LIGJI NR.60/2016 “PËR SINJALIZIMIN DHE MBROJTJEN E SINJALIZUESVE”
Ky ligj përcakton rregullat për sinjalizimin e një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni nga sinjalizuesit në sektorin publik e privat, mekanizmat për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe detyrimet e autoriteteve publike e të subjekteve private në lidhje me sinjalizimin.
Konfidencialiteti
- Gjatë procedurës së hetimit administrativ të sinjalizimit të brendshëm ose të jashtëm, identiteti i sinjalizuesit u bëhet i ditur personave të tretë vetëm me pëlqimin e tij me shkrim.
- ILDKPKI-ja ose njësia përgjegjëse duhet të ruajnë në çdo kohë në mënyrë konfidenciale informacionin e lidhur me sinjalizimin, duke mos e përhapur ose transmetuar te persona të tretë brenda ose jashtë organizatës ose ILDKPKI-së, si dhe të mos e përdorin për qëllime të tjera, përveçse me pëlqimin me shkrim të sinjalizuesit ose për përmbushjen e një detyrimi ligjor.
- Njësia përgjegjëse ose ILDKPKI-ja, në komunikimet me organizatën ku punon sinjalizuesi ose me çdo subjekt apo autoritet tjetër, privat ose shtetëror, respekton detyrimin e konfidencialitetit dhe ua komunikon informacionin e nevojshëm vetëm personave të caktuar për hetimin administrativ ose për marrjen e masave për ndjekjen e fakteve të sinjalizuara, në kuadër të një marrëveshjeje konfidencialiteti mes palëve.
- Çdo person, i cili merr informacion konfidencial nga njësitë përgjegjëse ose ILDKPKI-ja, për qëllim të këtij ligji, ka të njëjtin detyrim për përpunimin e informacionit në mënyrë konfidenciale.
Mbrojtja e të dhënave personale
- Të dhënat personale të individëve të përfshirë në hetimin administrativ përpunohen vetëm për qëllim të këtij ligj. Në çdo rast, përpunimi i të dhënave personale kryhet sipas parimeve dhe procedurave të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
- Në rastet kur, në zbatimin e këtij ligji, konstatohet mosrespektim i legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, çështja i referohet Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale përcakton me udhëzim të veçantë kushtet dhe kriteret e përpunimit dhe kohën e mbajtjes së të dhënave personale në fushën e mbrojtjes së sinjalizuesve, sipas këtij ligji.
Fletepalosje, Sinjalizimi i korrupsionit ne Bashki
Formular i sinjalizimit te brendshem
Formular per kerkese mbrojtjeje nga hakmarrja
Formular i sinjalizimit te jashtem