Kabineti i Kryetarit të Bashkisë
Drejtor: Simonela FLORINI
1. Kabineti varet drejtpërdrejt nga Kryetari i Bashkisë.
2. Kabineti ka për detyrë bashkërendimin e përgjithshëm, si dhe bashkëveprimin e strukturave për zhvillimin e veprimtarisë së Bashkisë. Për kryerjen e funksionit dhe plotësimin e detyrave të ngarkuara, punonjësit e Kabinetit përgjigjen përpara Kryetarit.
- Detyrat dhe Funksionet e përgjithshme të Kabinetit:
1. kujdeset për përgatitjen e programeve vjetore dhe periodike për të gjithë veprimtarinë e aparatit në zbatim të realizimit të misionit të Bashkisë, si dhe për ndjekjen e plotësimit të detyrave të përcaktuara në to;
2. përgatit materialet e kërkuara nga Kryetari dhe asiston Kryetarin dhe Zv/Kryetarët në plotësimin e funksioneve të tyre;
3. merr pjesë në analiza e takime të ndryshme që zhvillon Kryetari, si dhe mban kontakte me drejtoritë e Aparatit të Bashkisë, me qëllim zbatimin e detyrave të ngarkuara.
- Drejtori i Kabinetit:
1. organizon punën që veprimtaria e Bashkisë të jetë në përputhje me prioritetet dhe objektivat e përcaktuara të punës;
2. bën përgjithësime e propozime për probleme me politikat e zhvillimit të fushave që mbulon Bashkia;
3. kontrollon punën dhe bashkërendon veprimtarinë e gjithë stafit të Kabinetit;
4. organizon punën në përputhje me axhendën e Kryetarit dhe plotësimin e detyrave që rrjedhin prej saj;
5. i parashtron Kryetarit dhe Zv/Kryetarëve mendime për çështje të ndryshme të rëndësishme të punës së përditshme;
6. ndjek dhe trajton materiale dhe shkresa për probleme të cilat i drejtohen Kryetarit dhe i delegohen nga ky i fundit Kabinetit.
- Këshilltarët
1. puna e këshilltarit konceptohet në grup, për këshilltari është përgjegjës të ndjekë çështjet sipas përcaktimit që bën kryetari dhe Drejtori i Kabinetit;
2. kontribuon në hartimin e politikave apo strategjive afatshkurtra dhe afatgjata;
3. propozon zgjidhje konkrete, komente, këshilla, e qëndrime të kryetarit ndaj të tretëve, në funksion të plotësimit të detyrave të ngarkuara Bashkisë së Lezhës nga aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
4. përgatit sipas fushave materiale që i kërkohen nga kryetari, zv/kryetarët apo drejtori i kabinetit, për probleme që i janë deleguar këtij të fundit nga kryetari;
5. shqyrton materialet për mbledhjet në të cilat kryetari merr pjesë dhe përgatit qëndrimet që duhen mbajtur për problemet që shqyrtohen;
6. merr pjesë në grupe pune, komisione sipas urdhërave/vendimeve të Kryetarit të Bashksië;
7. kryen çdo detyre tjetër të ngarkuar nga eprori ose kryetari i bashkisë në përputhje me misionin e funksionit të tij.