Drejtoria e Bujqësisë, Ujitjes dhe Administrimit të Pyjeve

Drejtor: Gjek MAKAJ

1. Drejtoria Bujqësisë, Ujitjes dhe Administrimit të Pyjeve, është strukturë përgjegjëse për mireadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me veprimtarinë në fushën e bujqësisë dhe të mbrojtjes e menaxhimit të tokës, pyjeve dhe kullotave, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative nëpërmjet përdorimit efiçent dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion të saj.
2. Është strukture përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështje që lidhet me hartimin e politikave lokale rurale në fushën e bujqësisë, pyjeve dhe kullotave për të garantuar zhvillimin e zonave rurale të Lezhës, në funksion të mbrojtjes dhe shtimit te pyjeve dhe kullotave, mbështetjes ndaj fermerëve, adresimit të çështjeve teknike bujqësore të biznesit në fushën e agroturizmit, agrobiznesit.
3. Është strukturë përgjegjëse për mbrojtjen e tokave bujqësore nga ndërtimet kaotike, saktësimin dhe regjistrimin e të drejtave të pronësisë mbi tokën bujqësore dhe kategorive të tjera në hapësirën rurale, rehabilitimin dhe investimin në infrastrukturën bujqësore, promovimin dhe marketingun e produkteve bujqësore duke nxitur dhe mbështetur kultivimin e kulturave dhe specieve tradicionale për çdo zonë;
4. Është strukturë përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me administrimin e shërbimit veterinar të kontrollit ushqimor dhe mbrojtjes së konsumatorit në territorin e Bashkisë Lezhë.
5. Detyrat kryesore të kësaj drejtorie janë:
6. Ofron këshillim agronomik për fermerët në territorin e bashkisë dhe mbledh të dhëna mbi nevojat dhe problemet e bujqësisë në territorin e bashkisë;
7. Mbledh të dhëna për përditësimin e sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor;
8. Mbledh të dhëna për kadastrën vendore të tokave bujqësore;
9. Menaxhon dhe merr masa për mbrojtjen e tokës në territorin brenda ndarjes administrative territoriale të bashkisë;
10. Drejton dhe analizon proçesin e realizimit të objektivave dhe planit strategjik të punës, për të ndihmuar fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë, duke ndikuar në përmirësimin dhe ecjen përpara të proçesit, si edhe të përmbushjeve të afateve kohore të përcaktuara;
11. Përgatit dhe ia paraqet për miratim strukturave përgjegjëse të bashkisë, kërkesat dhe dokumentacionin e personave fizikë apo juridikë për qiradhënien, për dhënien e lejeve të shfrytëzimit ose për format e tjera të transferimit të të drejtave, të parashikuara me akte ligjore e nënligjore, të tokave pyjore që me ligj i kalojnë në pronësi bashkisë;
12. Administron, shfrytëzon dhe mirëmban infrastrukturen e ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
13. Është strukturë përgjegjëse për përmirësimin dhe administrimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit;
14. Krijon dhe administron skemat vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural, të financuara nga buxheti lokal dhe/ose me bashkëfinancim nga të tretët, duke garantuar akses të balancuar gjinor;
15. Identifikon të dhëna mbi nevojat dhe problemet e bujqësisë;
16. Është përgjegjëse për menaxhimin dhe mbrojtjen e tokës bujqësore, në pronësi shtetërore dhe në pronësi private, si dhe të kategorive të resurseve të tjera për të gjithë territorin në juridiksion e bashkisë;

 

17. Është përgjegjëse për administrimin e çështjeve që lidhen me hartimin e politikave dhe planeve për mbrojtjen, zhvillimin, shfrytëzimin e kontrolluar të fondit pyjor e kullosor pjesë e territorit të Bashkisë Lezhë, me qëllim arritjen e objektivave të saj strategjikë dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative;
18. Mban dhe ruan, me inventarizim, dokumentacionin kadastral ekzistues, që ka për objekt kategoritë e resurseve në juridiksion të saj;
19. Përgjigjet për grumbullimin dhe sistemimin e dokumentacionit të ri kadastral për tokën bujqësore dhe të kategorive të resurseve të tjera që me ligj janë transferuar në përdorim/pronësi të bashkive;
20. Është përgjegjës për evidentimin e tokave bujqësore të pakultivuara, në juridiksionin e bashkisë, bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë këtë veprimtari;
21. Evidenton në nivel ngastre (parcele), fshati (zonë kadastrale) dhe bashkie, ndryshimet dhe kalimet e ndërsjella të kategorive të resurseve, për të cilat janë marrë vendime nga organet shtetërore, që ligji i ka ngarkuar me kompetenca vendimmarrëse në këtë fushë;
22. Përgatit të dhëna e informacione për përdorimin e resurseve të tokës, sipas kërkesave që bëhen nga bashkia, DAMT-ja e qarkut dhe struktura të tjera të qeverisjes qendrore; mbi bazën e dokumentacionit që disponohet, i dërgon DAMT-së së qarkut të dhënat dhe informacionet në çdo rast kur këto kërkohen.
23. Shqyrton kërkesat e subjekteve të interesuara për ndryshim të kategorive, të resurseve të tokës dhe përgatit raportet teknike për këto kërkesa duke ia paraqitur për shqyrtim, sipas rastit, kryetarit apo këshillit të bashkisë; Vendimet e miratuara për ndryshim të kategorive të resurseve, si dhe kërkesat bashkë me dokumentacionin përkatës ia dërgon DAMT-së së qarkut.
24. Bashkërendon veprimtaritë për mbrojtjen e tokës bujqësore brenda fshatrave, ndërmjet fshatrave, brenda juridiksionit te bashkisë, si dhe ndërmjet shoqatave te ndryshme, kur veprimtaria e tyre ka si objekt token bujqësore ne këtë territor;
25. Bashkërendon veprimtarinë për mbrojtjen e tokës bujqësore me bashkitë e tjera, kur territoret e tokave kufizohen me njeri-tjetrin;
26. Shqyrton ankesat që i paraqiten nga persona fizikë e juridikë, që kanë si objekt masat mbrojtëse, si dhe shmangien e rreziqeve te dëmtimit të tokës bujqësore nga faktorë natyrore e artificialë;
27. Përfundon proçedurat ligjore të kalimit në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, përfituesve sipas ligjit Nr. 20/2020 “Për përfundimin e proçeseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”
28. Kontrollon dhe monitoron shërbimin veterinar dhe situatën epizotike në territorin e Bashkisë Lezhë;
29. Planifikon aktivitete me synim kontrollin e pranisë së qenve dhe maceve endacakë pa pronar;
30. Planifikon dhe përcakton vendndodhjen e tregjeve të kafshëve të gjalla dhe kryen administrimin e shërbimit veterinar pranë tyre;
31. Kryen kontrolle sanitaro-veterinare të kafshëve para, gjatë dhe pas therjes si edhe çertifikimin veterinar në përputhje me kërkesat e parashtruara në ligj në ambientet e therjes së kafshëve;
32. Merr masa dhe ushtron kontrolle në tregjet publike dhe private, bizneset që merren me tregtimin e produkteve ushqimore me qëllim mbrojtjen e konsumatorit nga veprimet që mund të sjellin rrezik në konsumimin e ushqimit jashtë standarteve;
33. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatëse.

- Sektori i Funksioneve Mbështetëse

1. Sektori i funksioneve mbështetëse është përgjegjëse për mirëadministrimin e çështjeve që lidhen me hartimin e politikave, mbikqyrjen e zbatimit të tyre në fushën e bujqësisë, ujitjes, administrimit të pyjeve dhe kullotave.
2. Është strukturë përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse ku vepron, si dhe për programet,veprimtaritë dhe proëeset, të cilat duhet të menaxhohen në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës.
3. Është strukturë përgjegjëse për ofrimin e mbështetjes logjistike për njësitë organizative në varësi të Drejtorisë së Bujqësisë, Ujitjes dhe Administrimit të Pyjeve.
4. Është strukturë përgjegjëse për regjistrimin dhe shpërndarjen e të gjitha shkresave, akteve hyrëse dhe dalëse në këtë drejtori dhe njësitë organizative në varësi të saj.

Detyrat kryesore të këtij sektori janë:

1. Ofron këshillim agronomik për fermerët në territorin e bashkisë dhe mbledh të dhëna mbi nevojat dhe problemet e bujqësisë në territorin e bashkisë;
2. Mbledh të dhëna për përditësimin e sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor;
3. Menaxhon dhe merr masa për mbrojtjen e tokës në territorin brenda ndarjes administrative territoriale të bashkisë;
4. Drejton dhe analizon proçesin e realizimit të objektivave dhe planit strategjik të punës, për të ndihmuar fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë, duke ndikuar në përmirësimin dhe ecjen përpara të proçesit, si edhe të përmbushjeve të afateve kohore të përcaktuara;
5. Administron, shfrytëzon dhe mirëmban infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
6. Është strukturë përgjegjëse për përmirësimin dhe administrimin e sistemit te ujitjes dhe kullimit;

7. Krijon dhe administron skemat vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural, të financuara nga buxheti lokal dhe/ose me bashkëfinancim nga të tretët, duke garantuar akses të balancuar gjinor;
8. Identifikon të dhëna mbi nevojat dhe problemet e bujqësisë;
9. Është përgjegjëse për menaxhimin dhe mbrojtjen e tokës bujqësore, në pronësi shtetërore dhe në pronësi private, si dhe të kategorive të resurseve të tjera për të gjithë territorin në juridiksion e bashkisë;
10. Është përgjegjëse për administrimin e çështjeve që lidhen me hartimin e politikave dhe planeve për mbrojtjen, zhvillimin, shfrytëzimin e kontrolluar të fondit pyjor e kullosor pjesë e territorit të Bashkisë Lezhë, me qëllim arritjen e objektivave të saj strategjikë dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative;
11. Shqyrton ankesat që i paraqiten nga persona fizikë e juridikë, që kanë si objekt masat mbrojtëse, si dhe shmangien e rreziqeve të dëmtimit të tokës bujqësore nga faktorë natyrorë e artificialë;
12. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë, të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatëse.

- Sektori i Mbrojtjes së Konsumatorit, Kontrollit Veterinar dhe Ushqimor

1. Është strukturë përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me administrimin e shërbimit veterinar të kontrollit ushqimor dhe mbrojtjes së konsumatorit në territorin e Bashkisë Lezhë.

Detyrat kryesore të këtij sektori janë:

1. Është përgjegjëse për administrimin e çështjeve që lidhen me hartimin e politikave dhe planeve për mbrojtjen e konsumatorit, ushtrimin e kontrollit veterinar dhe ushqimore në Bashkinë Lezhë, me qëllim arritjen e objektivave të saj strategjikë dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative;
2. Harton plane veprimi brenda fushës që mbulon;
3. Përgatit relacione, raporte për sherbimin veterinar, kontrollin ushqimor dhe mbrojtjen e konsumatorit;
4. Kontrollon dhe monitoron shërbimin veterinar dhe situatës epizotike në territorin e Bashkisë Lezhë;
5. Planifikon aktivitete me synim kontrollin e pranisë së qenve dhe maceve endacakë pa pronar;
6. Planifikon dhe përcakton vendndodhjen e tregjeve të kafshëve të gjalla dhe kryen administrimin e shërbimit veterinar pranë tyre;
7. Kryen kontrolle sanitaro-veterinare të kafshëve para, gjatë dhe pas therjes si edhe çertifikimin veterinar në përputhje me kërkesat e parashtruara në ligj në ambientet e therjes së kafshëve;
8. Merr masa dhe ushtron kontrolle në tregjet publike dhe private, bizneset që merren me tregtimin e produkteve ushqimore me qëllim mbrojtjen e konsumatorit nga veprimet që mund të sjellin rrezik në konsumimin e ushqimit jashtë standarteve;
9. Kontrollon zbatimin e kushteve sanitaro-veterinare në subjektet ku prodhohen, përpunohen, konservohen, transportohen dhe tregtohen ushimet me origjine shtazore dhe ujore;
10. Bllokon, konfiskon ose gropos organet ose të gjitha kafshet e prekura nga semundjet infektive apo paraqitare dhe plotëson dokumentacionin përkatës për to;
11. Informon dhe ndergjegjëson publikun në lidhje me rreziqet që i kanosen atyre nga produktet ushqimore të prodhuara ose të përpunuara jashtë standarteve ligjore;
12. Kryen sensibilizimin e prodhuesve dhe tregtareve të produkteve shtazore në drejtim të zbatimit të akteve ligjore në fushen e veterinarisë;
13. Monitoron dhe eliminon tregun informal në rrugë dhe trotuare në bashkëpunim me Policinë Bashkiake;
14. Monitoron dhe kontrollon njësitë tregtare në territorin e Lezhës sipas legjislacionit përkatës;
15. Evidenton dhe monitoron rastet e abuzimit me çmimet nga ana e tregtareve dhe merr masa për shkelësit;
16. Trajton shqetësimet dhe ankesat e konsumatorëve duke gjetur zgjidhjen e mundshme për ta;
17. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatese.

- Sektori i Përpunimit të Dokumentave të Tokës dhe Pronave (Kadastra)

Është strukture përgjegjëse për mbrojtjen e tokave bujqësore, saktësimin dhe regjistrimin e të drejtave të pronësisë mbi tokën bujqësore dhe kategorive të tjera në hapësirën rurale, zgjidhjen e konflikteve për pronat bujqësore.

Detyrat kryesore të këtij sektori janë:

1. Mbledh të dhëna për kadastrën vendore të tokave bujqësore;
2. Menaxhon dhe merr masa për mbrojtjen e tokës në territorin brenda ndarjes administrative territoriale të bashkisë;
3. Është përgjegjëse për menaxhimin dhe mbrojtjen e tokës bujqësore, në pronësi shtetërore dhe në pronësi private, si dhe të kategorive të resurseve të tjera për të gjithë territorin në juridiksion e bashkisë;
4. Mban dhe ruan me inventarizim, dokumentacionin kadastral ekzistues, që ka për objekt kategoritë e resurseve në juridiksion të saj;
5. Përgjigjet për grumbullimin dhe sistemimin e dokumentacionit të ri kadastral për tokën bujqësore dhe të kategorive të resurseve të tjera që me ligj janë transferuar në përdorim/pronësi të bashkive;
6. Është përgjegjëse për evidentimin e tokave bujqësore të pakultivuara, në juridiksionin e bashkisë, bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë këtë veprimtari;
7. Evidenton në nivel ngastre (parcele), fshati (zone kadastrale) dhe bashkie, ndryshimet dhe kalimet e ndërsjella të kategorive të resurseve, për të cilat janë marrë vendime nga organet shtetërore, që ligji i ka ngarkuar me kompetenca vendimmarrëse në këtë fushë;

 

8. Përgatit të dhëna e informacione për përdorimin e resurseve të tokës, sipas kërkesave që bëhen nga bashkia, DAMT-ja e qarkut dhe struktura të tjera të qeverisjes qendrore, dhe mbi bazën e dokumentacionit që disponohet, i dërgon DAMT-së së qarkut të dhënat dhe informacione në çdo rast kur këto kërkohen.
9. Shqyrton kërkesat e subjekteve të interesuara për ndryshim të kategorive të resurseve të tokës dhe përgatit raportet teknike për këto kërkesa duke ia paraqitur për shqyrtim, sipas rastit, kryetarit apo këshillit të bashkisë; Vendimet e miratuara për ndryshim të kategorive të resurseve, si dhe kërkesat bashkë me dokumentacionin përkatës ia dërgon DAMT-së së qarkut.
10. Bashkërendon veprimtaritë për mbrojtjen e tokës bujqësore brenda fshatrave, ndërmjet fshatrave, brenda juridiksionit te bashkisë, si dhe ndërmjet shoqatave te ndryshme, kur veprimtaria e tyre ka si objekt token bujqësore ne këtë territor;
11. Bashkërendon veprimtarinë për mbrojtjen e tokës bujqësore me bashkitë e tjera, kur territoret e tokave kufizohen me njeri-tjetrin;
12. Shqyrton ankesat, që i paraqiten nga persona fizike e juridike, që kanë si objekt masat mbrojtëse, si dhe shmangien e rreziqeve te dëmtimit të tokës bujqësore nga faktorë natyrorë e artificialë;
13. Përfundon proçedurat ligjore të kalimit në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, përfituesve sipas ligjit Nr. 20/2020 “Për përfundimin e proçeseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”
14. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhezime përkatese.

- Njësia e Administrimit të Pyjeve

Është strukture përgjegjëse për administrimin e çështjeve që lidhen me hartimin e politikave dhe planeve për mbrojtjen, zhvillimin, shfrytëzimin e kontrolluar të fondit pyjor e kullosor pjesë e territorit të Bashkisë Lezhe, me qëllim arritjen e objektivave të saj strategjikë dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.

Detyrat kryesore të kësaj njësie organizative janë:

1. Harton dhe zbaton planet e mbarështimit të fondit pyjor privat brenda njësisë administrative të bashkisë;
2. Harton plane për mbrojtjen dhe zhvillimin e florës e faunës së egër dhe propozon metoda për mbrojtjen e llojeve të rrezikuara ose të rralla;
3. Përgatit dhe propozon projekt-investime në pyje e kullota;
4. Kryen plane dhe harton strategji për mbështetjen dhe zhvillimin e agro-pylltarisë në bashki.
5. Mbikqyr dhe koordinon proçesin e hartimit të planeve, projekteve për mbrojtjen, zhvillimin e pyjeve dhe kullotave;
6. Mbikqyr dhe koordinon veprimtarinë për organizimin dhe implementimin e planeve operacionale, të mbarështrimit të pyjeve dhe kullotave;
7. Bashkëpunon me Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit, për organizimin e shërbimit pyjor dhe inspektimit të pyjeve dhe kullotave;
8. Mbikqyr dhe koordinon proçesin e zbatimit me përpikmëri të planit të mbarështrimit të fondi pyjor dhe kullusor brenda territorit;
9. Mbikqyr dhe koordinon proçesin e hartimit të projekteve tekniko-ekonomike, për zbatimin e masave për trajtimin e pyjeve dhe kullotave;
10. Mbledh të dhëna për zhvillimin e pyjeve publike dhe private;
11. Mban të dhëna dhe përgatit statistika për sëmundjet, dëmtuesit dhe zjarret në pyjet e kullotat e bashkisë;
12. Drejton dhe mbikëqyr punën për përmirësimin e zonave të gërryera dhe luftimin e gërryerjeve, të rrëshqitjeve e të ortekëve brenda territorit të bashkisë ndjekjen, bashkëpunimin, harmonizimin dhe kryerjen e veprimtarive kërkimore në pyje e kullota;
13. Ka për detyrë mirëmenaxhimin e pyjeve dhe kullotave, duke bërë të mundur ruajtjen e ekulibrit biologjik të fondit pyjor;

14. Studion dhe planifikon ekonomitë dhe ngastrat pyjore ku mund të ndërhyhet me prerje për plotësimin e nevojave të banoreve me dru zjarri, duke pasur parasysh edhe mundësite vjetore të shfrytëzimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
15. Ndjek dhe kontrollon procesin e shfytëzimit të pyjeve në të gjitha ngastrat, duke kërkuar zbatimin e e kritereve ligjore dhe teknike;
16. Përgatit dhe ia paraqet për miratim strukturave përgjegjëse të bashkisë kërkesat dhe dokumentacionin e personave fizikë apo juridikë për qiradhënien, për dhënien e lejeve të shfrytëzimit ose për format e tjera të transferimit të të drejtave, të parashikuara me akte ligjore e nënligjore, të tokave pyjore që me ligj janë në pronësi të bashkisë;
17. Studion dhe harton projekt – investime të ndryshme në pyje dhe kullota si: pyllëzime e sistemime të zonave të eroduara duke marrë masa për mbrojtjen nga gërryerjet dhe rreshqitjet, përmirësime dhe rrallime të pyjeve;
18. Planifikon dhe zbaton planet e mbarështimit të ekonomive pyjore;
19. Kontrollon zbatimin e dispozitave ligjore dhe akteve nënligjore në fuqi për pyjet, kullotat, floren dhe faunen e egër, veprimtarinë e gjuetisë dhe veprimtari të tjera që zhvillohen në fondin pyjor dhe kullosor, si dhe merr masa administrative ndaj kundravajtësve;
20. Parandalon shfytëzimin e paligjshëm të fondit pyjor dhe kullosor dhe merr masa administrative ndaj kundravajtësve;
21. Kontrollon veprimtaritë e subjekteve që grumbullojnë, përpunojnë dhe tregtojnë prodhime të përftuara nga shfrytëzimi i fondit pyjor në magazinat dhe venddepozitimet e tyre;
22. Ndjek dhe mbikëqyr zbatimin e kontratave të dhëna për shfrytëzimin e fondit pyjor dhe kullosor;
23. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhezime përkatese.

- Njësia e Bujqësisë, Ujitjes dhe Kullimit (Bordi i Kullimit)

Është strukture përgjegjëse për administrimin, planifikimin, dhe mirëmbajtjen e infrastruktures së ujitjes dhe kullimit (kanaleve vaditës dhe drenazhuese), me qëllim garantimin e ujitjes, vaditjes dhe kullimit për tokat bujqësore.

Detyrat kryesore të kësaj njësie organizative janë:

1. Pastron dhe mirëmban kanalet kulluese dhe ujitëse;
2. Shfrytëzon dhe mirëmban stacionet e pompave të ujitjes dhe të kullimit;
3. Rehabiliton dhe rikonstrukton infrastrukturën e ujitjes dhe të kullimit, si dhe veprat e mbrojtjes nga përmbytja në zonat e banuara;
4. Mbikëqyr sigurinë e digave të rezervuarëve për ujitje dhe, kur është e nevojshme, kryen ndërhyrje emergjente të mirëmbajtjes apo rehabilitimit për garantimin e sigurisë së tyre;
5. Merr në shqyrtim pasojat e veprimtarisë së vet në ekuilibrin natyror dhe merr masa për të parandaluar ose për të minimizuar ç’rregullimet ose dëmet në të;
6. Merr masa për kontrollin e cilësisë së ujit për ujitje dhe të ujit që kullohet;
7. Përmbush detyrat në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore;
8. Monitoron sasinë e ujit që përdoret gjatë një viti.
9. Planifikon nevojat për ujë për ujitje, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes e të kullimit me drejtorinë përkatëse të ujitjes dhe të kullimit, në rastet kur kjo e fundit administron infrastukturën kryesore në këto sisteme;
10. Shfrytëzon dhe mirëmban infrastrukturën e ujitjes dhe të kullimit të transferuar në pronësi, që të plotësojë nevojat për ujë për ujitje, të largojë ujin e tepërt dhe të parandalojë grumbullimin e ujit, zhvillimin e kripëzimit dhe toksifikimit;
11. Shfrytëzon dhe mirëmban infrastrukturën e ujitjes, në mënyrë të tillë që çdo fermer të marrë ujë në kohën dhe sasinë e kërkuar;
12. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktuara nga urdhra apo udhezime përkatëse.

Copyright © 2024 — All rights reserved.