Drejtoria e Shërbimit dhe Kujdesit Social
Drejtor: Marte FETAJ
- Misioni:
Krijimi i një sistemi të integruar dhe organizuar shërbimesh shoqërore të cilat garantojnë mirëqenien dhe përfshirjen shoqërore të individeve e të familjeve që kanë nevojë për kujdes shoqëror.
Sektorët me të cilat është e organizuar drejtoria janë:
- Projekte:
Shërbimi lëvizës për fëmijët me aftësi të kufizuar në Bashkinë Lezhë është një projekt i fituar , në kuadër të thirrjes së parë për projekt propozime të programit të fondit social thirrje e hapur nga Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Ky është nje program social që ofron shërbime të specializuara në shtëpi për integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, në zona të thella të vendit.
Ky program filloi të zbatohej për herë të parë në Bashkinë Lezhë në prill të vitit 2020 dhe vazhdon edhe sot. Pamundësia ekonomike, largësia nga qendrat, mungesa e transportit apo mentaliteti janë vetëm një pjesë e vogël mes një liste të gjatë faktorësh se përse fëmijët nuk merrnin dot shërbimet e specializuara për të cilat kishin nevojë.
- Bashkëpunimi me YWCA:
Në kuadër të bashkëpunimit mes YWCA of Albania dhe bashkisë Lezhë, në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm janë zbatuar projektet e mëposhtme:
1. “Fuqizimi i rrjeteve lokale të grave për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm, si një mekanizëm për të krijuar komunitete vigjilente dhe të bashkuara”, mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Si pjesë e kësaj iniciative janë krijuar rrjete lokale, me gra që iu përkasin fushave të ndryshme në bashkinë e Lezhës, Kukësit, Beratit dhe Kavajës, më qëllim informimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit rreth fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm. Sipas qasjes së projektit, struktura e rrjeteve lokale të grave sjell fuqizimin e tyre, si dhe rrit mundësinë që gratë të jenë agjente të ndryshimeve sociale e njëkohësisht partnere për krijimin e kulturës së tolerancës, dialogut bashkëpunues dhe parandalimin e ideologjive dhe veprimeve të lidhura me ekstremizmin e dhunshëm. Rrjetet lokale shërbejnë për shkëmbim eksperiencash dhe promovojnë kulturën pozitive, si formën më të mirë për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.
2. “Fuqizimi i grave për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në shoqëri” po zbatohet me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri, në bashkinë Lezhë. Kjo iniciativë ka mbështetur gratë në bashknë Lezhë, si pjesë e grupeve vulnerabël, me qëllim fuqizimin e tyre duke ofruar një paketë shërbimesh për rritjen e nivelit të të ardhurave, trajnime rreth vlerave të familjes dhe sidomos të fëmijëve, informim rreth mekanizmave të raportimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe angazhim aktiv në parandalimin e këtij fenomeni.
Si pjesë e projektit, 200 gra janë informuar dhe fuqizuar gjatë takimeve mobilizuese të realizuara, si dhe 100 të rinjë janë informuar mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe problematikat që sjellë. Si arritje, në bashkëpunim me Shërbimet Sociale dhe Zyrën e Punësimit, në bashkinë e Lezhës 95% e grave të trajnuara janë orientuar drejt kurseve profesionale. Projekti ka sjellë risi aktivitetin e dialogëve me komunitetin, ku të gjithë aktorët e shoqërisë diskutojnë mbi ekstremizmin e dhunshëm, me qëllim gjetjen e strategjive për parandalim dhe raportim.