Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit

Kryeinspektor: Eraldo Smaçi

Është strukturë përgjegjëse për kontrollin e zbatueshmërisë së ligjit e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës brenda territorit administrativ të Bashkisë Lezhë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i njësisë vendore drejtohet nga kryeinspektori, i cili emërohet nga Kryetari i njësisë vendore përkatëse. Për përmbushjen e përgjegjësive të parashikuara me ligj, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i njësisë vendore mbështetet nga policia e njësisë vendore dhe pajiset me mjetet dhe makineritë e nevojshme nga njësia vendore.

Detyrat kryesore të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit janë:

  1. Harton plane vjetore të inspektimit, bazuar në vlerësimin objektiv të riskut, si dhe kryerjen e inspektimeve në përputhje me planet e miratuara;
  2. Vlerëson përshtatshmërinë  dhe efektivitetin e inspektimeve dhe kontrolleve të territorit, duke u fokusuar kryesisht në identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e riskut;
  3. Merr masa për evidentimin e rasteve të ndërtimeve të kryera në kundërshtim me ligjin, ndërtimeve të kryera pa lejen e ndertimit nga organet përkatese, ose në shkelje të lejes së ndërtimit;
  4. Trajton dhe iu jep zgjidhje kërkesave të qytetareve në lidhje me ndërtimet e kryera në kundërshtim me ligjin;
  5. Inspekton në mënyre periodike kantierët e ndërtimit, kontrollon dhe kujdeset që ndërtimet të kryhen në përputhje me lejet përkatese të ndërtimit;
  6. Informon Kryetarin e Bashkisë mbi gjendjen në terren dhe masat e marra nga inspektoriati në zbatim të ligjit;

Gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tij në përputhje me përcaktimet ligjore, Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territoreit merr masat e mëposhtme:

  • Vendos për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit;
  • Vendos gjoba, sipas llojit të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit;
  • Paraqet pranë organeve përkatëse kërkesën për heqje të licencës profesionale, personale ose të shoqërisë, në rast të ndërtimit të kundërligjshëm, si dhe në rastet kur vëren shkelje të kushteve teknike të zbatimit, projektimit dhe shkelje të masës së pezullimit të ndërtimit;
  • Vendos pezullimin e punimeve/ndërtimeve në rastin kur një afat kohor paraprak është i nevojshëm për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit;
  • Vendos prishjen e ndërtimit të kundër-ligjshëm;
  • Përgatit kallëzimin penal për veprat penale të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit dhe e paraqet atë pranë organeve përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Detyrohet t’i japë informacionin dhe/ose dokumentacionin e kërkuar Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit brenda një afati kalendarik 5-ditor nga data marrjes së kërkesës, si dhe krijon të gjitha lehtësitë për përmbushjen e detyrave të këtij inspektorati;
  • Merr vendim zhdëmtimi në ngarkim të subjektit kundërvajtës për shpenzimet e prishjes së ndërtimit dhe të kthimit të truallit në gjendjen e mëparshme;
  • Përgatit dhe i jep të dhëna statistikore Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit çdo tre muaj për masat e marra.
  • Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit të përcaktura nga aktet ligjore, urdhërat apo udhëzimet përkatëse.
Copyright © 2024 — All rights reserved.