Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore
Drejtor: Denis PËRVATHI
1. Misioni i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore është hartimi dhe zbatimi i politikave, programeve dhe strategjive ligjzbatuese, mbi regjistrimin e të gjitha kategorive të taksapaguesve si “biznes”, ambulant, fizik dhe juridik, vendas dhe të huaj, të cilët ushtrojnë aktivitet në territorin brenda juridiksionit të Bashkisë Lezhë, “Institucioneve Shtetërore”, dhe familjeve, informimin e tyre për detyrimet që ato kanë për taksat dhe tarifat vendore, llogaritjen, faturimin dhe mbledhjen e tyre, konform legjislacionit në fuqi.
2. Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore është përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështje që lidhet me të ardhurat e Bashkisë Lezhë, duke ndjekur proceset që prej parashikimit të të ardhurave afatmesëm dhe vjetor, nga të gjithë aktorët brenda apo jashtë strukturave të institucionit, si dhe kryen monitorimin dhe koordinimin e proceseve të realizimit të tyre deri në rakordimin final të tyre, duke identifikuar, ideuar dhe ofruar krijimin e një potenciali zhvillues, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
3. Gjithashtu është strukturë përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse ku vepron, si dhe për programet, veprimtaritë dhe proceset, të cilat duhet të menaxhohen në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës.
- Detyrat kryesore të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore janë:
1. Planifikon, krijon, organizon dhe menaxhon sistemet e regjistrimit të subjekteve të taksueshme, llogaritjen e detyrimit fiskal të taksapaguesve publikë dhe private, brenda juridiksionit të bashkisë;
2. Harton dhe monitoron proçesin e planifikimit të të ardhurave afatmesëm dhe vjetor, për të siguruar që proçesi te jetë gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me standartet e afatet ligjore;
3. Harton dhe koordinon procesin e ndjekjes operative të zhvillimit të të ardhurave vendore nga të gjitha strukturat, në përputhje me aktet e Këshillit Bashkiak dhe ato ligjore sipas kritereve, niveleve të miratuara;
4. Drejton punën për hartimin e një sistemi analitik të informacioneve të dërguar nga strukturat që realizojnë të ardhura, brenda dhe jashtë Bashkisë së Lezhës, mbi realizimin e të ardhurave dhe problematikat e ndeshura gjatë ndjekjes së tyre;
5. Konfirmon pasqyrën e fluksit të të ardhurave në bazë ditore, mujore e vjetore, proces i cili rakordohet e unifikohet së bashku me sektorët përgjegjës të Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit;
6. Ka për detyrë organizimin dhe monitorimin e e të gjithë procesit të evidentimit, ndjekjes se subjekteve debitore dhe vjeljen e detyrimeve të papaguara të tatimpaguesve duke ndërmarrë të gjitha hapat shtrëngues sipas procedurave tatimore në fuqi;
7. Kontrollon subjektet në terren sipas procedurave tatimore të parashikuara nga ligji si dhe merr masa shtrënguese (gjoba), në rastet kur konstatohen shkelje të kryera nga subjektet;
8. Përgjigjet për evidentimin dhe krijimin e një database për licencimin e të gjitha subjekteve tregtare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e bashkisë;
9. Ndjek dhe evidenton në mënyrë të vazhdueshme ecurine e punës për subjektet e regjistruara dhe të regjistruara pranë administratës tatimore vendore, përcaktimin e barrës fiskale për çdo tatimpagues, konform legjislacionit në fuqi dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak, mbledhjen e të ardhurave që vijne si rezultat i aplikimit të taksave dhe atrifave vendore si dhe administrimin e të dhënave për çdo të ardhur;
10. Identifikon dhe zhvillon mundësitë për rritjen e të ardhurave të Bashkisë Lezhë;
11. Harton dhe ndjek vendimet e Këshillit Bashkiak;
12. Përgatit materiale mbi realizimin e të ardhurave dhe tarifave vendore për t’u paraqitur në Këshillin Bashkiak dhe ndjek zbatimin e vendimeve të marra
13. Raporton dhe informon mbi ecurinë e arkëtimeve nga strukturat që realizojnë të ardhura jashtë Bashkisë, duke adresuar problematikat pranë strukurave përkatëse në Bashkinë Lezhë;
14. Sugjeron dhe monitoron përgatitjen e materialeve të duhura informuese për bashkinë, institucionet e varësisë dhe agjentët tatimorë mbi realizimin e të ardhurave dhe problematikat e ndeshura gjatë ndjekjes së tyre, duke vlerësuar të gjitha mundësitë proçeduriale;
15. Studion mundësinë e një kontrolli sa më efikas të rrjetit të tregtisë në bashkëpunim me struktura të tjera të bashkisë, përgjegjëse për planifikimin e kontrollit urban dhe infrastrukturës publike;
16. Përpilon programe statistikore dhe i përpunon deri në nivelin e studimeve në funksion të përmirësimit dhe mbarëvajtjes së punës në drejtorinë;
17. Studion dhe implementon metoda të reja që lehtësojnë komunikimin me subjektet e interesuar përshërbimet që ofrohen nga drejtoria.
18. Kryen analiza e raporte mujore, 6-mujore dhe vjetore mbi ecurinë e çdo sektori të vartësisë dhe e paraqet pranë eprorit direkt, Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak
19. Ndërgjegjëson publikun me shërbimet e ofruara nga drejtoria nëpërmjet përgatitjes së materialeve promocionale;
20. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatëse.
- Sektori i Mbledhjes dhe Menaxhimit të Borxhit
1. Është strukturë përgjegjëse për organizimin dhe monitorimin e e të gjithë procesit të evidentimit, ndjekjes se subjekteve debitore dhe vjeljen e detyrimeve të papaguara të tatimpaguesve duke ndërmarrë të gjitha hapat shtrëngues sipas procedurave tatimore në fuqi.
Detyrat kryesore të këtij sektori janë:
1. Organzion dhe monitoron procesin e evidentimit të debitoreve;
2. Merr masa për njoftimin e subjekteve debitore për detyrimet që këta të fundit kanë ndaj bashkisë;
3. Merr masa shtrënguese ndaj subjekteve që kanë detyrime të prapambetura ndaj bashkisë sipas legjislacionit në fuqi;
4. Përgatit databaze dhe raporte për detyrimet e prapambetura që kanë subjektet ndaj bashkisë si dhe harton projekte dhe propozon ide për mënyren më efikasë të vjeljes së këtyre detyrimeve tatimore;
5. Përgatit projektvendime për Këshillin Bashkiak në përputhje me fushën e veprimtarisë së sektorit;
6. Kryen analiza e raporte mujore, 6-mujore dhe vjetore mbi ecurinë e sektorit dhe paraqet pranë eprorit direkt;
7. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhezime përkatese.
- Sektori i Regjistrimit, Vlerësimit, Verifikimit dhe Kontrollit në Terren të Tatimpaguesve
1. Është strukturë përgjegjëse për planifikimin, krijimin, organizimin dhe manexhimin e sistemit të regjistrimit të të subjekteve të taksueshme, llogaritjen e detyrimit fiskal të taksapaguesve publikë dhe private, brenda juridiksionit të bashkisë.
2. Është strukturë përgjegjëse për kontrollin e subjekteve në terren sipas procedurave tatimore të parashikuara nga ligji si dhe për marrjen e masave shtrënguese (gjoba), në rastet kur konstatohen shkelje të kryera nga subjektet.
Detyrat kryesore të këtij sektori janë:
1. Harton dhe monitoron proçesin e planifikimit të të ardhurave afatmesëm dhe vjetor, për të siguruar që proçesi të jetë gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me standartet e afatet ligjore;
2. Harton dhe koordinon procesin e ndjekjes operative të zhvillimit të të ardhurave vendore nga të gjitha strukturat, në përputhje me aktet e Këshillit Bashkiak dhe ato ligjore sipas kritereve, niveleve të miratuara;
3. Drejton punën për hartimin e një sistemi analitik të informacioneve të dërguar nga strukturat që realizojnë të ardhura, brenda dhe jashtë Bashkisë së Lezhës, mbi realizimin e të ardhurave dhe problematikat e ndeshura gjatë ndjekjes së tyre;
4. Kontrollon subjektet në terren sipas procedurave tatimore të parashikuara nga ligji si dhe merr masa shtrënguese (gjoba), në rastet kur konstatohen shkelje të kryera nga subjektet;
5. Përgjigjet për evidentimin dhe krijimin e një database për licencimin e të gjitha subjekteve tregtare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e bashkisë;
6. Ndjek dhe evidenton në mënyrë të vazhdueshme ecurine e punës për subjektet e regjistruara dhe të riregjistruara pranë administratës tatimore vendore, përcaktimin e barrës fiskale për çdo tatimpagues, konform legjislacionit në fuqi dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak, mbledhjen e të ardhurave që vijne si rezultat i aplikimit të taksave dhe atrifave vendore si dhe administrimin e të dhënave për çdo të ardhur;
7. Identifikon dhe zhvillon mundësitë për rritjen e të ardhurave të Bashkisë Lezhë;
8. Sugjeron dhe monitoron përgatitjen e materialeve të duhura informuese për bashkinë, institucionet e varësisë dhe agjentët tatimorë mbi realizimin e të ardhurave dhe problematikat e ndeshura gjatë ndjekjes së tyre, duke vlerësuar të gjitha mundësitë proçeduriale;
9. Studion mundësinë e një kontrolli sa më efikas të rrjetit të tregtisë në bashkëpunim me struktura të tjera të bashkisë, përgjegjëse për planifikimin e kontrollit urban dhe infrastrukturës publike;
10. Përpilon programe statistikore dhe i përpunon deri në nivelin e studimeve në funksion të përmirësimit dhe mbarëvajtjes së punës në drejtorinë;
11. Studion dhe implementon metoda të reja që lehtësojnë komunikimin me subjektet e interesuar përshërbimet që ofrohen nga drejtoria.
12. Kryen analiza e raporte mujore, 6-mujore dhe vjetore mbi ecurinë e çdo sektori të vartësisë dhe e paraqet pranë eprorit direkt;
13. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatëse.
- Si të paguajnë taksat Qytetarët?
1. Pagesa e Taksës mbi Ndërtesën:
Për vjeljen e taksës mbi ndërtesat, për kategorinë “familjarë”, që kanë kontratë me Ujësjellës-Kanalizime Sh.A.Lezhë, strukturë përgjegjëse është Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizime Sh.A.Lezhë, ndërsa për ato familjarë, që nuk kanë kontratë me Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizime Sh.A.Lezhë, atëherë strukturë përgjegjëse është Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore.
Në rastet e mungesës ose mos paraqitjes së dokumentacionit për pronësinë mbi ndërtesat:
Kategoria “Familjarë”, që kanë kontratë me Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizime Sh.A.Lezhë, kanë detyrimin të dërgojnë tek ky Institucion çertifikatën e pronësisë së banesës, mbi bazën e të cilës do bëhet faturimi për taksën mbi ndërtesën. Në rast të mosparaqitjes së dokumentacionit të sipërcituar, atëherë do faturohet për një sipërfaqe banese prej 100 m2, për çdo kryefamiljar, që ka kontratë me Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizime Sh.A.Lezhë.
2. Taksa mbi Tokën Bujqësore:
Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës mbi tokën bujqësore për të gjitha kategoritë, është Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë. Ngarkohet Drejtoria e Bujqësisë, për vlerësimin e katëgorisë së tokës si dhe saktësimin dhe verifikimin e periudhës së mbjelljes me kultura drufrutore dhe vreshtari, për çdo fermer/fermë. Ngarkohet sektori i Menaxhimit të Aseteve dhe Regjistrimit të Pronave, të saktësojë Aktin e marrjes se tokës në pronësi (AMTP), sipas personave, duke pasqyruar dhe ndryshimet e herëpashershme dhe ia percjell këtë informacion Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore për llogaritjen e detyrimit.
Afatet e pagesës: Detyrimi për taksën mbi tokën bujqësore është vjetor. Për të gjitha kategoritë ky detyrim paguhet me nje këst. Afati i pagesës eshte data 30 Prill. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas dates 30 Prill, është 30 ditë pas lindjes së detyrimit.
Për pronat e njohura nga komisioni i kthimit te pronave, sqarojmë se për personat, që i zoterojnë këto prona aplikohet taksa sipas natyres së pronës, nëse është tokë bujqësore, trajtohen si të tilla nëse janë pyje ose inproduktive, sipas ligjeve në fuqi.
Përjashtime nga pagesa e taksës: Përjashtohen nga pagesa e taksës mbi tokën bujqësore, ato që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes
3. Taksa mbi Truallin:
Baza e taksës: është sipërfaqja e truallit në metër katror, në pronësi apo përdorim të taksapaguesit. Siperfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Taksa mbi truallin, nuk do të aplikohet për kategorinë familjarë, në ato ndërtesa banimi, të cilat bëjnë pjesë në kategorinë pallate banimi.
Në rast të mungeses së dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi i truallit bën një vetëdeklarim të siperfaqes së truallit në përdorim, pranë Bashkisë ku ndodhet trualli. Pas deklarimit të bërë nga ana e subjektit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, ka detyrimin të verifikojë në tërren , me grupet e punës të sektorit të kontrollit, saktësinë e vetëdeklarimit të subjekti, jo më vonë se 10 ditë pas deklarimit. Në rastet e konstatimit të mosdeklarimit të saktë të sipërfaqes së truallit në përdorim nga ana e subjeketit, atëherë do zbatohen procedurat e ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, i ndryshaur, neni 116.
Niveli i taksës: caktohet në lekë për metër katror. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme. Taksa e mbledhur, paguhet në buxhetin e Bashkisë, në territorin e së cilës ndodhet prona e taksueshme.
Kategorizimi sipas qëllimit të përdorimit | Njësia | Niveli i taksës për Bashkinë Lezhë | |
Sipas Ligjit | Vendimi | ||
Për qëllime banimi nga individët | Lekë /m2 / Vit | 0.56 | 0.56 |
Për qëllime biznesi | 20 | 20 |
4. Pagesa e Tarifës së Pastrimit dhe Largimit të Mbeturinave
Për familjarët, që kanë kontratë me Ujësjellës-Kanalizime Sh.A. Lezhë, Tarifa e Shërbimit Publik do të paguhet me 12 këste të barabarta, sipas tabelës së mësipërme, të përfshira në faturën e ujit të pijshëm. Kurse për familjarët, që nuk kanë kontratë me Ujësjellës-Kanalizime Sh.A., Tarifa e Shërbimeve Publike do të paguhet me një këst të vetëm, në të njejtën kohë me Taksën e Ndërtesës, Taksën e Truallit dhe Taksën e Tokës Bujqësore, për familjet që banojnë në fshat. Tarifa e Shërbimeve Publike, për kategoritë “Biznes” dhe “Institucione shtetërore”, do të kryhet me një këst të vetëm, të përfshirë në faturën për arkëtim, e cila llogaritet dhe hartohet nga Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore.
“Familjarët”: Detyrimi paguhet me këste mujore të barabarta, të përfshira në faturën e ujit të pijshëm, për klientët e Ujësjellës-Kanalizime Sh.A. Lezhë, ndërsa për ato familje, që nuk kanë kontratë me Ujësjellës-Kanalizime Sh.A. Lezhë, detyrimet paguhen me një këst të vetëm, pranë Njësisë Administrative ku ato banojnë. Për çdo familje të krijuar rishtaz, afati i pagesës së tarifës së shërbimeve publike do të jetë 30 ditë nga dita e regjistrimit të saj në Zyrën e Gjëndjes Civile përkatëse dhe detyrimi tatimor do të llogaritet nga muaji korrent i regjistrimit të saj. Detyrimi llogaritet dhe paguhet për familje. Për të llogaritur detyrimin për tarifën kjo kategori duhet të paraqesë pranë zyres së Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, çertifikatën e gjendjes familjare të lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile.