Kryetari i Bashkisë

Kompetencat dhe Detyrat

- Organi ekzekutiv (Kryetari i Bashkisë)

Kryetar i Bashkisë Lezhë është z. Pjerin Ndreu.
1. Çdo bashki ka kryetarin e saj, të zgjedhur sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor.
2. Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje.
3. Kryetari i Bashkisë organizon dhe drejton punën e Administratës për kryerjen e funksioneve të Bashkisë, nëpërmjet miratimit të urdhrave, urdhëresave dhe vendimeve.
4. Kryetari i Bashkisë, në kryerjen e funksioneve dhe kompetencave të tij, ndimohet nga një ose me shumë zëvendeskryetare. Numeri i zëvendeskryetarëve caktohet nga kryetari i bashkisë, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore.
5. Kryetari i Bashkisë së Lezhës ushtron kompetencat dhe kryen të gjitha detyrat e përcaktuara në ligjin nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore, si dhe çdo detyrë tjetër të përcaktuar në ligjet dhe aktet nënligjore të Republikës së Shqipërisë.

- Simboli i Kryetarit të Bashkisë

1. Simboli dallues i kryetarit të bashkisë është një shirit me ngjyrat e flamurit kombëtar, me gjerësi 111 mm, i ndarë në tre sektorë me gjerësi të njëjtë, i kuq – i zi- i kuq;
2. Simboli dallues vendoset krahaqafë, nga supi i djathtë në ijen e majtë;
3. Kryetari e mban detyrimisht këtë shirit në mbledhjet solemne, pritjet zyrtare, ceremonitë publike dhe në ceremonitë e lidhjes së martesave;

- Kryetari i bashkisë ka këto kompetenca dhe detyra:

1. ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;
2. zbaton aktet e këshillit bashkiak;
3. merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës së përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;
4. raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të bashkisë dhe njësive administrative përbërëse të paktën çdo 6 muaj ose sa herë kërkohet nga këshilli;
5. raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë;
6. është anëtar i këshillit të qarkut;
7. emëron, ne respekt te ligjit barazinë gjinore,z ëvendëskryetarët e bashkisë dhe i shkarkon ata;
8. emëron, duke respektuar ligjin, administratorët e njësive administrative dhe i shkarkon ata;
9. vendos për emërimin ose shkarkimin e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërive tregtare në pronësi të bashkisë, si dhe drejtuesit e ndërmarrjeve e të institucioneve në varësi;
10. emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë të strukturave dhe njësive në varësi të bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin për nëpunësin civil;
11. ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik dhe është përfaqësuesi i saj në marrëdhëniet me të tretët;
12. merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;
13. kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cenojnë interesa të bashkësisë. Në rastin e kthimit të vendimit të këshillit nga kryetari i bashkisë, këshilli mund të miratojë të njëjtin vendim, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve;
14. miraton strukturën, organikën e kategoritë /klasat e pagave për çdo pozicion të shërbimit civil dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
15. emëron dhe shkarkon nëpunësit vendorë për barazinë gjinore;
16. kujdeset për mbledhjen dhe përpunimin e statistikave vendore, të ndara sipas gjinisë, dhe siguron publikimin e tyre;
17. Kryen dhe detyra të tjera të parashikuara në aktet ligjore përkatese.

- Proçedura e zgjedhjes

Kryetari i Bashkisë zgjidhet nepërmjet zgjedhjeve të drejtperdrejta sipas parashikimeve ligjore të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
Mandati i Kryetarit të Bashkisë është 4 vjet.
Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje

- Detyrat dhe kompetencat

Kryetari i bashkisë ka këto kompetenca dhe detyra:
1. ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;
2. zbaton aktet e këshillit;
3. merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës së përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;
4. raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të bashkisë dhe njësive administrative përbërëse të paktën çdo 6 muaj ose sa herë kërkohet nga këshilli;
5. raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë;
6. është anëtar i këshillit të qarkut;
7. emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, kryetarin/zv.kryetarët e bashkisë dhe i shkarkon ata;
8. emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, administratorët e njësive administrative /lagjeve dhe i shkarkon ata;
9. vendos për emërimin ose shkarkimin e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërive tregtare në pronësi të bashkisë, si dhe drejtuesit e ndërmarrjeve e të institucioneve në varësi
10. emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë të strukturave dhe njësive në varësi të bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin për nëpunësin civil;
11. ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik dhe është përfaqësuesi i saj në marrëdhëniet me të tretët;
12. merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;
13. kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cenojnë interesa të bashkësisë. Në rastin e kthimit të vendimit të këshillit nga kryetari i bashkisë, këshilli mund të miratojë të njëjtin vendim vetëm me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve;
14. miraton strukturën, organikën e kategoritë /klasat e pagave për çdo pozicion të shërbimit civil dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
15. emëron dhe shkarkon nëpunësit vendorë për barazinë gjinore;
16. kujdeset për mbledhjen dhe përpunimin e statistikave vendore, të ndara sipas gjinisë, dhe siguron publikimin e tyre.

- Të dhënat për arsimin, kualifikimin, paga e kryetarit dhe deklarimi i pasurisë

Arsimimi dhe Kulifikimet:

Pjerin Ndreu është lindur në Qytetin e Pukës, më 12 dhjetor të vitit 1966.
Ndreu ka një karrierë të pasur në fushën e rendit dhe sigurisë. Pas përfundimit të studimeve në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme në vitin 1988, Ndreu emërohet inspektor i Policisë Kriminale në Lezhë e më pas drejtues i Policisë Kriminale në disa qytete, si: Shkodër, Berat dhe Mirditë.
Në vitet 1997-1999 Z. Pjerin Ndreu ka mbajtur postin e shefit të Komisariatit të Policisë Lezhë, Komisariatit nr.1 në Tiranë dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër.
Në vitet 1999-2002 emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër, Drejtor i Policisë Kufitare Shkodër.
Në vitet 2002-2004, Z. Ndreu arriti kulmin në karrierën e tij profesionale, ku mbajti poste të larta në Policinë e Shtetit si zv.Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë. Pjerin Ndreu mban gradën policore Kryekomisar ndërsa është dekoruar në vitin 2003 nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes”.
Gjatë shërbimit në polici, Ndreu kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Drejtësi, e më pas nga viti 2007 e deri në vitin 2013 ka qenë pedagog i kriminologjisë dhe kriminalistikës, Fakulteti Drejtësisë “Justiniani I”.
Ai gjithashtu ka ndjekur një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh për gjuhën dhe sigurinë kombëtare në Gjermani, Kanada, Oxford Angli, ICITAP etj. Prej qershorit të vitit 2013, Z.Ndreu është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në gusht të vitit 2019 është zgjedhur Kryetar i Bashkisë Lezhë.

Paga:

Paga bruto e kryetarit të bashkisë sipas Vendimit të Këshillit të Bashkisë Lezhë nr.192, datë 29.12.2020 është 140,000 lekë.

Deklarimi i pasurisë:

Kryetari i Bashkisë ka detyrimin e deklarimit të pasurisë para fillimit te detyres, dhe gjate ushtrimit të detyres çdo vit dhe këto deklarime bëhen te Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

- Orari i pritjes së qytetarëve

E Henë – E Enjte 08:00-16:30
E Premte               08:00-14:00

- Adresa postare elektronike

- Kabineti i Kryetarit

1. Kabineti varet drejtpërdrejt nga Kryetari i Bashkisë.
2. Kabineti ka për detyrë bashkërendimin e përgjithshëm, si dhe bashkëveprimin e strukturave për zhvillimin e veprimtarisë së Bashkisë. Për kryerjen e funksionit dhe plotësimin e detyrave të ngarkuara, punonjësit e Kabinetit përgjigjen përpara Kryetarit.
3. Detyrat dhe Funksionet e përgjithshme të Kabineti :
4. kujdeset për përgatitjen e programeve vjetore dhe periodike për të gjithë veprimtarinë e aparatit në zbatim të realizimit të misionit të Bashkisë, si dhe për ndjekjen e plotësimit të detyrave të përcaktuara në to;
5. përgatit materialet e kërkuara nga Kryetari dhe asiston Kryetarin dhe Zv/Kryetarët në plotësimin e funksioneve të tyre;
6. merr pjesë në analiza e takime të ndryshme që zhvillon Kryetari, si dhe mban kontakte me drejtoritë e Aparatit të Bashkisë, me qëllim zbatimin e detyrave të ngarkuara.
7. Drejtori i Kabinetit:
8. organizon punën që veprimtaria e Bashkisë të jetë në përputhje me prioritetet dhe objektivat e përcaktuara të punës;
9. bën përgjithësime e propozime për probleme me politikat e zhvillimit të fushave që mbulon Bashkia;
10. kontrollon punën dhe bashkërendon veprimtarinë e gjithë stafit të Kabinetit;

11. organizon punën në përputhje me axhendën e Kryetarit dhe plotësimin e detyrave që rrjedhin prej saj;
12. i parashtron Kryetarit dhe Zv/Kryetarëve mendime për çështje të ndryshme të rëndësishme të punës së përditshme;
13. ndjek dhe trajton materiale dhe shkresa për probleme të cilat i drejtohen Kryetarit dhe i delegohen nga ky i fundit Kabinetit.
14. Këshilltaret
15. puna e këshilltarit konceptohet në grup, për këshilltari është përgjegjës të ndjekë çështjet sipas përcaktimit që bën kryetari dhe Drejtori i Kabinetit;
16. kontribuon në hartimin e politikave apo strategjive afatshkurtra dhe afatgjata;
17. propozon zgjidhje konkrete, komente, këshilla, e qëndrime të kryetarit ndaj të tretëve, në funksion të plotësimit të detyrave të ngarkuara Bashkisë së Lezhës nga aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
18. përgatit sipas fushave materiale që i kërkohen nga kryetari, zv/kryetarët apo drejtori i kabinetit, për probleme që i janë deleguar këtij të fundit nga kryetari;
19. shqyrton materialet për mbledhjet në të cilat kryetari merr pjesë dhe përgatit qëndrimet që duhen mbajtur për problemet që shqyrtohen;
20. merr pjesë në grupe pune, komisione sipas urdhërave/vendimeve të Kryetarit të Bashksië;
21. kryen çdo detyre tjetër të ngarkuar nga eprori ose kryetari i bashkisë në përputhje me misionin e funksionit të tij.

- Sekretari i Kryetarit

Detyrat e Sekretarit te Kryetarit të Bashkisë:
1. Sistemon e regjistron të gjitha materialet që qarkullojnë në zyrën e Kryetarit të Bashkisë.
2. Evidenton dhe organizon realizimin e axhendës së përditshme të kryetarit.
3. Organizon e siguron rregullsinë e hyrjes së të gjitha materialeve informative për kryetarin.
4. Siguron transmetimin korrekt të porosive që jep kryetari brenda aparatit të Bashkisë apo në marrëdhënie jashtë tij.
5. Nëpërmjet Sektorit të Protokoll-Arkivës pret dhe nis gjithë korrespondencën personale të Kryetarit.

 

Copyright © 2024 — All rights reserved.