me instiitucione homologe, pritje të deligacioneve e grupeve të ndryshme etj;
8. Koordinon punën me drejtuesit e insitucioneve arsimore dhe drejtori të tjera të bashkisë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushat e arsimit dhe rinisë;
9. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhëra apo udhëzime përkatëse;
- Sektori i Sportit
1. Është strukturë përgjegjëse për organizimin, drejtimin dhe mirëadministrimin e çështjeve që lidhen me sportet , është përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse ku vepron, si dhe për programet, veprimtaritë dhe proceset, të cilat duhet të menaxhohen në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës.
Detyrat kryesore të këtij sektori janë:
1. Të organizojë kontrolle të vazhdueshme për gjendjen e ambienteve të brendshme të institucioneve arsimore, rinore dhe sportive, duke parashikuar masa për mirëmbajtjen, riparimin dhe kompletimin me bazën e nevojshme materiale etj. Për këtë çështje bashkëpunon me drejtoritë e shkollave, me klubin e sportit “Besëlidhja”, trajnerë të disiplinave të ndryshme sportive dhe institucioneve të tjera respektive, me Zyrën Vendore Arsimore dhe me Drejtorinë e Financës dhe Buxhetit dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Mjedisit. Koordionon punën për zbatimin e projekteve të përbashkëta të Bashkisë Lezhë me fondacione OJF dhe grupe të tjera të interesit, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e sportit si dhe përfshirjen e të rinjëve në projekte, sensibilizimin në funksion të zhvillimit të sportit;
2. Bashkëpunon me institucione dhe federatat ku aderon klubi i sportit “Besëlidhja” për organizimin e aktiviteteve sportive, punon për shtimin e tyre si dhe bashkëpunon me Sektorin e Marrëdhenieve me Jashtë për binjakëzimin me njesitë vendore të tjera brenda dhe jashtë vendit, dhe organizon aktivitete të përbashkëta me ekipe sportive të vendeve të tjera;
3. Organizon studime të ndryshme për zhvillimin e sporteve, përgatit materiale dhe informacione që kanë të bëjne me sportet dhe informon vazhdimisht eprorët;
4. T’ju sigurojë asistencën e nevojshme grupeve të interesit për përgatitjen e projekteve dhe paraqitjen e tyre tek donatorë të ndryshëm për miratim e financim;
5. Koordinon punën me drejtuesit e insitucioneve arsimore dhe drejtori të tjera të bashkisë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e sportit;
6. Bashkëpunon me Sektorin e Marrëdhënieve me Jashte në aparat për të siguruar aktivitete të rinisë, binjakëzime me insitucione homologe, pritje të deligacioneve e grupeve të ndryshme etj;
7. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhëra apo udhëzime përkatëse;