Drejtoria e Shërbimeve Publike, Infrastrukturës, Transportit dhe Mjedisit
Drejtor: Elton ZEFI
1. Misioni i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Infrastrukturës, Transportit dhe Mjediset, është përgjegjëse për mirëadministrimin e çështjeve që lidhen me identifikimin, analizimin dhe hartimin e politikave të punëve publike për shërbimet e infrastrukturës, menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve, strehimit dhe shërbimit social, transportit dhe shërbimeve të ofruara nga ndërmarrjet e qendrat sociale/kulturore në varësi të Bashkisë Lezhë.
2. Drejtoria realizon përgatitjen e strategjive për politikat mbi bazën e të cilave do të bazohet programimi, planifikimi dhe implementimi i investimeve në veprat e infrastrukturës, shërbimet publike dhe ato sociale në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparences.
3. Është strukturë përgjegjëse për mirëadministrimin e çështjeve që lidhen me kontrollin e realizimit të projekteve të shërbimeve publike, infrastrukturës rrugore, mirëmbajtjen e godinave të arsimit, strehimit dhe shërbimit social, në pronësi dhe në administrim të Bashkisë Lezhë me cilësi dhe në përputhje me dokumentat strategjike të bashkisë, duke siguruar zgjidhje afatgjatë, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.
4. Është strukturë përgjegjëse për garantimin e ofrimeve dhe shërbimeve publike cilësore për përmirësimin jetesës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit, rritjen e efiçencës dhe efektivitetit të shërbimeve publike, nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të teknologjisë si dhe zgjerimit të zonës së shërbimit, si dhe rritjen e transparencës në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike.
- Detyrat kryesore të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Infrastrukturës, Transportit dhe Mjedisit janë:
1. Menaxhon planet strategjike në përputhje me objektivat kryesore të punës, duke synuar realizimin në kohë të planeve të cilat sigurojnë përmirësimin dhe zhvillimin e shërbimeve në të gjithë territorin e Lezhës;
2. Planifikon, menaxhon punën dhe burimet e tjera të vëna në dispozicion për realizimin në kohë dhe me efektivitet të proçesit të punës;
3. Aplikon politika të vlerësimit të prioriteteve të institucionit në çështjet e infrastrukturës, të trajtimit të mbetjeve, transportit të shërbimeve të ofruara ;
4. Mbikqyr dhe koordinon veprimtarinë e zhvillimit dhe të menaxhimit të politikave dhe të planifikimit për sektorët e shërbimeve, transportit, mbetjeve, si dhe të shërbimeve të ofruara;
5. Identifikon mundësitë e ideimit dhe organizimit të punëve publike, duke u mbështetur në strategjitë, politikat për zhvillim dhe nevojat që paraqiten;
6. Mbikqyr dhe koordinon procesin e përmirësimit të proçedurave, me qëllimin për të ofruar cilësi të lartë të shërbimit ndaj qytetarëve dhe zgjidhje të shpejtë të kërkesave për shërbime apo informacione;
7. Kryen studime dhe propozime për reforma që sigurojnë përmirësimin e infrastrukturës, cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe zgjerimin e rrjetit të këtyre shërbimeve në territorin e bashkisë;
8. Gjykon brenda kuadrit të politikave përkatëse dhe gjen zgjidhjen për problematika të ndryshme në fushat që mbulon;
9. Është strukturë përgjegjëse për ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor, shëndetesor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese dhe promovuese në nivele vendore të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit publike, sipas mënyres së përcaktuar me ligj;
10. Është strukturë përgjegjëse për ndërtimin, rehabilitimin dhe mirmbajtjen e rrugëve vendore, të trotuarve dhe shesheve publike;
11. Është strukturë përgjegjëse për mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytja e zonave të banuara;
12. Është strukturë përgjegjëse për ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitare me përjashtim të shkollave profesionale;
13. Është strukturë përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja akustike, ekologjike dhe mbetjeve ;
14. Është strukturë përgjegjëse për menaxhimin e integruar të mbetjeve, për territorin që ka nën juridiksion në përputhje me planin kombëtar dhe planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbetjeve;
15. Është strukturë përgjegjëse për përckatimin e metodatave dhe teknologjive që përdoren ose do të përdoren për largimin publik të mbeturinave;
16. Punon për thellimin e bashkëpunimit midis sektorit publik dhe privat për administrimin e mbetjeve;
17. Përcakton rregullat për lëvizshmërinë e përdoruesve të mjeteve të transportit me përparësi mjetet e transportit publik, të përdoruesve të biçikletave dhe këmbësore në rruget nën administrim të Bashksë Lezhë, me qëllim rritjen e sigurisë së qarkullimit dhe uljen e ndotjes;
18. Vendos sinjalistikën rrugore përkatëse në rrugët nën administrim të Bashkisë Lezhë sipas përcaktimeve ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor;
19. Është përgjegjëse për mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake;
20. Është strukture përgjegjëse për ndriçimin e mjediseve publike;
21. Është strukturë përgjegjëse për transportin publik;
22. Është strukturë përgjegjëse për shërbimet e dekorit publik;
23. Është strukturë përgjegjëse për ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit publike të varrimit;
24. Është strukturë përgjegjëse për parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbërta publike;
25. Është strukturë përgjegjëse për rikonstruksione rruge dhe të shesheve urbane në administrim të bashkisë;
26. Është strukturë përgjegjese për mirëmbajtjen e rrugëve dhe shesheve urbane;
27. Bazuar në buxhetin vjetor, realizon proçedurat për zbatimin e tij, ndjek dhe monitoron realizimin e shërbimeve dhe të investimeve në infrastrukturë në terren;
28. Bën raportime periodike për realizimin e buxhetit në perputhje me dispozitat ligjore;
29. Koordinon punën me operatorët, sipërmarrësit, ndërmarrjet e varësisë dhe njësitë administrative për realizimin e shërbimeve cilësore;
30. Ndjek procedurat deri në dërgimin për likuidim të situacioneve dhe faturave tek drejtoria e financës;
31. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhëra apo udhëzime përkatëse;
- Sektori i Punëve Publike, Transportit, Infrastrukturës dhe Mjedisit
1. Është strukturë përgjegjëse për mirëadministrimin e çështjeve që lidhen me kontrollin e realizimit të projekteve të shërbimeve publike, infrastrukturën rrugore, mirëmbajtjen e godinave të arsimit, strehimin dhe shërbimin social në pronësi dhe në administrim të Bashkisë Lezhë, me cilësi dhe në përputhje me dokumentat strategjike të bashkisë, duke siguruar zgjidhje afatgjate, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.
2. Është strukturë përgjegjëse për garantimin e ofrimeve e shërbimeve publike cilësore për përmirësimin jetesës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit, rritjen e efiçencës dhe efektivitetit të shërbimeve publike, nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të teknologjisë si dhe zgjerimit të zonës së shërbimit, si dhe rritjen e transparencës në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike.
Detyrat kryesore të këtij sektori janë:
1. Menaxhon planet strategjike në përputhje me objektivat kryesore të punës, duke synuar realizimin në kohë të planeve të cilat sigurojnë përmirësimin dhe zhvillimin e shërbimeve në të gjithë territorin e Lezhës;
2. Planifikon, menaxhon punën dhe burimet e tjera të vëna në dispozicion për realizimin në kohë dhe me efektivitet të proçesit të punës;
3. Aplikon politika të vlerësimit të prioriteteve të institucionit në çështjet e infrastrukturës, transportit për shërbimeve të ofruara ;
4. Mbikqyr dhe koordinon veprimtarinë e zhvillimit dhe të menaxhimit të politikave dhe të planifikimit për sektorët e shërbimeve, transportit dhe të shërbimeve të ofruara;
5. Identifikon mundësitë e ideimit dhe organizimit të punëve publike, duke u mbështetur në strategjitë, politikat për zhvillim dhe nevojat që paraqiten;
6. Mbikqyr dhe koordinon procesin e përmirësimit të proçedurave, me qëllimin për të ofruar cilësi të lartë të shërbimit ndaj qytetarëve dhe zgjidhje të shpejtë të kërkesave për shërbime apo informacione;
7. Kryen studime dhe propozime për reforma që sigurojnë përmirësimin e infrastrukturës, cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe zgjerimin e rrjetit të këtyre shërbimeve në territorin e bashkisë;
8. Gjykon brenda kuadrit të politikave përkatëse e gjen zgjidhjen për problematika të ndryshme në fushat që mbulon;
9. Është strukturë përgjegjëse për ndërtimin, rehabilitimin dhe mirmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetesor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit publik, sipas mënyrës së percaktuar me ligj;
10. Është strukturë përgjegjëse për ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimin rrugor të trotuarve dhe shesheve publike vendore;
11. Është strukturë përgjegjëse për ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar me përjashtim të shkollave profesionale;
12. Është strukturë përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja akustike ekologjike dhe e mbetjeve toksike;
13. Përcakton rregullat për lëvizshmërinë e përdoruesve të mjeteve të transportit me përparësi mjetet e transportit publik, të përdoruesve të biçikletave dhe këmbësoret në rruget nën administrim të Bashksië Lezhë, me qëllim rritjen e sigurisë së qarkullimit dhe uljen e ndotjes;
14. Vendos sinjalistikën rrugore përkatëse në rrugët nën administrim të Bashkisë Lezhë sipas përcaktimeve ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor;
15. Është strukturë përgjegjëse për transportin publik;
16. Është strukturë përgjegjëse për ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit publike të varrimit;
17. Është strukturë përgjegjëse për rikonstruksionin e rrugëve dhe shesheve në administrim ose pronësi të bashkisë;
18. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhëra apo udhëzime përkatëse.
- Sektori i Shërbimeve Publike, Mbikëqyrjes së Sipërmarrjeve të Pastrimit dhe Gjelbërimit
1. Është strukturë përgjegjëse për mirëadministrimin e shërbimeve publike në fushën e pastrimit dhe përgjigjet për mbikëqyrjen e sipërmarrjeve të pastrimit dhe gjelbërimit në Bashkinë Lezhë duke synuar arritjen e objektivave në kohë sa më të shpejtë, me kosto efektive dhe sipas standardeve të kërkuara, me qëllim arritjen e objektivave të saj strategjikë dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.
Detyrat kryesore të këtij sektori janë:
1. Menaxhon planet strategjike në përputhje me objektivat kryesore të punës, duke synuar realizimin në kohë të planeve të cilat sigurojnë përmirësimin dhe zhvillimin e shërbimeve publike dhe pastrimin në të gjithë territorin e Lezhës;
2. Planifikon, menaxhon punën dhe burimet e tjera të vëna në dispozicion për realizimin në kohë dhe me efektivitet të proçesit të punës;
3. Aplikon politika të vlerësimit të prioriteteve të institucionit në çështjet të trajtimit të mbetjeve urbane dhe bashkëpunimit me sipërmarrjet e pastrimit;
4. Mbikqyr dhe koordinon veprimtarinë e zhvillimit dhe të menaxhimit të politikave dhe të planifikimit për sektorët mbetjeve urbane;
5. Kryen kontrolle periodike në lidhje me zbatimin e kushteve të kontratave të shërbimeve të grumbullimit, transportit dhe depozitimit të mbetjeve urbane;
6. Verifikon të dhënat mbi standartet e shërbimeve edhe evidenton rastet kur ka shkelje të këtyre standarteve;
7. Kryen shpërndarjen dhe rishpërndarjen e kontenierëve dhe propozon ndryshimet e nevojshme në planin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta dhe atyre për varrezat publike;
8. Kryen studime dhe bën propozime për reforma që sigurojnë përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe zgjerimin e rrjetit të këtyre shërbimeve në territorin e bashkisë;
9. Gjykon brenda kuadrit të politikave përkatëse dhe gjen zgjidhjen për problematika të ndryshme në fushat që mbulon;
10. Është strukturë përgjegjëse për mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytja e zonave të banuara;
11. Është strukturë përgjegjëse për menaxhimin e integruar të mbetjeve për territorin që ka nën juridiksion, në përputhje me planin kombëtar dhe planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbetjeve;
12. Është strukturë përgjegjëse për përckatimin e metodatave dhe teknologjive që përdoren ose do të përdoren për largimin publik të mbeturinave;
13. Punon për thellimin e bashkëpunimit midis sektorit publik dhe privat për administrimin e mbetjeve;
14. Është strukturë përgjegjëse për parqet, lulishtet dhe hapësirat e e gjelbërta publike;
15. Është strukturë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve dhe shesheve urbane;
16. Bën raportime periodike për realizimin e buxhetit në përputhje me dispozitat ligjore;
17. Koordinon punën me operatorët, sipërmarrësit, ndërmarrjet e varësisë dhe njësitë administrative për realizimin e shërbimeve cilësore;
18. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhëra apo udhëzime përkatëse;
Lloji i dokumentit të ofruar | Afati i marrjes | Ofrohet nga: | Pagesa |
---|---|---|---|
LICENCË TRANSPORTI RRUGOR UDHËTARËSH, RRETHQYTETASE | 1 MUAJ | D.SH.P. Bashki | 40 000 ALL |
LICENCË TRANSPORTI RRUGOR UDHETARËSH, E SPECIALIZUAR | 1 MUAJ | D.SH.P. Bashki | 20 000 ALL |
LICENCË TRANSPORTI RRUGOR MALLRASH, PËR TË TRETË | 1 MUAJ | D.SH.P. Bashki | 40 000 ALL |
ÇERTIFIKATË TRANSPORTI RRUGOR UDHËTARËSH, RRETHQYTETASE | 5 DITË | D.SH.P. Bashki | 1 500 ALL |
ÇERTIFIKATË TRANSPORTI RRUGOR UDHËTARËSH, E SPECIALIZUAR | 5 DITË | D.SH.P. Bashki | 1 500 ALL |
ÇERTIFIKATË TRANSPORTI RRUGOR MALLRASH PËR TË TRETË | 5 DITË | D.SH.P. Bashki | 100 ALL/ton |
ÇERTIFIKATË TRANSPORTI RRUGOR MALLRASH PËR LLOGARI TË VET | 5 DITË | D.SH.P. Bashki | 100 ALL/ton |
ÇERTIFIKATË TRANSPORTI RRUGOR UDHËTARESH PËR LLOGARI TË VET | 5 DITË | D.SH.P. Bashki | 1 500 ALL |
- Informacion Ligjor
Në kuadër të informimit:
Baza ligjore: Ligji nr. 139/2015 “ Për Vetqeverisjen vendore ”,
Neni 23
Funksionet e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike
Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, bashkitë janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për:
1. Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm;
2. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura;
3. Mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e banuara;
4. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike vendore;
5. Ndriçimin e mjediseve publike;
6. Transportin publik vendor;
7. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit publik të varrimit;
8. Shërbimin e dekorit publik;
9. Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike;
10. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.
11. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale;
12. Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe;
13. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit
Neni 33
Instrumentet për administrimin e shërbimeve publike
1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore sigurojnë dhënien e shërbimeve publike, nëpërmjet një ose më shumë instrumenteve të mëposhtme:
a) Njësive organizative të veta, që janë pjesë e strukturës administrative të njësisë vendore;
b) Ndërmarrjeve për shërbimet publike, sipas legjislacionit në fuqi;
c) Kontraktimit të dhënies së shërbimeve me palë të treta;
ç) Përdorimit të instrumenteve të përshtatshme të partneritetit publik dhe privat, sipas legjislacionit në fuqi;
d) Krijimit të shoqërive tregtare në pronësi apo bashkëpronësi të njësisë vendore, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Në çdo rast, pavarësisht nga instrumenti i përzgjedhur, njësia vendore do të jetë përgjegjëse për:
a) Hartimin dhe vendosjen e një sistemi administrimi të performancës së shërbimit, bazuar mbi standarde vendore dhe/ose standarde minimale kombëtare;
b) Hartimin dhe vendosjen e një sistemi treguesish, përfshirë edhe aspektin gjinor për matjen e performancës;
c) Krijimin e një njësie të posaçme në strukturën e njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila do të jetë përgjegjëse për prezantimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e performancës e të shërbimit, përfshirë edhe aspektin gjinor.
3. Njësia e vetëqeverisjes vendore mund të ofrojë mbështetje financiare për ndërmarrjet bashkiake për shërbimet publike dhe/ose për shoqëritë tregtare me kapital të njësisë së vetëqeverisjes vendore, fusha e veprimit të së cilës lidhet me dhënien e një shërbimi publik që është përgjegjësi e kësaj njësie.
Ligji nr 10643 date 22.09.2011 “Per Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve “ I ndryshuar;
Ligji nr 9643 date 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” I ndryshuar;
- Grumbullimi, transporti, depozitimi dhe trajtimi i mbetjeve urbane në zonen I, zonen II dhe zonen III, të Bashkisë Lezhë
Ky shërbim ofrohet nëpërmjet sipërmarrjes private me operatorët e shpallur fitues pas procedurave të prokurimit publik. Tarifa e këtij shërbimi për subjektet private dhe familjare është e përcaktuar dhe miratuar në paketën fiskale 2019 . Mbulohet me këtë shërbim 89 % e territorit të Bashkisë Lezhë.
Zona e I-rë, Lezhë & Shëngjin:
Njësia administrative | Nr. | Fshat/Qytet | Popullsia Viti bazë RGJC | Viti bazë | Viti I | Viti II | Viti III | Viti IV | Viti V |
Lezhë |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| 1 | Skënderbej | 5,985 | 4,190 | 4,210 | 4,231 | 4,253 | 4,274 | 4,295 |
| 2 | Shehër | 617 | 432 | 434 | 436 | 438 | 441 | 443 |
| 3 | Kodër Marlekaj | 1,497 | 1,048 | 1,053 | 1,058 | 1,064 | 1,069 | 1,074 |
| 4 | Nënë Tereza | 3,478 | 2,435 | 2,447 | 2,459 | 2,471 | 2,484 | 2,496 |
| 5 | SMT | 1,653 | 1,157 | 1,163 | 1,169 | 1,175 | 1,180 | 1,186 |
| 6 | Gurra | 3,874 | 2,712 | 2,725 | 2,739 | 2,753 | 2,766 | 2,780 |
| 7 | Besëlidhja | 10,649 | 7,454 | 7,492 | 7,529 | 7,567 | 7,605 | 7,643 |
| 8 | Lagjja Spitali | 1,749 | 1,224 | 1,230 | 1,237 | 1,243 | 1,249 | 1,255 |
| 9 | Lalm i Ri | 625 | 438 | 440 | 442 | 444 | 446 | 449 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| Lezhë | 30,127 | 21,089 | 21,194 | 21,300 | 21,407 | 21,514 | 21,621 |
Shëngjin |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| 10 | Shëngjin | 4,410 | 3,087 | 3,102 | 3,118 | 3,134 | 3,149 | 3,165 |
| 11 | Ishull Lezhë | 3,472 | 2,430 | 2,443 | 2,455 | 2,467 | 2,479 | 2,492 |
| 12 | Ishull Shëngjin | 3,710 | 2,597 | 2,610 | 2,623 | 2,636 | 2,649 | 2,663 |
| 13 | Mali Shëngjin | 197 | 138 | 139 | 139 | 140 | 141 | 141 |
| 14 | Mali Rencit | 30 | 21 | 21 | 21 | 21 | 21 | 22 |
| 15 | Kodër Mulliri | 181 | 127 | 127 | 128 | 129 | 129 | 130 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| Shëngjin | 12,000 | 8,400 | 8,442 | 8,484 | 8,527 | 8,569 | 8,612 |
|
| Zona I | 42,127 | 29,489 | 29,636 | 29,785 | 29,933 | 30,083 | 30,234 |
Zona e II-të, Kolsh, Zejmen & Shënkoll:
Itinerari I- Zona II | NR | VB | Grumb. Km | Sasia t/rrugë (1/2 jave) | Nr. Pikave me 1+1 kont | Nr. Pikave 2+1 | Nr. Pikave 3+1 | Nr. Total I kont Ricik | Nr. Total i Pikave |
Hyrja | 1 | Manati | 4 | 2 | 0 | 6 | 6 | ||
2 | Tresh | 2 | 2 | 2 | 6 | 6 | |||
3 | Spiten | 4 | 0 | 1 | 5 | 5 | |||
4 | Markatomaj | 6 | 0 | 0 | 6 | 6 | |||
5 | Zejmen | 3 | 2 | 0 | 5 | 5 | |||
6 | Pllanë | 0 | 1 | 0 | 1 | 1 | |||
7 | Shënkoll | 10 | 5 | 2 | 17 | 17 | |||
8 | Rrilë | 8 | 2 | 0 | 10 | 10 | |||
9 | Barbullojë | 7 | 0 | 0 | 7 | 7 | |||
Dalje | 10 | Autostrada | 17 | 0 | 0 | 17 | 17 | ||
Shuma | 30,45 | 6.0 | 61 | 14 | 5 | 80 | 80 |
Zona e III-të:
Zona II Njesite Admin | Nr. Popullsise | Popullsia e llogaritur (-30% RGJC) (2016) | Popullsia 2017 | Popullsia 2018 | Popullsia 2019 | Popullsia 2020 |
2016 | 2017 | 2018 | 2019 | 2020 | ||
Balldre | 10900 | 7630 | 7668 | 7706 | 7745 | 7784 |
Kallmet | 7000 | 4900 | 4925 | 4949 | 4974 | 4999 |
Dajç | 7047 | 4933 | 4958 | 4982 | 5007 | 5032 |
Blinisht | 5486 | 3840 | 3859 | 3879 | 3898 | 3918 |
Ungrej | 3200 | 2240 | 2251 | 2262 | 2274 | 2285 |
Zona II | 33 633 | 23543 | 23661 | 23779 | 23898 | 24018 |
- Administrimi dhe shërbimi i mirëmbajtjes së sipërfaqes së varrezave publike Grykë Zezë, shërbimit publik të varrimit, dhe mirëmbajtjes së varrezave të dëshmorëve të qytetit Lezhë
Shërbimi ofrohet me sipërmarrje private me operatorin ekonomik të kontraktuar pas procedures së prokurimit publik. Tarifa e shërbimit është e përcaktuar, miratuar në paketën fiskale të Bashkisë Lezhë.
Shërbimet që kryhen:
1. Mirëmbajtje të sipërfaqeve të luleve (plehërim, vaditje etj)
2. Mirëmbajtje në sipërfaqet e barit të kultivuar (kositje, vaditje, pastrime, krehje).
3. Punime me bel (I-re dhe II-te) në sipërfaqe të barit të kultivuar, sipërfaqet e luleve dhe bimësise dekorative shkurre.
4. Pastrim dhe kositje e sipërfaqeve të barit natyral dhe të kultivuar.
5. Krasitje e bimësisë dekorative shkurre.
6. Plehërim, vaditje bari dhe e bimësisë dekorative.
7. Pastrim dhe mirëmbajtje e sipërfaqeve inerte, rrugë e sheshe, sipërfaqe me varre dhe sipërfaqe të lira për varre.
8. Mirëmbajtje e bordurave, ndërtesave, rrethimit të varrezave publike dhe dëshmoreve etj.
9. Sipërfaqe totale e shërbimit: 17 024 m2 .
10. Shërbimi i mirëmbajtjes së sipërfaqeve të varrezave publike në njësitë administrative kryhet nga këto te fundit.
- Shërbimi i mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta në territorin e Bashkisë Lezhë
Shërbimi i gjelbërimit është i shpërndarë në 18 zona të gjelbëruara, në te gjitha lagjet e qytetit, sipas skicave që do i bashkëngjiten dokumentacionit të operatorit sipërmarrës të këtij shërbimi, me një sipërfaqe totale 119 000 m2
Kjo shpërndarje ka këtë konfigurim:
Zona nr. 1: Sipërfaqja e gjelbërimit të Lagjes “Skënderbeg-Ushqimore“, me sipërfaqe totale 3350 m2, në të cilën janë: sipërfaqe me lule 50 m2, bar i kultivuar 1200 m2, bar natyral 800 m2, inerte 300 m2,- ka një bimësi të tillë:
a. Drurë dekorativ 31 copë:
b. Shkurre dekorative 160 rrënjë:
c. Bordura të gjelbërta 22 ml:
Zona nr. 2: Sipërfaqja e gjelbërimit e parkut qendror + memoriali + Gjendja Civile . Siperfaqja totale 12216 m2 ,sipërfaqe lule 200 m2, sipërfaqe bar i kultivuar 5016 m2, sipërfaqe bar natyral 6000 m2, sipërfaqe inserte 1000 m2, drurë 100 cope, shkurre 33 copë , bordurë e gjelbëruar 82 ml, stola 16 copë .
Zona Nr. 3: Siërfaqe e gjelbërimit – Qendër qyteti. Sipërfaqe totale 5934 m2, sipërfaqe lule 300 m2 , sipërfaqe bar i kultivuar 3934 m2, sipërfaqe bar natyral 200 m2 , sipërfaqe inerte 1500 m2, drurë 30 copë, shkurre 41 copë, bordurë e gjelbëruar 180 m2, stola 48 copë.
Zona Nr. 4: Sipërfaqe e gjelbërimit bregut të drinit në të dy anët nga 15 m Thertore – Ura e Cenit . Sipërfaqe totale 30000 m2, sipërfaqe bar i kultivuar 9750, sipërfaqe bar natyral 10500, sipërfaqe inerte 9750, drurë copë 390, shkurre 220 copë, stola 30 copë.
Zona Nr. 5: Sipërfaqe bregu i Drinit Ura e Cenit Sipërfaqe totale 30000 m2, sipërfaqe bar i kultivuar 9750 m2, sipërfaqe bar natyral 10500 m2, sipërfaqe inerte 9750 m2, drurë 386 cope, shkurre 200 cope, stola 30 copë.
Zona Nr.6: Sipërfaqja e gjelbërimit Ura e re – Ura e Cenit. Sipërfaqe totale 6000 m2, sipërfaqe me lule 100 m2, sipërfaqe bar i kultivuar 2100 m2, sipërfaqe bar natyral 800 m2, sipërfaqe inerte 3000 m2, drurë 50 copë, shkurre 100 copë, bordurë e gjelbëruar 432 ml, stola 34 copë.
Zona Nr. 7: Sipërfaqja e gjelbërimit – blloku i turizmit + blloku i 11 janarit . Sipërfaqe totale 7600 m2, sipërfaqe me lule 200 m2, sipërfaqe bar i kultivuar 3500 m2, sipërfaqe bar natyral 1900 m2, sipërfaqe inerte 2000 m2, drurë 160 copë, shkurre 220 copë, bordurë e gjelbëruar 680 ml, stola 46 copë.
Zona Nr. 8: Sipërfaqja e gjelbërimit – blloku i banimit rreth xhamisë. Sipërfaqe totale 2000 m2, sipërfaqe bar natyral 2000 m2, drurë copë 46, shkurre 12 copë, stola 4 copë.
Zona Nr. 9: Sipërfaqe e gjelbërimit, blloku banimit katedrale – kufizimi i gurrave. Sipërfaqe totale 4100 m2 , sipërfaqe bar i kultivuar 2000 m2, sipërfaqe bari natyral 2100 m2, drurë 20 copë, shkurre 40 copë, bordurë e gjelbëruar 12 ml, stola 4 copë.
Zona Nr. 10: Sipërfaqe gjelbërimi, shëtitore Gjergj Fishta, dy anët deri tek varrezat e dëshmorëve. Sipërfaqe totale 3000 m2, sipërfaqe e barit natyral 3000 m2, drurë 45 copë, shkurre 260 copë, bordurë e gjelbëruar 660 ml.
Zona Nr.11: Sipërfaqe e gjelbërimit Blloku i banimit Gurra. Sipërfaqe totale 6500 m2, sipërfaqe e barit natyral 6500 m2, drurë 40 copë, shkurre 60 copë, stola 12 copë.
Zona Nr.12: Sipërfaqe e gjelbërimit poshtë Telekomit Bllokut Gjergj Fishta . Sipërfaqe totale 3000 m2, sipërfaqe me lule 200 m2, sipërfaqe bar i kultivuar 1400 m2, sipërfaqe bar natyral 800 m2, sipërfaqe inerte 600 m2, drurë 102 copë, shkurre 230 copë, bordurë e gjelbëruar 640 ml, stola 42 copë.
Zona Nr.13: Sipërfaqe e gjelbërimit blloku i banimit Nënë Tereza deri tek Rotonda. Sipërfaqe totale 500 m2, sipërfaqe bar i kultivuar 400 m2, sipërfaqe inerte 100 m2, drurë 5 copë, shkurre 9 copë, bordurë e gjelbëruar 48 ml.
Zona Nr .14: Gjelbërimi rrugor i qytetit. Drurë dekorativ 956 copë. Numri total i drurëve, 956 copë.
Zona Nr .15: Sipërfaqe e gjelberuar ne mjediset e shkollave te mesme. Sipërfaqe totale 2000 m2, sipërfaqe lule 50 m2, sipërfaqe bar i kultivuar 950 m2, sipërfaqe bar natyral 1000 m2, drurë 70 copë, shkurre 62 copë, stola 20 copë.
Zona Nr. 16: Sipërfaqe e gjelbëruar në mjedisin e Shkollës Gjergj Fishta. Sipërfaqe totale 800 m2, sipërfaqe bar natyral 800 m2, drurë 25 copë, shkurre 42 copë, bordurë e gjelbëruar 55 ml, stola 12 copë.
Zona Nr .17: Sipërfaqe e gjelbërt në mjediset e Shkollës Gjergj Kastrioti. Sipërfaqe totale 1000 m2, sipërfaqe bar natyral 1000 m2, drurë 18 copë, shkurre 10 copë, bordurë e gjelbëruar 30 ml, stola 6 copë.
Shërbimi ofrohet me sipërmarrje private me operatorin ekonomik të kontraktuar pas procedures së prokurimit publik.
Tarifa e shërbimit është e përcaktuar, miratuar në paketën fiskale të Bashkisë Lezhë. Shërbimi i mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta në njësitë administrative kryhet nga keto të fundit.
- Administrimi, shërbimi i mirëmbajtjes së dekorit të qytetit Lezhë
Shërbimi ofrohet me sipërmarrje private me operatorin ekonomik të kontraktuar pas procedurës së prokurimit publik. Shërbimi i mirëmbajtjes së dekorit në njësitë administrative kryhet nga këto të fundit.
Shpërndarja e dekorit në qytetin e Lezhës është e realizuar sipas shtrirjes së rrugëve dhe shesheve të këtij qyteti, të organizuara në 16 objekte zbukuruese si më poshtë:
• Ura e vjetër obelisk, në këtë objekt do të vendosen 4 (katër) kompozime me elemente dekorative ndriçues të shoqëruar me shirit ndriçues si dhe me forma në shtyllat shoqëruese, me gjerësi rruge 6 ml.
• Rruga para memorialit “Skënderbeu”, do të shoqerohet me vendosjen e 2 (dy) kompozimeve me elemente dekorative ndriçues me rrjetë, si dhe me forma në shtyllat shoqëruese me gjerësi rruge 6 ml.
• Sheshi qendror i qytetit deri tek semafori, ky objekt do të shoqërohet me vendosjen e 200 ml shirit me rrjeta ndriçuese shoqëruese për në dalje të sheshit në drejtim të semaforit me dy elemente dekorative ndriçues me rrjetë zbukuruese si dhe me forma në shtyllat shoqëruese me gjerësi rruge 7 ml.
• Rotonto tek stacioni i autobusave do të shoqërohet me vendosjen e një piramide me shirit zbukurues në lartësinë 3 ml.
• Ura e re, për vetë rëndësinë që ka hyrja për në qytet, zbukurimi do të realizohet me 10 copë element dekorativ ndriçues, shoqëruar me shirit dhe me 20 globa zbukurues, si dhe me forma në shtyllat shoqëruese gjerësi rruge 7 ml.
• Semafor-ish kopështi i fëmijëve, ky objekt do të ketë në brendësi të tij dhe sheshin para obeliskut, prandaj do të ngarkohet me zbukurim si ndër qendrat e rëndësishme të qytetit me 6 copë element dekorativ ndriçues me rrjetë dhe 10 copë globa zbukurues, si dhe me forma në shtyllat shoqëruese.
• Sheshi tek obelisku, ky objekt në vetvete përfshin vendosjen e pemës së Krishtlindjeve e cila do të shoqërohet me 4 globa zbukurues.
• Shëtitorja “Gjergj Fishta” ish-kopshti deri tek varrezat e dëshmoreve, kjo shëtitore do të mbulohet me 12 copë element dekorativ ndriçues të shoqëruar me rrjete zbukuruese, si dhe me forma në shtyllat shoqëruese me gjerësi rruge 9 ml.
• Blloku i spitalit, duke patur parasysh vështirësinë e vendosjes së konstruksioneve metalike në këtë bllok banimi do të vendoset kabëll zbukurues prej 200 ml.
• Blloku i gurrave, vështirësitë që janë për vendosjen e konstruksioneve metalike dhe rrjetave në këtë bllok banimi, do të vendoset kabëll zbukurues prej 300 ml.
• Rruga Semafor-ura e cenit, këtë objekt do ta shoqërojë vendosja e 6 copë element dekorativ ndriçues me shirit, si dhe në kryqëzime që nuk mund të vendosen elementet dekorativ ndriçues me shirit, është menduar të vendoset shirit ndrtiçues prej 100 ml, si dhe format në shtyllat shoqërueseve me gjerësi rruge 7 ml.
• Rruga Kosova, hapësirat e kësaj rruge ku është e kufizuar me shkollat, është menduar të shoqërohet me 6 copë elemente dekorativ ndriçues me shirit pasi rruga është e ngushtë dhe shumë komode, si dhe format në shtyllat shoqëruese me gjerësi rruge 7 ml.
• Rruga nga xhamia tek dy kullat, vendosja e 8 copë elementeve dekorativ ndriçues me shirit sipas rrugëve dhe shoqërimi i tyre në kryqëzime me elemente dekorative ndriçues me 2 rrjeta janë të mjaftueshme, si dhe format në shtyllat shoqëruese ku gjerësia e secilës rrugë është 6 ml.
• Rruga Katedrale – Shtraus, kjo rrugë do të shoqërohet me vendosjen e 8 copë elemente dekorativ ndriçues me shirit, ku duke u kryqëzuar te rotonta me rrugën e xhamisë do të shoqërohet me 2 copë elemente dekorativ ndriçues me rrjetë zbukuruese, si dhe format në shtyllat shoqëruese, ku gjerësia e secilës rrugë është 6 ml.
• Rotonta tek sheshi do të shoqërohet me vendosjen e një piramide mbi 3 ml të lartë.
• Rruga Shtraus, kjo rrugë do të zbukurohet me 8 copë element dekorativ ndriçues me shirit për rezistencën që duhet të tregojë nga lëvizja e mjeteve të rënda gjatë gjithë gjatësisë nga ura e cenit deri tek blloku u gurrave, si dhe format në shtyllat shoqëruese me gjerësi rruge 7 ml.
- Mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e banuara.
Ky shërbim ofrohet nga punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Infrastrukturës, Transportit dhe Mjedisit dhe konsiston në mirëmbajtjen e kënetave dhe pusetave, ndërhyrje për kontrollin dhe disiplinimin e ujërave të shiut për të parandaluar përmbytjet e mundshme në zonat me risk të lartë.
- Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve vendore dhe sinjalizimi rrugor i trotuareve dhe shesheve publike vendore.
Ky shërbim ofrohet nga punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike , Infrastrukturës, Transportit dhe Mjedisit, sektori i posacem i saj. Ndërtimi i rrugëve është një shërbim që ofrohet nga operatori ekonomik sipërmarrës privat, të shpallur fitues pas një procedure prokurimi. Lista e rrugëve të reja që ndërtohen vit pas viti është pjesë e projekteve dhe e planeve prioritare, dhe janë të pasqyruara në pasqyrat e buxhetit të Bashkisë Lezhë ( Pasqyra e investimeve) . Mirëmbajtja dhe sinjalizimi rrugor ofrohet si shërbim publik nga punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Mjedisit .
- Ndriçimi i mjediseve publike.
Shërbim që ofrohet nga punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Mjedisit. Tarifa e shërbimit është e percaktuar dhe e miratuar në paketën fiskale të Bashkisë Lezhë. Shërbimi i ndricimit të mjediseve publike në njësitë administrative përbërëse të Bashkisë Lezhë, mirëmbahet nga punonjësit e njësive administrative.
- Transporti Publik Vendor
Transport publik shtetëror nuk ka. Transport urban nuk ka as shtetëror as privat. Transport udhëtarësh në linjë japin vetëm linjat rrethqytetase (22 linja).