Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit

Drejtor: Jasim Simoni

Kjo drejtori funksionon bazuar në Ligjin nr. 152/2015 datë 21.12.2015, për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin dhe VKM nr. 895, datë 21.12.2016. Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, është njësi e specializuar e gatishmërisë së përhershme e cila përfaqëson strukturën bazë operuese dhe inspektuese në fushën e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrjen për shuarjen e zjarreve, shpëtimin e jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësitë natyrore, si dhe ato të shkaktuara nga dora e njeriut, në territorin që ka në juridiksion me stacione të kompletuara me personel, automjete dhe pajisje zjarrfikëse. Stacioni i shërbimit të MZSH-së është njësi operuese dhe inspektuese në varësi të drejtorit të shërbimit të MZSH-së

Detyrat kryesore të kësaj drejtorie janë:

  1. Merr masa për inspektimin, parandalimin dhe ndërhyrjen për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin në territorin e bashkisë;
  2. Merr masa për zbatimin e ligjshmërisë, zbatimin e masave inspektuese dhe parandaluese për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin në të gjitha objektet në territorin e bashkisë;
  3. Merr masa për koordinimin e veprimeve të strukturave për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin me strukturat e tjera operuese dhe inspektuese që veprojnë në territorin e bashkisë;
  4. Mban dhe administron dokumentacionin e shërbimit të MZSH-së si dhe përpilion statistika për aktivitetin dhe veprimtarinë e shërbimit në nivel vendor, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  5. Kontrollon dhe mbikëqyr zbatimin e dispozitave ligjore në subjekte tregtare, institucionet shtetërore, organizatat jofitimprurese në lidhje me respektimin e standarteve ligjore;
  6. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit drejtorisë të përcaktura nga aktet ligjore, urdhërat apo udhëzimet përkatëse.
Copyright © 2024 — All rights reserved.