Ne permbushjen e pritshmerive ndaj kolosit te letrave shqipe, poetit tone kombetar At Gjergj Fishta, Lezha ka promovuar perkthimin ne Frengjisht te kryevepres se tij letrare “Lahuta e Malsise”. Eshte sektori i trashegimise kulturore prane Bashkise Lezhe ne bashkepunim me perkthyesin nga Prizreni Abidin Krasniqi dhe me trashegimtar te trungut te Fishtes qe organizuan kete event te rendesishem kulturor. Per perkthimin ne frengjisht te ketij vellimi poetik prej 15 mije vargjesh, autori Krasniqi punoi per tre vite e gjysem me radhe.
E pergezuan perkthyesin Abidin Krasniqi per punen e bere studiues e botues te vepres se Fishtes por dhe interpretues, aktor e krijues te letersise dhe artit. Tashme, kryevepra e Fishtes Lahuta e Malsise, e cilesuar nga studiues me fame botrore si Ilijada Shqiptare, apo Bibla e Levruesve te Shqipes, do flasi dhe ne frengjisht.
Lezhe, 22.02.2020 pergatiti Rrok Lelçaj