DREJTORIA E PROJEKTEVE STRATEGJIKE, EVROPES, MIGRACIONIT, DIASPORES, KOMUNIKIMIT DHE TRANSPARENCËS

Drejtor: Vasilika Laska

  1. Drejtoria e Projekteve Strategjike, Evropes, Migracionit Diaspores, Komunikimit dhe Transparencës (DPSEMDKT) është përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështje, projekti, aktiviteti që ka për qëllim bashkërendimin dhe mbështetjen e strukturave administrative të Bashkisë Lezhë. Koordinon zbatimin e politikave zhvillimore ne teresi, të legjislacionit, procedurave dhe të shërbimeve të lidhura apo që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian, emigracionit dhe diaspores, në nivel vendor dhe në marrëdhënie me strukturat e qeverisjes qendrore përgjegjëse për integrimin evropian dhe proceset përbërëse të tij.
  2. DPSEMDKT eshtë strukture përgjegjëse për hartimin e strategjive dhe projekteve për zhvillimin afatshkurter, afatmesem dhe afatgjatë në territorin Bashkisë Lezhë në përputhje me strategjite kombetare të zhvillimit, gjithashtu në bashkëpunim me drejtorite dhe sektoret e tjerë në aparatin e bashkise.
  3. DPSEMDKT eshtë strukture përgjegjëse për krijimin e  partneritet të qëndrueshëm në nivel lokal, kombëtar rajonal dhe ndërkombëtar me aktorë potencialë zhvillimor.  Të aplikojë, të koordinojë, të monitorojë, të vlerësojë dhe të zbatojë projektet e financuara nga programet e asistencës së Bashkimit Europian për procesin e integrimit europian në nivel vendor.
  4. DPSEMDKT eshtë strukture përgjegjëse për realizimin e transparencës dhe llogaridhenies se bashkisë nëpërmjet zbatimit të politikavë kombëtare dhe të Bashkimit Europian.
  5. DPSEMDKT përditeson njohuritë me të reja që ofron tregu për teknologjinë dhe mjetët e Teknologjisë së
  6. DPSEMDKT asiston dhe trajnon stafin e insitucionit për mjetet e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) si dhe zgjidhe problemet teknikë te stafit;
  7. DPSEMDKT eshtë strukture përgjegjëse për nxitjen e organizimave, brenda dhe jashtë vendit, për mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm e forcimin e marrëdhënieve me diasporën dhe emigrantët shqiptarë, dhënien e ndihmës e të informacionit për çështje e informacionit për të interesuarit nga diaspora dhe migracioni.
  8. DPSEMDKT menaxhon dhe koordinon procesin e administrimit dhe mirëmbajtjes së: infrastrukturës së rrjetit LAN dhe ËAN; infrastrukturën hardëare të hostimit, ruajtjes dhe menaxhimit të sistemeve (servera, storage, mjedis virtual); sistemit të sigurisë (fireëall); sistemit telefonik; sistemit të fonisë; sistemit të kartave hyrëse-dalëse; sistemit të kamerave për të gjithë Institucionin;
  9. DPSEMDKT ofron mbështetje aktive në procesin e përmirësimit, zhvillimit, implementimit, realizimit të konfigurimeve përkatëse dhe testimeve të: infrastrukturës së rrjetit LAN dhe WAN; infrastrukturës hardëare të hostimit, ruajtjes dhe menaxhimit të sistemeve (servera, storage, mjedis virtual); sistemit të sigurisë; sistemit telefonik; sistemit të fonisë; sistemit të kartave hyrëse-dalëse; sistemit të kamerave për të gjithë Institucionin;
  10. DPSEMDKT menaxhon procesin për: monitorimin dhe gjenerimin e raporteve mbi performancën e infrastrukturës së sistemeve dhe rrjeteve; koordinimin e aksesit dhe përdorimin e tyre; ofrimin e shërbimeve për zgjidhjen e problemeve të përdoruesve të tyre; administrimin e të drejtave të përdoruesve;
  11. DPSEMDKT menaxhon zbatimin e proceseve back-up dhe restore të infrastrukturës së teknologjisë dhe informacionit;
  12. DPSEMDKT vlerëson kërkesat teknike dhe asiston në përgatitjen e termave të referencës për automatizimin e proçeseve të punës dhe informatizimin e mëtejshëm të Institucionit;
  13. DPSEMDKT mbështet procesin e kërkimit, dizenjimit dhe zhvillimit të arkitekturave të sistemeve të informimit dhe komunikimit të rrjeteve si dhe ruan konfidencialitetin e sistemeve, bazave të të dhënave dhe gjithë informacioneve të tjera të trajtuara nga institucioni;
  14. DPSEMDKT siguron përgatitjen dhe implementimin e procedurave të rikuperimit nga fatkeqësitë për sistemet e implementuara në Institucion;
  15. DPSEMDKT siguron përgatitjen e mjediseve të testimit si pjesë e masave mbrojtëse gjatë proceseve për zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve dhe aplikacioneve të reja;
  16. DPSEMDKT siguron përgatitjen e manualeve dhe dokumenteve udhëzuese për përdorimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit;
  17. DPSEMDKT vlerëson opsionet për aplikimet dhe zhvillimet e reja në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nga pikëpamja e kostos, kohës së realizimit dhe cilësisë.

 

Detyrat kryesore të DPSEMDKT janë:

  1. kordinimin dhe bashkërendimin e procesit te Integrimit Evropian, si dhe asistencën e Bashkimit Europian në nivel vendore;
  2. menaxhimin ne procesin e përgatitjes, monitorimit, vlerësimit dhe informimit në kuadër të procesit të integrimit evropian në nivel vendor;
  3. Mbështet dhe drejton strukturat administrative të bashkisë për përgaditjen e projekteve në kuader të programeve të asistencës së Bashkimit Europian si dhe informon në kohë për thirrjen për aplikime të shpallur në kuadër të Programeve të Bashkpunimit Nderkufitare dhe Territorial të BE-së;
  4. menaxhon njësinë e informimit të BE-së në Bashkinë e Lezhës dhe koordinon punën për zbatimin e politikave të BE-së në nivel vendor;
  5. kordinon projektet e përbashkëta të bashkisë me komunitetin, OFJ-të, grupet e interesit, banorët e qytetit të Lezhës, të cilët marrin pjesë si donator apo si këshillues në këtë projekt;
  6. pergatit projekte konkrete bazuara në prioritete për t’ju paraqitur kryetarit të bashkisë për aprovim;
  7. identifikon dhe mban kontakte të vazhdueshme me të gjitha agjënsitë që kanë potencialin e donatorit apo partner të mundshëm në projektet e Bashkisë;
  8. siguron marrdhënie të efektshme midis Bashkisë dhe donatorëve (përfshi komunitetin në kuadër të projekteve përkatëse);
  9. mundëson implementimin e ideve dhe menyrave të reja të komunikimit për një përfshirje sa me të madhe të donatorve , si një domosdoshmërine për realizimin e projekteve;
  10. kordionon dhe delagon punën për garatimin e së drejtës së njoftimit dhe të konsultimit publik;
  11. realizon monitorimin e projekteve dhe përgatisë raporte vlerësuese të realizimit të objektivave të tyre;
  12. koordinon projekte të përbashkëta të bashkisë me komunitetin, OJF-të, grupet, shtresat e qytetit, të cilat marrin pjesë si donator apo si këshillues në këto projekte;
  13. mban kontakte të vazhdueshme në terren për një koordinim dhe menaxhim të domosdoshëm dhe periodik për arritjen e përfundimeve të projekteve në vazhdim;
  14. vendos dhe mban kontakte të vazhdueshme në grup për arritjen e rezultateve të kërkuara;
  15. realizon informimin e të gjithë donatorëve të identifikuar lidhur me projektet e përgatitura dhe të sensibilizohen ata lidhur me rëndësinë e tyre;
  16. ka në fokusin e saj hartimin e politikave te zhvillimit në përputhje dhe zgjerim te strategjise së zhvillimit të qyteti;
  17. koordinon hartimin e politikave te zhvillimit, përthyerjen e tyre ne programe, detajimin e programeve në projekte, si dhe do të ndjeke integrimine tyre ne mënyre strategjike;
  18. garanton pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit që kanë të bëjnë me nisma në kuadër të procesit të integrimit;
  19. administron dhe publikon informacionin rreth Bashkimit Evropian dhe procesit të integrimit europian të Republikës së Shqipërisë, në faqen web zyrtare të Bashkisë;
  20. nxit organizime, brenda dhe jashtë vendit, për mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm e forcimin e marrëdhënieve me diasporën dhe emigrantët shqiptarë;
  21. jep ndihme dhe informacion për të interesuarit nga diaspora dhe migracioni, për legjislacionin shqiptar në fushën e investimeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për çështjet e investimeve;
  22. koordinon dhe bashkerendon punen me ministrinë përgjegjëse punët e brendshme, për punët e jashtme dhe për diasporën, për garantimin e dhënies së ndihmës e të informacionit për çështjet që lidhen me diasporën dhe migracionin;
  23. menaxhon webin e bashkisë dhe derivatet e rrjeteve sociale;
  24. sigurohet per te sjelle metoda kreative dhe inovative per mbarvajtjen e puneve ne bashki;
  25. me aprovim te kryetarit te bashkise komunikon me palet e treta dhe inicion krijimin subjekteve juridike ne sherbim te interesit të pergjithshem te bashkise, qofshin ato me natyre tregtare apo shoqerore;
  26. ne bashkepunim me aparatin e bashkise, harton plane strategjike per fusha te ndryshme, perfshi mjedisin, turizmin, sherbimet sociale, biznesin etj.
  27. kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhezime përkatese.

43.1 Sektori i Programeve të Zhvillimit, Komunikimit dhe Transparencës

  1. Është strukture është përgjegjëse për administrimin e çdo çështje që lidhet me hartimin, monitorimin, vlerësimine dokumentave dhe programeve strategjike të zhvillimit social-ekonomike afatëgjate të bashkisë në përputhje me planet vendore, kombetare dhe rajonale për zhvillimin e komunitetit.
  2. Është strukture është përgjegjëse për hartimin dhe monitorimin e projekteve ne funksione të strategjive të zhvillimit.
  3. Pergatit projekte konkrete bazuara në prioritete për t’ju paraqitur kryetarit të Bashkisë për aprovim.
  4. Përditeson njohuritë me të reja që ofron tregu për teknologjinë dhe mjetët e Teknologjisë së
  5. Organizon dhe delegon tek stafi, të gjitha kërkesat lidhur me pajisjet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, programet dhe sistemet në përdorim dhe siguron përgjigjen ndaj tyre sa më shpejt të jetë e mundur duke i dhënë prioritet incidenteve dhe kërkesave që prekin shërbimet më kritike;Organizon dhe monitoron punën për dhënien e nivelit të parë të ndihmës për të gjitha pajisjet elektronike në përdorim të institucionit (kompjutera, printera, scanera, sistemi i fonisë, sistemi i telefonisë, fotokopjeve, UPS);
  6. Menaxhon, organizon dhe monitoron proçesin e konfigurimit dhe instalimit të specializuar për përdoruesit, për mail-in, programet dhe sistemet e tjera elektronike në përdorim si dhe monitoron komunikimin elektronik me përdoruesit e tyre, të cilët hasin vështirësi në zgjidhje;
  7. Menaxhon procesin e përmirësimit të infrastrukturës hardëare, kur është e mundur;
  8. Koordinon punën për instruktimin e stafit të Institucionit për zgjidhjen e problemeve teknike, përdorimin e pajisjeve, programeve dhe sistemeve, siguron udhëzues përdorimi, manuale teknike dhe dokumente të tjerë për kërkime dhe implementime zgjidhjesh duke ruajtur konfidencialitetin e sistemeve, bazave të të dhënave dhe gjithë informacioneve të tjera të trajtuara nga institucioni;
  9. Vlerëson kërkesat teknike dhe asiston në përgatitjen e termave të referencës për informatizimin e mëtejshëm të Institucionit, në mbledhjen, organizimin e problemeve dhe zgjidhjet përkatëse, dokumentimin e tyre për t’u përdorur si referencë nga sektorët e tjerë.
  10. Asiston dhe trajnon stafin e insitucionit për mjetet e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) si dhe zgjidhe problemet teknikë te stafit;
  11. Detyrat kryesore të këtij sektori janë:
  12. identifikon dhe mban kontakte të vazhdueshme me të gjitha agjënsitë që kanë potencialin donator apo partner të mundshëm në projektet e Bashkisë;
  13. realizon monitorimin e projekteve dhe përgatit raporte vlerësuese të realizimit të objektivave të tyre;
  14. realizon informimin e të gjithë donatorëve të identifikuar lidhur me projektet e përgatitura dhe të sensibilizohen ata lidhur me rëndësinë e tyre;
  15. koordinon projekte të përbashkëta të Bashkisë me komunitetin, OJF-të, grupet, shtresat e qytetit, të cilat marrin pjesë si donator apo si këshillues në këto projekt;
  16. vendos dhe mban kontakte të vazhdueshme në grup për arritjen e rezultateve të kërkuara;
  17. mundëson implementimin e ideve dhe mënyrave të reja të komunikimit për një përfshirje sa me të madhe të donatorve, si një domosdoshmër për realizimin e projekteve;
  18. perditeson informacionin per publikun e gjere nepermjet programit te transparences;
  19. kordionon dhe delagon punën për garatimin e së drejtës së njoftimit e të konsultimit publik;
  20. është strukture përgjegjëse për realizimin e transparencës dhe llogaridhenie e bashkisë nëpërmjet zbatimit të politikavë kombëtare dhe të Bashkimit Europian;
  21. ka në fokusin e saj hartimin e politikave te zhvillimit në përputhje dhe zgjerim te strategjise së zhvillimit të qytetit;
  22. koordinon hartimin e politikave te zhvillimit, përthyerjen e tyre ne programe, detajimin e programeve në projekte, si dhe do të ndjeke integrimine tyre ne mënyre strategjike;
  23. garanton pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit që kanë të bëjnë me nisma në kuadër të procesit të integrimit;
  24. menaxhon webin dhe rrjetet sociale te bashkisë;
  25. ndjek dhe paraqet për publikim të gjitha aktivitete që zhvillohen në të gjitha drejtoritë dhe njesitë administrative të bashkisë lezhë;
  26. merr masa për publikimin e aktiviteteve të bashkisë;
  27. kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhezime përkatese.

 

43.2 Sektori i Evropes, Ndihmes së Huaj, Diaspores dhe Migracionit

 

  1. Është strukture është përgjegjëse për bashkërendimin dhe mbështetjen e strukturave administrative të Bashkisë Lezhës për zbatimin e politikave, të legjislacionit, procedurave dhe të shërbimeve të lidhura apo që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian në nivel vendor në marrëdhënie me strukturat e qeverisjes qendrore përgjegjëse për integrimin europian dhe proceset përbërëse të tij.
  2. Është strukture përgjegjëse të përgatisë, koordinojë, monitorojë, vlerësojë dhe informojë mbi nismat dhe programet e asistencës së Bashkimit Evropian, për procesin e integrimit europian në nivel vendor, me qëllim arritjen e objektivave të saj strategjikë dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.
  3. Është strukture përgjegjëse për nxitjen e organizimeve, brenda dhe jashtë vendit, për mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm e forcimin e marrëdhënieve me diasporën dhe emigrantët shqiptarë, dhënien e ndihmës e të informacionit për çështje që lidhen me fitimin e shtetësisë shqiptare, dhënien e ndihmës e të informacionit për të interesuarit nga diaspora dhe migracioni.

 

  1. Detyrat kryesore të këtij sektori janë:
  2. realizon detyrat në përputhje me politikat e institucionit, me standardet administrative dhe procedurat teknike, duke patur në konsideratë praktikat më të mira profesionale;
  3. mundëson konsultimin e drejtorive të Bashkisë, lidhur me procesin e raportimit për procedura që rrjedhin nga procesi i integrimit në Bashkimi Evropian në nivel vendor;
  4. mbikëqyr dhe zbaton detyrat e dala si rezultat i përgatitjes, monitorimit, vlerësimit dhe informimit në kuadër të procesit të integrimit evropian në nivel vendor;
  5. menaxhon çështjet që lidhen me bashkërendimin dhe mbështetjen e strukturave administrative të bashkisë për zbatimin e politikave, të legjislacionit, procedurave dhe të shërbimeve të lidhura apo që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian, në nivel vendor;
  6. garanton pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, që kanë të bëjnë me nisma në kuadër të procesit të integrimit;
  7. mbikëqyr dhe koordinon procesin e hartimit të raporteve të kërkuara nga Ministritë e linjës, lidhur me përmbushjen e kritereve dhe të standardeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian dhe/ose zbatimit të asistencës së BE-së, për funksionet e veta apo të deleguara të Bashkisë;
  8. administron dhe publikon informacionin rreth Bashkimit Evropian dhe procesit të integrimit europian të Republikës së Shqipërisë, në faqen zyrtare të Institucionit;
  9. organizon aktivitete informuese dhe promovuese mbi programet dhe projektet e Bashkimit Evropian, me mbikëqyrjen dhe mbështetjen e strukturave të Koordinatorit Kombëtar të Instrumentit të Parazgjerimit (NIPAC);
  10. organizon dhe drejton aktivitete e bashkisë, me qellim progrmamimin dhe zbatimin me eiçencë të asistencës të Bashkimit Europian në nivel vendor;
  11. siguron një process konsultimi intensive me të gjitha strukturat e brendshme të bashkisë dhe ato vendimarrëse për përcaktimin e listës së projekteve prioritet për financim nga donatoret;
  12. siguron që i gjithë informacioni lidhur me zbatimin e projekteve të financuar nga Bashkimi Europian, përfshire raportet e progresit, raportet finale;
  13. përgadite dhe shperndanë informacionin mbi projektet e financuar nga programet e asistencës së BE-së dhe donatoret e tjerë ku perfituesë eshtë Bashkia;
  14. përgadite projeke-marrveshje dhe protokolle të ndryshme rreth bisedimeve që bëhen më deligacione të huaja;
  15. nxit organizime, brenda dhe jashtë vendit, për mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm e forcimin e marrëdhënieve me diasporën dhe emigrantët shqiptarë;
  16. jep ndihme dhe informacion për të interesuarit nga diaspora dhe migracioni, për legjislacionin shqiptar në fushën e investimeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për çështjet e investimeve;
  17. koordinon dhe bashkerendon punen me ministrinë përgjegjëse punët e brendshme, për punët e jashtme dhe për diasporën, për garantimin e dhënies së ndihmës e të informacionit për çështjet që lidhen me diasporën dhe migracionin;
  18. kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhezime përkatese.

OBJEKTIVAT E DREJTORISE

• Të hartojë strategji për zhvillimin afatshkurtër e afatmesëm në territorin e qytetit, në përputhje me strategjitë kombëtare të zhvillimit dhe në bashkëpunim me drejtoritë e sektorët e tjere në aparat

Kliko ketu per te pare listen e plote e strategjive te hartuara nga Bashkia Lezhe – View web

• Të monitorojë realizimin e detyrave për implementimin e planëve dhe strategjive të zhvillimit

 

• Të përpilojë dhe hartojë indikatorët e zhvillimit të territorit, duke grumbulluar të dhënat e nevojshme dhe mbi bazën e tyre, në bashkëpunim me sektorë e drejtori të aparatit e institucioneve, të bëjë përgjithësimet e nevojshme dhe të përcaktojë drejtimet e zhvillimit

 

• Të ndjekë çështjet e infrastrukturës në territor, duke bashkëpunuar me drejtori e sektorë të aparatit, si me Drejtorinë e Urbanistikës, Shërbimeve Publike, Drejtorinë Juridike dhe Prokurimeve Publike, për planifikimin dhe nderhyrjet me investime, për përmiresimin e tyre etj.

• Te publikoje ne te gjitha format aktivitetet e Bashkise duke respektuar ligjin

 

Organizatat Civile në Lezhë – Shkarko PDF

Copyright © 2024 — All rights reserved.