Drejtoria e Financës dhe Buxhetit

Drejtor: Brikena Vuksani

  1. Drejtoria e Financës dhe Buxhetit është strukturë përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me funksionimin e menaxhimit financiar të bashkisë me qëllim përdorimin sa më efektiv dhe ekonomik të burimeve financiare, duke respektuar parimet e transparencës dhe të ligjshmërisë.
  2. Është strukturë përgjegjëse për zbatimin e sistemeve të menaxhimit financiar në të gjitha njësitë, strukturat, programet, veprimtaritë dhe proceset që menaxhohen prej tij, në përputhje me parimet e ligjshmërisë, të menaxhimit të shëndoshë financiar dhe të transparencës.
  3. Është strukturë përgjegjëse për mbajtjen e kontabilitetit, mbajtjen e dokumentacionit të veprimtarisë së bashkisë, vlerësimin e aktiveve dhe detyrimeve, përgatitjen e pasqyrave financiare duke i paraqitur në strukturat mbikëqyrëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  4. Është strukturë përgjegjëse për hartimin, monitorimin dhe zbatimin e buxhetit, duke siguruar shpërndarje të burimeve në përputhje me politikat dhe prioritetet e vendosura, mbikëqyr zbatimin e parimeve të efektivitetit ekonomik duke u kujdesur për përdorimin e fondeve në kohen e duhur dhe qëllimin e një administrimi sa më efektiv.
  5. Është strukturë përgjegjëse për hartimin e listëpagesave dhe urdhër – shpenzimeve të punonjësve të administratës së bashkisë, institucioneve të varësisë, pagesave të ndihmës ekonomike, paaftësisë së kufizuar dhe çdo pagesë tjetër që kryhet nga Bashkia Lezhë.

Detyrat kryesore të kësaj drejtorie janë:

  1. Në bashkëpunim me njësitë e tjera organizative, harton dhe paraqet për shqyrtim e miratimin e projekt-programit (buxhetin) për të ardhurat dhe shpenzimet e vitit pasardhës;
  2. Harton planin strategjik dhe vjetor të drejtorisë;
  3. Ndjek realizimin e shpenzimeve dhe përdorimin e fondeve buxhetore për bashkinë dhe institucio-net e varësisë;
  4. Harton dhe propozon ndryshime në buxhetin vendor, dhe me qëllim mbështetjen e vazhdueshëm të rritjes ekonomike;
  5. Përgatit programin buxhetor në vija të përgjithshme për buxhetin e vitit në vijim, dhe konsultimet me qytetaret për përparësitë e buxhetit;
  6. Harton raporte periodike për drejtuesin e bashkisë dhe Këshillin Bashkiak, si edhe sa herë kërkohet nga këta të fundit;
  7. Programon, organizon dhe koordinon punën për përdorimin me efektivitet të fondeve, në funksion të garantimit të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së profesionalizimit dhe të transparences;
  8. Harton, garanton dhe dokumenton te gjitha transaksionet financiare për bashkinë (nivelin e njësisë shpenzuese te administratës se Bashkisë Lezhë), lidhur me ligjshmërinë rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve te ekonomicitetin, efiçencës dhe efektivitetit;
  9. Organizon punën për identifikimin dhe hartimin e regjistrit të riskut, kontrollin e risqeve që vënë në rrezik realizimin e objektivave;
  10. Menaxhon mbajtjen e sistemit të kontabilitetit, raportimit për vendimmarrjen në funksion të realizimit të objektivave. veprimtarinë ekonomiko-financiare të bashkisë në mbështetje të akteve ligjore dhe nënligjore dhe informon eprorët për treguesit ekonomiko-financiarë të kësaj veprimtarie;
  11. Bashkëpunon dhe bashkërendon punën me drejtorët e drejtorive të tjera në bashki, për problemet që kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së drejtorisë; për menaxhimin e riskut, me strukturat përkatëse në bashki dhe institucionet e varësisë;
  12. Bashkëpunon me drejtorinë e personelit dhe në bazë të të dhënave që merr rnga kjo drejtori harton liste pagesat e punonjësve;
  13. Mban kontakte me Degen e Thesarit dhe realizon kryerjen e veprimeve me te.
  14. Administron, ruan, dokumenton dhe kryen qarkullimin e vlerave materiale e monetare, në funksion të përdorimit me efektivitet të tyre;
  15. Menaxhon dhe garanton dorëzimin/raportimin me cilësi dhe në kohe të akteve administrative për përmbushjen e objektit të veprimtarisë së drejtorisë, analizave të treguesve financiare për periudha të caktuara ushtrimore, përpunimit dhe trajtimit të dokumenteve zyrtare dhe korrespondencave; përgatit raporte dhe pasqyra financiare për autoritetet publike;
  16. Ndjek rezultatet financiare, kontrollon dhe menaxhon shpenzimet e bëra nga çdo strukturë, sektor dhe njësi sipas limiteve të përcaktuara;
  17. Propozon masat përkatëse administrative e ligjore, për rastet e tejkalimit të paarsyeshëm e pa miratim paraprak të shpenzimeve strukturore dhe administrative, si dhe për shpenzime të tjera për rastet kur tejkalimi i tyre nuk harmonizohet dhe nuk justifikohet me tejkalimet përkatëse të të ardhurave;
  18. Përgatit raportet financiare mbi baza vjetore dhe periodike, si dhe raporte të brendshme kontabël sipas vendimeve të marra për politikat e kontabilitetit dhe mbi bazë të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, respektivisht standardet ndërkombëtare për raportimin financiar dhe të dispozitave të tjera të përcaktuara;
  19. Përgatit bilancet periodike dhe vjetore dhe ia paraqesin për shqyrtim dhe miratim organeve më të larta të institucionit;
  20. Kontrollon dhe nënshkruan të gjitha urdhërpagesat që do të bëhen nëpërmjet bankës dhe/ose arkës;
  21. Evidenton dhe planifikon pagesat në afatet e parashikuara për të gjitha detyrimet, paguan brenda afateve dhe në adresat përkatëse detyrimet fiskale, si dhe çdo detyrim tjetër që rrjedh nga akte të veçanta ligjore dhe/ose nënligjore;
  22. Merr pjesë në vendosjen (regjistrimin) dhe mbajtjen e të dhënave në kontabilitet, duke hartuar dhe miratuar tek Kryetari/Sekretari i Përgjithshëm manualin e kontabilitetit dhe listën e llogarive;
  23. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhezime përkatese;

 

37.1 Sektori i Hartimit, Zbatimit të  Buxhetit dhe Pagave

  1. Është përgjegjës për administrimin e çdo çështje që lidhet me hartimin dhe zbatimin e buxhetit, hartimin e listëpagesave të pagave, ndihmës ekonomike dhe paaftësisë së kufizuar, nëpërmjet respektimit të parimeve të transparencës dhe të ligjshmërisë, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.
  2. Është strukturë përgjegjëse për hartimin, monitorimin dhe zbatimin e buxhetit, duke siguruar shpërndarje të burimeve në përputhje me politikat dhe prioritetet e vendosura, mbikëqyr zbatimin e parimeve të efektivitetit ekonomik duke u kujdesur për përdorimin e fondeve në kohen e duhur dhe qëllimin e një administrimi sa më efektiv.

Detyrat kryesore të këtij sektori janë:

  1. Në bashkëpunim me njësitë e tjera organizative, harton dhe paraqet për shqyrtim e miratim projekt-programin (buxhetin) për të ardhurat dhe shpenzimet e vitit pasardhës;
  2. Harton planin strategjik dhe vjetor të sektorit;
  3. Ndjek realizimin e shpenzimeve dhe përdorimin e fondeve buxhetore për bashkinë dhe institucionet e varësisë;
  4. Harton dhe propozon ndryshime në buxhetin vendor, dhe me qëllim mbështetjen e vazhdueshëm të rritjes ekonomike;
  5. Përgatit programin buxhetor në vija të përgjithshme për buxhetin e vitit në vijim, dhe konsultimet me qytetaret për përparësitë e buxhetit;
  6. Harton raporte periodike për drejtuesin e bashkisë dhe Këshillin Bashkiak, si edhe sa herë kërkohet nga këta të fundit;
  7. Programon, organizon dhe koordinon punën për përdorimin me efektivitet të fondeve, në funksion të garantimit të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik,rritjes së profesionalizimit dhe të transparences;
  8. Harton, garanton dhe dokumenton nivelin e shpenzimeve dhe burimeve te financimit sipas programeve buxhetore dhe sipas njësive shpenzuese, duke garantuar ligjshmërinë, rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve te ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit;
  9. Bashkëpunon me drejtorinë e personelit dhe në bazë të të dhënave që merr nga kjo drejtori harton listë-pagesat e punonjësve;
  10. Mban kontakte me Degën e Thesarit dhe realizon kryerjen e veprimeve me të.
  11. Menaxhon dhe garanton dorëzimin/raportimin me cilësi dhe në kohe të akteve administrative për përmbushjen e objektit të veprimtarisë së sektorit, analizave të treguesve ekonomiko-financiar për periudha të caktuara ushtrimore, përpunimit dhe trajtimit të dokumenteve zyrtare dhe korrespondencave;
  12. Përgatit raporte periodike mbi realizimin e treguesve ekonomik (të ardhurave dhe shpenzimeve) për autoritetet publike;
  13. Propozon masat përkatëse administrative e ligjore, për rastet e tejkalimit të paarsyeshëm e pa miratim paraprak të shpenzimeve strukturore dhe administrative, si dhe për shpenzime të tjera për rastet kur tejkalimi i tyre nuk harmonizohet dhe nuk justifikohet me tejkalimet përkatëse të të ardhurave;
  14. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatëse;

 

37.2 Sektori i Kontabilitetit

  1. Është strukturë përgjegjëse për mbajtjen e kontabilitetit, mbajtjen e dokumentacionit të veprimtarisë së bashkisë, vlerësimin e aktiveve dhe detyrimeve, përgatitjen e pasqyrave financiare duke i paraqitur në strukturat mbikëqyrëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  2. Është strukturë përgjegjëse për dokumentimin, inventarizimin, ruajtjen dhee mbrojtjen e aktiveve e të dokumentacionit përkatës financiar kundrejt humbjeve, vjedhjeve, keqpërdorimit dhe përdorimit të paautorizuar të inventarit kontabël të aktiveve të qëndrueshme dhe qarkulluese.

Detyrat kryesor të këtij sektori janë:

  1. Harton, garanton dhe dokumenton të gjitha transaksionet financiare për bashkinë (nivelin e njësisë shpenzuese te administratës se Bashkisë Lezhë), lidhur me ligjshmërinë rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve te ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit;
  2. Harton raporte periodike për drejtuesin e bashkisë dhe këshillin bashkiak, si edhe sa herë kërkohet nga këta të fundit;
  3. Harton, garanton dhe dokumenton të gjitha transaksionet financiare për bashkinë (nivelin e njësisë shpenzuese te administratës se Bashkisë Lezhë), lidhur me ligjshmërinë rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve të ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit;
  4. Organizon punën për identifikimin dhe hartimin e regjistrit të riskut, kontrollin e risqeve që vënë në rrezik realizimin e objektivave;
  5. Menaxhon mbajtjen e sistemit të kontabilitetit, raportimit për vendimmarrjen në funksion të realizimit të objektivave, veprimtarinë ekonomiko-financiare të bashkisë në mbështetje të akteve ligjore dhe nënligjore dhe informon eprorët për treguesit ekonomiko-financiarë të kësaj veprimtarie;
  6. Bashkëpunon dhe bashkërendon punën me drejtorët e drejtorive të tjera në bashki, për problemet që kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së drejtorisë; për menaxhimin e riskut, me strukturat përkatëse në bashki dhe institucionet e varësisë;
  7. Bashkëpunon me drejtorinë e personelit dhe në bazë të të dhënave që merr nga kjo drejtori harton listëpagesat e punonjësve;
  8. Administron, ruan, dokumenton dhe kryen qarkullimin e vlerave materiale e monetare, në funksion të përdorimit me efektivitet të tyre;
  9. Menaxhon dhe garanton dorëzimin/raportimin me cilësi dhe në kohë të akteve administrative për përmbushjen e objektit të veprimtarisë së drejtorisë, analizave të treguesve financiare për periudha të caktuara ushtrimore, përpunimit dhe trajtimit të dokumenteve zyrtare dhe korrespondencave; përgatit raporte dhe pasqyra financiare për autoritetet publike;
  10. Ndjek rezultatet financiare, kontrollon dhe menaxhon shpenzimet e bëra nga çdo strukturë, sektor dhe njësi sipas limiteve të përcaktuara;
  11. Propozon masat përkatëse administrative e ligjore, për rastet e tejkalimit të paarsyeshëm e pa miratim paraprak të shpenzimeve strukturore dhe administrative, si dhe për shpenzime të tjera për rastet kur tejkalimi i tyre nuk harmonizohet dhe nuk justifikohet me tejkalimet përkatëse të të ardhurave;
  12. Përgatit raportet financiare mbi baza vjetore dhe periodike, si dhe raporte të brendshme kontabël sipas vendimeve të marra për politikat e kontabilitetit dhe mbi bazë të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, respektivisht standardet ndërkombëtare për raportimin financiar dhe të dispozitave të tjera të përcaktuara;
  13. Përgatit bilancet periodike dhe vjetore dhe i’u paraqitet për shqyrtim dhe miratim organeve më të larta të institucionit;
  14. Kontrollon dhe nënshkruan të gjitha urdhërpagesat që do të bëhen nëpërmjet bankës dhe/ose arkës;
  15. Evidenton dhe planifikon pagesat në afatet e parashikuara për të gjitha detyrimet, paguan brenda afateve dhe në adresat përkatëse detyrimet fiskale, si dhe çdo detyrim tjetër që rrjedh nga akte të veçanta ligjore dhe/ose nënligjore;
  16. Merr pjesë në vendosjen (regjistrimin) dhe mbajtjen e të dhënave në kontabilitet, duke hartuar dhe miratuar tek Kryetari/Sekretari i Përgjithshëm manualin e kontabilitetit dhe listën e llogarive;
  17. Sektori i kontabilitetit kryen regjistrimet kontabël;
  18. Përpunon informacionin financiar;
  19. Përgatit pasqyrat financiare;
  20. Përgatit publikimin e informacionit financiar;
  21. Përgjigjet për transaksionet me para në dorë;
  22. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatëse.

 

  1. Vendimi për Buxhetin Faktik 2023
  2. Raporti i Buxhetit Faktit 2023 – Shkarko PDF
  3. PBA 2024-2026 – Shkarko PDF
  4. Vendimi nr.70, datë 14.12.2023 – Shkarko PDF
  5. Informacioni 10 mujor 2023 – Shkarko PDF
  6. Informacion mbi realizimin e buxhetit për 9 mujorin 2023 – Shkarko PDF
  7. Raporti i Buxhetit Faktik për 4 M-II 2023 – Shkarko PDF
  8. PBA 2024-2026 (FAZA II) – Shkarko PDF
  9. Raporti 7 Mujor 2023 – Shkarko PDF
  10. Raporti 6 mujori I-rë 2023 – Shkarko PDF
  11. Raporti i Montorimit për 5 mujorin 2023 – Shkarko PDF
  12. PBA 2024-2026 – Shkarko PDF
  13. Raporti i Monitorimit 4-Mujori I-rë 2023 – Shkarko PDF
  14. PBA 2023 – 2025 dhe buxheti vjetor 2023 – Shkarko PDF
  15. Vendimi i KB nr.120, datë 02.12.2022 Për miratimin e Buxhetit 2023 dhe PBA-së 2023-2025 – Shkarko PDF
  16. Raporti i Monitorimit 2022 – Shkarko PDF
  17. Raporti i Realizimit te Treguesve Ekonomiko-Financiar per 9 mujorin e Vitit 2022 – Shkarko PDF
  18. PBA 2023-2025, Faza e dyte – Shkarko PDF
  19. PBA 2023 – 2025, Faza e parëShkarko PDF
  20. Raporti i monitorimit të zbatimit të buxhetit, 4 mujori i parë, Viti 2022Shkarko PDF
  21. Informacion mbi zbatimin e buxhetit për 5 mujorin e parë, Viti 2022Shkarko PDF
  22. Raporti i Zbatimit te Buxhetit per 10 mujorin 2022Shkarko PDF
  23. Raporti 11 mujor 2022
  24. Kalendari PBA-së 2024-2026
  25. Raporti 4 M. II- 2022
  26. Lezhë – Buxheti për qytetarin 2022-2024
  27. Kalendari PBA 2022-2024
  28. PBA 2022-2024

Vendimi i Keshillit Bashkiak per miratimin e PBA 2022-2024 

Relacion PBA 2022-2024

Raporti i monitorimit te buxhetit – Shkarko PDF

Raporti i Performances 2021 – Sharko PDF

Raporti mbi zbatimin e buxhetit per 5-mujorin e vitit 2021 – Shkarko pdf

Lezhë  Raporti Performances 2020 – Shkarko pdf

Raporti i Performances Viti  2020 ne forme interaktive – View web

 

Relacion PBA 2021-2023

Miratimi i Buxhetit 2021 dhe PBA 21-23 ne Keshillin Bashkiak – Shkarko pdf

Platforma Interaktive e Projekt buxhetit të Bashkisë Lezhë 2021-2023 – View web

Miratimi i Buxhetit 2020 dhe PBA 20-22 ne Keshillin Bashkiak – Shkarko pdf

Programi Buxhetor Afatmesem 2020-2022 – Shkarko excel

Plani i performances afatmesem buxhetor 2020-2022 – Shkarko powerpoint

Relacion PBA 2020-2022 – Shkarko word

Analiza 8 mujore e vitit 2019 – Shkarko pdf

Evidenca 2 mujore 2019 – Shkarko pdf

Evidenca monitorimi 8 mujor Janar- Gusht 2019 – Shkarko pdf

Evidenca Monitorimi Maj 2019 – Shkarko pdf

Plani i veprimit per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura per vitin 2019 dhe ne PBA 2020-2022 – Shkarko pdf

Realizimi i te ardhurave vendore per periudhen Janar-Maj 2019 – Shkarko pdf

Realizimi i te ardhurave vendore per periudhen Janar-Prill 2019 – Shkarko pdf

Realizimi i te ardhurave vendore per periudhen Janar-Qershor 2019 – Shkarko pdf

Relacioni mbi realizimin e zbatimit te buxhetit faktik per 4 mujorin e 1-re te vitit 2019 – Shkarko pdf

Relacioni PBA 2020-2022 (faza e I-re) – Shkarko pdf

IPF 2020-2022 – Shkarko excel

Buxheti 2017 dhe PBA 2017-2019 – Shkarko pdf

Buxheti 2016 – Shkarko pdf

Buxheti Gusht-Dhjetor 2015 – Shkarko pdf

Investimet ne infrastrukture per vitin 2014 – Shkarko pdf

Pasqyrat e buxhetit për vitin 2014 – Shkarko excel

Buxheti i vitit 2014 per Bashkine Lezhe – Shkarko pdf

Pasqyrat e buxhetit për vitin 2013 – Shkarko excel

Buxheti i vitit 2012 për Bashkinë Lezhë – Shkarko pdf

Buxheti i vitit 2011 për Bashkinë Lezhë – Shkarko pdf

Copyright © 2024 — All rights reserved.