Drejtoria Juridike
Drejtor: Altin LLESHI
1. Drejtoria Juridike është përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me garantimin e pajtueshmërisë së politikave të ndjekura nga Bashkia e Lezhë, në fushat ku kjo e fundit ushtron funksionet dhe veprimtarinë e saj, me kuadrin ligjor në Republikën e Shqipërisë.
2. Drejtoria Juridike është përgjegjëse të sigurojë ruajtjen e interesave të Institucionit për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse në të gjithë territorin e Bashkisë, si dhe për sektorët në varësi, programet, veprimtaritë dhe proceset që menaxhohen prej saj, në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës.
3. Drejtoria Juridike është përgjegjëse për administrimin e çdo çështje që lidhet me mbështetjen dhe sigurimin e asistencës ligjore dhe juridike në çdo rast që i kërkohet nga të gjitha strukturat e bashkisë me qëllim, zbatimin dhe respektimin e ligjit në çdo proçedurë administrative që ndjek institucioni si dhe përmirësimin e standardit të legjislacionit të qeverisjes vendore.
4. Drejtoria Juridike është përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo cështjeje që lidhet me hartimin, përmirësimin e standardizimin e kontratave e marrëveshjeve që Bashkia Lezhë lidh me subjekte fizike dhe juridike, vendase e të huaja, në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, referuar akteve ligjore e nënligjore që janë në fuqi.
5. Drejtoria Juridike është përgjegjëse për administrimin e çdo çështjeje që lidhet me përfaqësimin sa më profesional të Bashkisë Lezhë, në të gjitha konfliktet gjyqësore në të cilat institucioni është palë ndërgjyqëse, në të gjitha shkallët e gjykimit, sipas autorizimeve përkatëse të lëshuar nga Kryetari i Bashkisë.
6. Drejtoria Juridike është përgjegjëse për administrimin e çdo çështjeje që lidhet me identifikimin, verifikimin, inventarizimin (plotësimi i listave të inventarit të pasurive të paluajtshme të Njësive Administrative, hartimi i listave të reja), transferimin dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme shtetërore që ndodhen brenda territorit nën juridiksionin e Bashkisë Lezhë.
7. Drejtoria Juridike është përgjegjëse për administrimin e çdo çështje që lidhet me menaxhimin dhe monitorimin e proçesit të shpronësimeve në funksion të interesit publik, si dhe të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të pronarëve.
- Detyrat kryesore të Drejtorisë Juridike janë:
1. Harton padi, prapësime në gjykatën e shkallës së parë, konkluzioneve përfundimtare, kërkesave të ndërmjetme, kërkesave ankimore në Gjykatën e Apelit dhe rekurseve në Gjykatën e Lartë, në mbrojtje të interesave të Bashkisë Lezhë;
2. Siguron përputhshmërinë e veprimtarisë së institucionit, me kërkesat ligjore në fuqi;
3. Përgjigjet për dhënien e asistencës dhe opinionit ligjor, në funksion të veprimtarisë së institucionit;
4. Ofron konsulencë juridike, referuar mosmarrëveshjeve që mund të lindin nga zbatimi i kontratave apo marrëveshjeve në rastet e konflikteve civile, nga mosrespektimi korrekt i tyre, në bashkëpunim me strukturat përkatëse;
5. Kur i kërkohet asistencë juridike nga njësitë e tjera organizative për materialet që paraqiten në Këshillin Bashkiak, Drejtoria Juridike jep mendim dhe mendimi i saj duhet reflektuar në materialin përfundimtar;
6. Drejtoria Juridike asiston të gjitha struktuarat e Bashkisë në drejtim të njohjes, interpretimi dhe zbatim rigoroz të ligjit, akteve nënligjore, vendimeve të Këshillit Bashkiak dhe akteve të kryetarit të Bashkisë;
7. Siguron ndihmën juridike për veprimtarine dhe aktet e Keshillit Bashkiak, si dhe komisionet e tij;
8. Përgatit draft-akte të ndryshme rregullatore, marrëveshje apo kontrata, në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse që janë kompetente sipas objektit të draft-aktit, kontratës apo marrëveshjes;
9. Koordinon, mbikqyr dhe siguron realizimin e standartizimit, përmirësimit të kontratave dhe marrëveshjeve që Bashkia Lezhë lidh me subjektet fizike e juridike, përsa i përket përmbajtjes, kushteve dhe ligjshmërisë së tyre;
10. Kontribon në monitorimin e zbatimit të të drejtave dhe detyrimeve të marra përsipër në kontrata dhe marrëveshje, veçanërisht në përcaktimin e sanksioneve dhe përgjegjësive për zbatimin e tyre;
11. Sugjeron dhe monitoron përgatitjen e materialeve të duhura informuese për drejtorinë, në lidhje me përmbajtjen, kushtet dhe saktësimin e hapave proçedurialë të kontratave të marrëveshjeve nga institucioni me subjektet fizike e juridike;
12. Drejton dhe koordinon veprimtarinë e njësisë organizative në standardizimin dhe përmirësimin e kontratave dhe marrëveshjeve që Bashkia Lezhë, do të lidhë me subjektet fizik e juridik, vendas e të huaj, në përputhje me legjislacionin në fuqi, përsa i përket përmbajtjes dhe kushteve të tyre, duke bashkërenduar me strukturat përkatëse të Bashkisë;
13. Në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse, jep opinionet e bashkise kur kërkohet nga organet kompetente për hartimin e ligjeve apo të amendamenteve të tyre;
14. Në varësi të projekteve të bashkisë në infrastrukturë, përgatit dokumentacionin ligjor për proceduren e shpronësimit;
15. Ndjek proçedurat administrative dhe ligjore të identifikimit të sipërfaqeve të prekura të pasurive pronë private, truall apo objekt, që do të shpronësohet nga realizimi i projekteve publike, duke verifikuar situatën në terren dhe duke monitoruar proçesin e matjeve dhe azhornimin e objekteve apo sipërfaqeve të trojeve, që do të preken nga shpronësimet;
16. Trajton dhe zgjidh, brenda kuadrit të kompetencave, kërkesat dhe ankesat e qytetareve qe i drejtohen direkt drejtorisë, apo që i delegohen nga kryetari i bashkisë kur, për zgjidhjen e kërkesave nevojiten të dhëna nga drejtoritë e tjera të bashkisë, kërkon bashkëpunimin e tyre në trajtimin e problemit;
17. Harton kontrata të ndryshme brenda kompetencave të drejtorisë;
18. Kryen studime dhe grumbullon të dhëna për shfrytëzimin e tokave bujqësore dhe tokave të tjera që me ligj janë në juridiksion dhe në pronësi të bashkisë;
19. Drejton dhe koordinon ndjekjen e identifikimit, inventarizimit, verifikimit e të gjithë pronave të paluajtshme të administruara nga Bashkia Lezhë;
20. Në bashkëpunim me drejtoritë dhe zyrat e bashkisë përgatit dokumentacionin tekniko–ligjor për vendimet e Këshillit të Ministrave në funksion të regjistrimit të pronave të Bashkisë;
21. Ndjek dhe monitoron proçesin e llogaritjeve paraprake të vlerës së shpronësimit, sipas VKM-ve në fuqi për truallin dhe çmimin e konfirmuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për objektet, bazuar në zonën ku do të realizohet projekti publik i miratuar;
22. Sugjeron dhe monitoron përgatitjen e materialeve të duhura informuese për drejtorinë në lidhje me përgatitjen e projektit teknik të shpronësimeve ku evidentohen sipërfaqet e pasurive të prekura pronë private, verifikim në terren (kur është e nevojshme) së bashku me specialistët për pasuri dhe objekte që do të preken nga zbatimi i projektit, duke vlerësuar të gjitha mundësitë proçeduriale;
23. Monitoron proçedurat administrative dhe ligjore të dokumentacionit të paraqitur në sektor nga subjektet që aplikojnë për t’u pajisur me leje për ushtrim aktiviteti në hapësirën publike;
24. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhëra apo udhëzime përkatëse.
- Sektori i Përputhshmërisë Ligjore dhe Përfaqësimit
1. Është strukturë është përgjegjëse për administrimin e çdo çështje që lidhet me mbështetjen dhe sigurimin e asistencës ligjore dhe juridike në çdo rast që i kërkohet nga të gjitha strukturat e bashkisë me qëllim, zbatimin dhe respektimin e ligjit në çdo proçedurë administrative që ndjek institucioni si dhe përmirësimin e standardit të legjislacionit të qeverisjes vendore.
2. Është strukturë përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo cështjeje që lidhet me hartimin, përmirësimin e standardizimin e kontratave e marrëveshjeve, që Bashkia Lezhë lidh me subjekte fizike dhe juridike, vendase e të huaja, në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, referuar akteve ligjore e nënligjore që janë në fuqi.
3. Është strukturë përgjegjëse për administrimin e çdo çështjeje që lidhet me përfaqësimin sa më profesional të Bashkisë Lezhë, në të gjitha konfliktet gjyqësore në të cilat institucioni është palë ndërgjyqëse, në të gjitha shkallët e gjykimit, sipas autorizimeve përkatëse të lëshuar nga Kryetari i Bashkisë.
Detyrat kryesore të këtij sektori janë:
1. Harton padi, prapësime në gjykatën e shkallës së parë, konkluzione përfundimtare, kërkesa të ndërmjetme, kërkesa ankimore në Gjykatën e Apelit dhe rekurse në Gjykatën e Lartë, në mbrojtje të interesave të Bashkisë Lezhë;
2. Në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse, jep opinionet e bashkisë kur kërkohet nga organet kompetente për hartimin e ligjeve apo të amendamenteve te tyre;
3. Koordinon, mbikqyr dhe siguron realizimin e standartizimit, përmirësimit të kontratave dhe marrëveshjeve që Bashkia Lezhë lidh me subjektet fizike e juridike, përsa i përket përmbajtjes, kushteve dhe ligjshmërisë së tyre;
4. Kontribon në monitorimin e zbatimit të të drejtave dhe detyrimeve të marra përsipër në kontrata dhe marrëveshje, veçanërisht në përcaktimin e sanksioneve dhe përgjegjësive për zbatimin e tyre;
5. Ofron konsulencë juridike, referuar mosmarrëveshjeve që mund të lindin nga zbatimi i kontratave apo marrëveshjeve në rastet e konflikteve civile, nga mosrespektimi korrekt i tyre, në bashkëpunim me strukturat përkatëse;
6. Sugjeron dhe monitoron përgatitjen e materialeve të duhura informuese për drejtorinë, në lidhje me përmbajtjen, kushtet dhe saktësimin e hapave proçedurialë të kontratave të marrëveshjeve nga institucioni me subjektet fizike e juridike;
7. Në varësi të projekteve të bashkisë në infrastrukturë, përgatit dokumentacionin ligjor për procedurën e shpronësimit;
8. Në bashkëpunim me Sektorin e Menaxhimit të Aseteve dhe Regjistrimit të Pronave ndjek proçedurat administrative dhe ligjore të identifikimit të sipërfaqeve të prekura të pasurive pronë private, truall apo objekt, që do të shpronësohet nga realizimi i projekteve publike, duke verifikuar situatën në terren dhe duke monitoruar proçesin e matjeve dhe azhornimin e objekteve apo sipërfaqeve të trojeve, që do të preken nga shpronësimet;
9. Në bashkëpunim me Sektorin e Menaxhimit të Aseteve dhe Regjistrimit të Pronave sugjeron dhe monitoron përgatitjen e materialeve të duhura informuese për drejtorinë në lidhje me përgatitjen e projektit teknik të shpronësimeve ku evidentohen sipërfaqet e pasurive të prekura pronë private, verifikim në terren (kur është e nevojshme) së bashku me specialistët për pasuri dhe objekte që do të preken nga zbatimi i projektit, duke vlerësuar të gjitha mundësitë proçeduriale;
10. Trajton dhe zgjidh, brenda kuadrit te kompetencave, kërkesat dhe ankesat e qytetarëve që i drejtohen direkt drejtorisë, apo që i delegohen nga Kryetari i Bashkisë kur për zgjidhjen e kërkesave nevojiten të dhëna nga drejtoritë e tjera të bashkise, kërkon bashkëpunimin e tyre në trajtimin e problemit;
11. Konfirmon dhe bën shpalljen e të gjitha kërkesave për shpallje publike nga institucionet publike;
12. Koordinon punën me sektorët e tjerë të drejtorisë dhe me drejtoritë e tjera të bashkisë lidhur me propozime për projekt-akte;
13. Bën interpretim ligjor lidhur me probleme të ndryshme që rezultojnë gjatë përmbushjes së funksioneve të drejtorive dhe sektorëve të bashkisë;
14. Koordinon punën për hartimin brenda afateve të përcaktuara dhe zbatimin e ligjit në kontratat, aktmarrëveshjet, memorandumet e mirëkuptimit etj, ku bashkia eshte palë;
15. Organizon hartimin e propozimeve për projekt ligjet, projekt-aktet qe vijnë për mendim në bashki;
16. Monitoron pjesëmarrjen në të gjitha konfliktet gjyqësore në të cilat Bashkia Lezhë është palë ndërgjyqëse, duke organizuar punën në mënyrë produktive në rastet kur institucioni është paditëse në Gjykatë për të gjitha shkallët e gjykimit;
17. Koordinon, mbikqyr dhe siguron realizimin e përgatitjeve të prapësimeve në Gjykatën e Shkallës së Parë, konkluzioneve përfundimtare, kërkesave të ndërmjetme, kërkesave ankimore në Gjykatën e Apelit dhe rekurseve në Gjykatën e Lartë, në mbrojtje të interesave të Bashkisë Lezhë;
18. Evidenton në databaze të gjitha çeshtjet gjyqësore ku bashkia është palë ndërgjygjëse;
19. Siguron ndihmën juridike për veprimtarinë dhe aktet e këshillit bashkiak, si dhe komisionet e tij;
20. Koordinon ndjekjen e veprimeve me zyrën përmbarimore për zbatimin e vendimeve gjyqësore që kanë marrë formë të prerë, përgatitjen e kërkesave përkatëse në rastet e kundërshtimit të veprimeve përmbarimore duke bashkëpunuar me strukturat e Bashkisë Lezhë, si dhe hartimin e kërkesave për pezullim të ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë në Gjykatën e Lartë duke respektuar kërkesat, proçedurat dhe afatet ligjore;
21. Harton projekvendime relacione, dhe i paraqet për miratim në Këshillin Bashkiak me objekt sipas kompetencave dhe detyrave të drejtorisë;
22. Monitoron proçedurat administrative dhe ligjore të dokumentacionit të paraqitur në sektor nga subjektet që aplikojnë për t’u pajisur me leje për ushtrim aktiviteti në hapësirën publike;
23. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhëra apo udhëzime përkatëse.
- Sektori i Menaxhimit të Aseteve dhe Regjistrimit të Pronave
1. Është përgjegjëse për administrimin e çdo çështje që lidhet me identifikimin, verifikimin, inventarizimin (plotësimi i listave të inventarit të pasurive të paluajtshme të Njësive Administrative, hartimi i listave të reja), transferimin dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme shtetërore që ndodhen brenda territorit nën juridiksionin e Bashkisë Lezhë.
2. Është strukturë përgjegjëse për menaxhimin e aseteve të bashkisë brenda kuadrit të kompetencave të saj.
3. Është strukturë përgjegjëse për hartimin e projekt-vendimeve relacioneve për Këshillin Bashkiak për menaxhimin e aseteve të bashkisë brenda kuadrit të kompetencave të saj.
Detyrat kryesore të këtij sektori janë:
1. Harton padi, prapësime në gjykatën e shkallës së parë, konkluzione përfundimtare, kërkesa të ndërmjetme, kërkesa ankimore në Gjykatën e Apelit dhe rekurseve në Gjykatën e Lartë, në mbrojtje të interesave të Bashkisë Lezhë sa i përket menaxhimit të aseteve të bashkisë;
2. Në bashkëpunim me Sektorin e Përputhshmërisë Ligjore dhe Përfaqësimit, ndjek proçedurat administrative dhe ligjore të identifikimit të sipërfaqeve të prekura të pasurive pronë private, truall apo objekt, që do të shpronësohet nga realizimi i projekteve publike, duke verifikuar situatën në terren dhe duke monitoruar proçesin e matjeve dhe azhornimin e objekteve apo sipërfaqeve të trojeve, që do të preken nga shpronësimet;
3. Në bashkëpunim me Sektorin e Përputhshmërisë Ligjore dhe Përfaqësimit, sugjeron dhe monitoron përgatitjen e materialeve të duhura informuese për drejtorinë në lidhje me përgatitjen e projektit teknik të shpronësimeve ku evidentohen sipërfaqet e pasurive të prekura pronë private, verifikim në terren (kur është e nevojshme) së bashku me specialistët për pasuri dhe objekte që do të preken nga zbatimi i projektit, duke vlerësuar të gjitha mundësitë proçeduriale;
4. Në bashkëpunim me Sektorin e Përputhshmërisë Ligjore dhe Përfaqësimit, ndjek dhe monitoron proçesin e llogaritjeve paraprake të vlerës së shpronësimit, sipas VKM-ve në fuqi për truallin dhe çmimin e konfirmuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për objektet, bazuar në zonën ku do të realizohet projekti publik i miratuar;
5. Trajton dhe zgjidh, brenda kuadrit të kompetencave, kërkesat dhe ankesat e qytetarëve që i drejtohen direkt drejtorisë, apo që i delegohen nga kryetari i bashkisë kur, për zgjidhjen e kërkesave nevojiten të dhëna nga drejtoritë e tjera të bashkisë, kërkon bashkëpunimin e tyre në trajtimin e problemit;
6. Kryen studime dhe grumbullon të dhëna për shfrytëzimin e tokave bujqësore dhe tokave të tjera që me ligj janë në juridiksion, në pronësi apo përdorim të bashkisë;
7. Drejton dhe koordinon ndjekjen e identifikimit, inventarizimit, verifikimit dhe regjistrimit të të gjithë pronave të paluajtshme të administruara nga Bashkia Lezhë;
8. Është strukturë përgjegjëse për kryerjen e procedurave të privatizimit të banesave shtetërore sipas parashikimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.. 179, datë 26.2.2020 “Për rregullat, kushtet dhe procedurat e privatizimit të banesave që kanë qenë subjekt i ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, dhe të ligjit nr. 9321, date 25.11.2004, “Për privatizimin e banesave dhe objekteve të kthyera në banesa, të ndërtuara me fondet e shoqërive dhe të ndërmarrjeve shtetërore”;
9. Është strukturë përgjegjëse për përfundimin e procedurave të kalimit të pronësisë për tokat e dhëna për qëllime ndërtimi nga bashkitë, ish-komunat dhe ish-këshillat e rretheve, në rastet kur nuk janë përmbyllur dhe regjistrimin e akteve të kalimit të pronësisë në regjistrin e pasurive të paluajtshme sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.329, datë 22.05.2019;
10. Përgatit harta dhe plane rilevimi për çdo pronë të Bashksië Lezhë;
11. Organizon hartimin e propozimeve për projekt ligjet, projekt-aktet që vijnë për mendim në bashki, brenda fushës së veprimtarisë së sektorit;
12. Evidenton në databaze të gjitha asetet e bashkisë;
13. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhëra apo udhëzime përkatëse;
- Dokumenta
Dokumenti | Formati | Link |
---|---|---|
Legjislacioni i plotë në lidhje me prokurimin publik | n/a | |
Rregjistri i parashikimit te prokurimeve 2019 / Investimet | Excel (.xls) | Shkarko |
Regjistri i parashikimit te prokurimeve 2019 / Shpenzimet | Excel (.xls) | Shkarko |
Regjistri i realizimeve të prokurimit publik - Viti 2019 | Shkarko | |
Regjistri i realizimit të prokurimeve publike për vitin 2016 | Shkarko | |
Regjistri i parashikimeve të prokurimeve publike për vitin 2016 | Shkarko | |
Regjistri i realizimit të prokurimeve publike për vitin 2015 | Shkarko | |
Regjistri i parashikimeve të prokurimeve publike për vitin 2015 | Shkarko | |
Regjistri i realizimit të prokurimeve publike për vitin 2014 | Shkarko |