ReLOaD, Thirrja 1

Pas hapjes së thirrjes për projekt propozime që Bashkia Lezhë ka shpallur me datë 8 Janar 2018, të Hënën me 22 Janar eshte  mbajtur një seance informimi për organizatat e shoqërisë civile të interesuar për të konkuruar në këtë thirrje. Pytjet lidhur me pranueshmërinë e aplikantëve, mundësia e organizatave lokale për të konkuruar në arenën kombëtare, aftësitë administrative të organizatave ishin shqetësimet kryesore të cilat morën përgjigje, dhe ngjallën debate të shumta, të cilat do të ndihmojnë programin Reload që të ndërhyjë në përmirësimin e metodologjisë për thirrjet e tjera. Në takim u morën në shqyrtim edhe mundësitë që kanë organziatat për të aplikuar në njërin nga tre prioritetet e përcaktuara nga Bashkia Lezhë për këtë thirrje:
  1. Përfshirja sociale dhe mbrojtja e grupeve të margjinalizuara,
  2. Zhvillimi i qëndrueshëm i mjedisit duke përfshirë turizmin;
  3. Fuqizimi ekonomik i grave dhe integrimi i të rinjve duke përfshirë aktivitetet sportive.
I gjithë dokumentacioni i plotë eshte bere i mundur qe të shkarkohet në faqen e Bashkisë në dritaren dedikuar këtij projekti, si dhe personalisht pranë Drejtorisë së Integrimit Europian dhe Programeve të Zhvillimit në Bashki. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri (UNDP- PNUD), në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore (ReLOaD) financuar nga Bashkimi Europian ka përzgjedhur 12 bashki në Shqipëri, të cilat janë pjesë e skemës së grantit të Projektit me një vlerë prej rreth 100.000 Euro për secilën bashki për një periudhë rreth 30 mujore. Kjo skemë granti do të shërbejë direkt për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, të cilat do të ofrojnë shërbime në përputhje me prioritetet e bashkisë përkatëse. Granti do të menaxhohet në bashkëpunim ndërmjet bashkisë së përzgjedhur dhe zyrës së UNDP në Tiranë. Pas info day, organizatat sollen projektet e tyre pranë Bashkisë Lezhë dhe në thirrjen e parë kishte rreth 27 aplikime nga organizata brenda  dhe jashtë territorit të bashkisë Lezhë.Grupi I vlerësimit që përbehej nga 5 përsona : 2 UNDP, 2 Bashkia Lezhë dhe 1 organizatë e shoqërisë civile që operon në Lezhë zgjodhen fitues dy projekte, konkretisht :

Qëndra e Studimeve dhe Zhvillimeve”(QSZH), për prioritetin nr 3 : Fuqizimi ekonomik i grave dhe integrimi i të rinjve duke përfshirë aktivitetet sportive.

Projekti : Sporti për Integrim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm” Grupet e synuara do të jenë të rinjtë dhe gratë e zonës së Lezhës dhe Fshati Shen Koll. Përfituesit direkt do të jenë 32 të rinj të moshës 15-19 vjeç, ku 16 do të jenë vajza dhe 16 do të jenë djem (50% vajza, 50% djem). Ne synojmë që në këtë projekt të përfshijmë 12 gra të zonës së Lezhës ku 6 gra nga qyteti Lezhë dhe 6 gra nga fshati Shënkoll. Qëllimi i projektit është integrimi i një gjenerate të rinjsh nëpërmjet fuqizimit të oportuniteteve të rrjeteve bashkëpunuese për promovimin e zonës me ide inovative, dhe fuqizimin ekonomik të tyre gjithashtu edhe grave përmes aktiviteve sportive dhe traditave/natyrës  që ofron kjo zonë, për një të ardhme të qëndrueshme e të shëndetshme. Objektivi i përgjithshëm: Integrimi i të rinjve dhe fuqizimi ekonomik i grave për të qenë pjesë aktive në promovimin e zonës nëpërmjet aktiviteteve sportive duke e kthyer këtë në një traditë për vitet në vazhdim. Objektivat specifikë:
  1. Rritja e kohezionit social ndëretnik në mes të rinjve dhe inkurajimi i përfshirjes sa më të madhe të të rinjve në sporte duke thyer barjerat e ndarjeve gjinore.
  2. Fuqizimi i grave nëpërmjet integrimit tyre në aktivite për të mbeshtetur promovimin e zonës dhe fuqizimin e tyre ekonomik.
  3. Integrimi i të rinjve me modelet europiane duke kthyer traditë në zonën e tyre ditë dhe muaj në kalendarin e Lezhës /shkollave me aktiviteteve sportive
 

Shoqata “Dora e Pajtimit” , për prioritetin nr 1 : Përfshirja sociale dhe mbrojtja e grupeve të margjinalizuara

Projekti : Rrjeti Rinor Lezhë, LEzha YOuth NETëork (LYONET)  Grupi i synuar : 584 të rinj: 50.6% vajza dhe 49.4% djem; 60 mësues: 50 % meshkuj dhe 50 % femra; 3 psikologe femra; 5 vullnetarë  (40% djem dhe 60% vajza) të shoqatës “Dora e Pajtimit”; shoqatës “Liburnetik” dhe Qendrës “Gratë në Shërbim Publik”. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është fuqizimi dhe nxitja e përfshirjes së të rinjve në pjesëmarrjen aktive të qeverisjes vendore dhe jetës sociale, ekonomike e kulturore të qytetit. Ky qëllim do të arrihet përmes krijimit të klubeve rinore në 7 shkolla të mesme, që do të finalizohet me krijimin e Rrjetit Rinor, me përfaqësues nga çdo shkollë të përfshirë në projekt. Krijimi i rrjetit Rinor do te nxisë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e kompetencave qeverisëse ndërmjet grupeve të të rinjve dhe autoriteteve vendore duke përmirësuar shërbimet ndaj të rinjve, duke nxitur veprime që rrisin identitetin evropian dhe pjesëmarrjen aktive në jetën social ekonomike e kulturore të rinisë së Lezhës. Përveç kësaj, institucionet me të cilat do të bashkëpunojmë, do të përfitojnë metodologji të ndryshme të realizimit të praktikave të rrjetit rinor dhe laboratorit social, që do të implementohen edhe pas përfundimit të këtij projekti. Gjithashtu, si stafi dhe vullnetarët e shoqatave tona do të rrisin kapacitetet e tyre trajnuese dhe krijuese, që do të vihen në funksion të zhvillimit të shoqatave dhe të realizimit të aktiviteteve të mëtejshme në komunitet. Objektivi i përgjithshëm i projektit LYONET është krijimi i rrjetit rinor dhe veprimeve shkëmbyese, me synim fuqizimin dhe përmirësimin e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën social-ekonomike e kulturore të qytetit të Lezhës. Si grup përbërës i shoqërisë në qytetin e Lezhës, edhe të rinjtë kanë nevojë të jenë të përfaqësuar dhe të përfshirë në proceset vendimmarrëse. Rrjeti rinor do të jetë një instrument i qëndrueshëm për adresimin e problematikave e nevojave të të rinjve por edhe përfshirjes dhe angazhimit të tyre në jetën sociale, ekonomike e kulturore të qytetit. Objektivi specifik i projektit është krijimi i klubeve rinore në 7 shkolla të mesme të përfshira në projekt. Shkollat e mesme të përfshira janë: “Llesh Nikë Daka” në Shënkoll; “Ishull Lezhë” në Shëngjin; Shkolla “Zejmen” në Zejmen; “Karl Gega” në Balldre; “Gjovalin Gjadri” në Gjadër; “Kolin Gjoka” dhe “”Hydajet Lezha” në qytet, Lezhë. Të  rinjtë  e moshës 15-18 vjeç të këtyre shkollave, përmes krijimit të klubeve rinore do të kenë hapësirën e tyre të nevojshme për t’u aftësuar, shprehur dhe angazhuar në adresimin e nevojave dhe shqetësimeve të tyre nga komuniteti i shkollës, deri ne nivel vendor, në rrjetin rinor. Ky rrjet, që do të ketë anëtarë, përfaqësues nga çdo shkollë e përfshirë dhe bord nga shoqëria civile, stafi pedadogjik dhe Bashkia Lezhë  do të jetë advokues për të drejtat dhe kërkesat e të rinjve.   Financimi i Bashkisë Lezhë për thirrjen e 1:  1,608,442 All    

Paketa e Thirrjes:

Rezultatet:

ReLOaD, Thirrja 2

Bashkia Lezhë në bashkëpunim me stafin e projektit ReLOaD në Shqipëri kishte shpallur më 06/02/2019 hapjen e Thirrjes se dytë publike për OSHC-të e cila ishin te  hapura deri më 20/03/2019.  Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit. Prioritetet e kesaj thirrje ishin si me poshte : Prioriteti 1 : Ekonomia dhe Sipërmarrja
  • Fuqizim i kapaciteteve dhe shumëllojshmërisë së ndërmarrjeve të vogla e të mesme, që shfrytëzojnë prodhimin dhe prurjet turistike rajonale, zejet dhe produktet e traditës.
  • Fuqizimi ekonomik dhe rritja e pjesmarrjes në sipërmarrje e të rinjve , grave dhe vajzave, si dhe njerëzve me sfida shoqërore
  • Rritja e aftësive dhe kualifikimeve profesionale të fuqisë punëtore që mundëson përfshirje active të të dy gjinive në tregun e punës dhe jetën shoqërore të qytetit.
  Prioriteti 2: Cilësia e  jetës dhe Komuniteti
  • Fuqizimi i mundësive të njerëzve në nevojë për shanse të barabarta, zhvillimi dhe integrim në jetën shoqërore dhe komunitare
  • Shtimi i mjediseve cilësore dhe i masave që garantojnë një jetesë, aktive, të shëndetëshme dhe të sigurtë për qytetarët e të gjithë, grupmoshave
  • Rritja e cilësisë së dijes dhe standarteve të mësimdhënies dhe aksesit në arsimin parauniversitar.
  Prioriteti 3: Mjedis dhe shërbimet publike
  • Menaxhimi i integruar dhe mjedisor i mbetjeve të ngurta urbane, në partneritet me komunitetin, biznesin dhe OJF-të
  • Ofrimi i shërbimeve publike mjedisore dhe efiçente që mbrojnë jetën, natyrën e biodiversitetin dhe i shtojnë vlerën qytetit
  Pas info day, organizatat sollen projektet e tyre pranë Bashkisë Lezhë dhe në thirrjen e dyte kishte rreth 17 aplikime nga organizata brenda  dhe jashtë territorit të bashkisë Lezhë.Grupi I vlerësimit që përbehej nga 5 përsona : 2 UNDP, 2 Bashkia Lezhë dhe 1 organizatë e shoqërisë civile që operon fitues 4 projekte, konkretisht :  
  1. Tradita si mundësi për të rinjtë e Lezhës : Prioriteti 1. Ekonomia dhe sipërmarrja

Qëllimi i përgjithshëm i projektit :  Promovimi te gjenerata e re e trashëgimisë etnografike, zejeve dhe produkteve të traditës si element i rëndësishëm për avancimin kulturor dhe ekonomik të zonës,  në mënyrë të veçantë si një mundësi për rritjen e kapaciteteve dhe shumëllojshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që shfrytëzojnë prodhimin artizanal dhe prurjet turistike rajonale. Duke qenë turizmi gastronomik dhe trashëgimia kulturore një nga pikat e forta të të gjitha guidave turistike të Lezhës, projekti do të japë një shtysë të fortë dhe një pikë të rëndësishme referimi për guideret turistike ashtu edhe për botimet e ardhshme me qëllim turistik. Edhe artizanti ka qenë një element i rëndësishëm me mbi 10 ndërmarrje lokale artizanti në të gjithë zonën që operojën në këtë fushë, prandaj projekti ynë do të ndihmojë në ruajtjen e autenticitetit dhe mbrojtjen nga abuzimi me kostumet në mënyrë që edhe gratë artizane të krijojnë një treg sa më të kosoliduar të proshimeve të tyre. Objektivi i projektit : OS1- Të promovojë dhe konservojë trashëgiminë e pasur etnografike artizanale tekstile të zonës së Lezhës me anë të kombinimit të talentit dhe aftësisë së artistëve të rinj dhe metodave moderne dhe artizanëve profesionsitë.  
  1. Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Wisdom : Fëmijë të sigurt dhe të shëndetshëm

Në total  200 fëmijë nga mosha 12-17 vjeç, 97 meshkuj dhe 103 femra, 49% meshkuj, 51% femra. Projekti ka si qëllim kryesor që nëpërmjet edukimit joformal dhe trajnimeve që do të zhvillohen me fëmijët e shkollës së mesme të bashkuar Zejmen, ti aftësojë e fuqizojë ata për të qenë kontribues për krijimin e një mjedisi më të sigurt në shkolla, familje dhe komunitet. Fokusi kryesor do të jetë trajtimi i barabartë i fëmijëve dhe pa dallime gjinore, racore, ekonomik-sociale dhe eliminimi i paragjykimeve lidhur me to, që shpesh bëhen iniciatorë të dhunës dhe fuqizimi i tyre në mënyrë që të raportojnë dhe parandalojnë dhunën. Qëllimet dhe strategjitë kryesore për arritjen e qëllimeve në përputhje me statutin: Qëllimi i Fondacionit është që të kontribuojë në zhvillimin dhe kërkimin shkencor, në thellimin e dijeve në fushën e drejtësisë dhe të shkencave ekonomike dhe shoqërore nëpërmjet implementimit të projekteve me karater shkencor akademik si edhe operacional në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar
  1. Fondacioni Mary Ward Loreto : Krenaria Folklorike dhe Turistike e Lezhes

160 rinj , 24 mesues, 20 persona te Artit, 80 gra the burra nga zonat te ndryshme komunitare te Lezhes dhe perfitues indirekt  te aktivitetev synohet te jene mbi 20000 banorë. Qëllimi: Fuqizimi i 8 zonave të Bashkisë Lezhë për zhvillim dhe integrim në jetën social-kulturore përmes organizimit me bazë komunitare. Përshkrim: Ky objektiv i përgjithshëm sysnon që nëpërmjet pilotimit të këtij projekti të gjallërohët jeta komunitare në zonat rurale duke angazhuar të rinjtë, personat qe i kanë dhënë kulturës dhe artit në vite si dhe aktivizimi më i madh i strukturave lokale si shkolla , bizneset e sukseshme dhe njesitë administrative. Krijimi i qendrave kulturore për jetë aktive dhe gjithëpërfshirëse në 8 zona vulnerabël të Bashkisë Lezhë do jetë synimi për impakt i këtij pilotimi. Projekti "Lezha Folk & Touristic Pride" synon të krijojë një mundësi për rigjallërimin e praktikave të mira që lidhen me angazhimin qytetar për të përmirësuar vetëdijen komunitare, angazhimin kolektiv për t’a gjallëruar jetën social-kulturore. Kjo është një pilotim i përqasjes që do të vazhdohet me tej, deri në krijimin e një tradite, nga Bashkia, nëpërmjet Drejtorisësë Arsimit e Turizmit dhe Promovimit të Kulturës dhe përfaqësueve të komunitetit. Përmes krijimit të qendrave social-kulturore, pranë strukturave të njësive administrative, komunitetit iu jepet mundësia për t’u angazhuar dhe për të ndërmarrë iniciativa dhe për të qenë pjesëmarrës në rritjen e vetëvlerësimit, lidershipit, angazhimit qytetar dhe integrimit në jetën shoqërore dhe kulturore si komunitet.  
  1. Fshatrat Sipermarres : Shoqata e Rajonale e Pyejeve dhe Kullotave Komunale, Qarku Lezhe.

  Bashkia e Lezhës ka vendosur të japë një kontribut prej një milion e nëntëqind e nëntë e pesë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e dy lekë 1,995,782 ALL Lekë per thirrjen e dyte , ReLOaD.  

Paketa e Thirrjes:

Rezultatet:

ReLOaD, Thirrja 3

 Mbështetur në Vendimit të Këshillit të Bashkisë Lezhë Nr. 211 datë 31/10/2017 “Për miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmejt Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Bashkisë Lezhë si dhe miratimin e metodologjisë për alokimin e fondeve për organizatat e shoqërisë civile” pika 2. “Të miratohet Metodologjia LOD për alokimin e fondeve për organizatat e shoqërisë civile, të propozuar nga UNDP dhe të miratuar nga Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë”, në këtë kuadër Bashkia e Lezhës në partneritet me Programin Reload ka shpallur Thirrjen e Tretë publike për organizatat e shoqërisë civile për dorëzuar projekt propozimet nga data 21 Qershor deri në datën 21 Korrik, në mbyllje të këtij proçesi janë shpallur 3 organizata fituese.
  1. Organizata Help the Life / Vlera Totale e projektit 1,224,372 ALL
  1. Shoqata Gratë Në Shërbim Publik / Vlera Totale e projektit : 1,233,000 All
  1. Organizata Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri / Vlera totale e projektit 1,016,000 ALL

Shoqata Gratë Në Shërbim Publik  : Integrimi dhe fuqizimi i grave të Lezhës përmes artizanatit

Projekti synon të përmirësojë statusin social dhe ekonomik të grave dhe vajzave nga grupet e disavantazhuara,, përmes përfshirjes profesionale të tyre në Artizanat dhe Zeje, mbështetjes me kurse dhe praktikave profesionale, shkëmbimin e përvojës për fuqizimin dhe rritjen e mundësive të punësimit, vetëpunësimin dhe angazhimin e tyre në komunitet si dhe advokim në qeshtjet ligjore për barazinë gjinore. qëllimi do të arrihet përmes ofrimit të kurseve profesionale në qendistari, punime dore, punime me tezgjah, advokimit per qeshtjet ligjore që kjo shtesë ka nevojë, informim mbi kuadrin ligjor për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave, dhe në fund të projektit paisjet e blera nga projekti që do përdoren me qëllim të trajnimit të grave do të dhurohen grave dhe vajzave që do të kualifikohen me rezultate te larta në trajnim si dhe do ndërmarrin iniciativa biznesi social në fushen e artizanatit dhe zejes, gjithashtu edhe trajnimi i te rinjve të moshës 15-18 vjeç që pasi ato të mbarojnë shkollen e mesme të kenë një koncept mbi mundesine e vetpunesimit dhe nje profesion të përvetësuar dhe të kenë më të lehtë  integrimin në tregun e punës.

Organizata Help the Life : Mbeshtetja ne moshe te hershme, nje mundesi per zhvillimin e femijes

Projekti synon të targetoj direkt 60 prindërit e femijeve me veshtiresi ne zhvillim te grup moshes 0-8 vjec duke informuar ata të evidentojnë në kohë vështirësitë e fëmijës dhe të thyejnë stigmën e pranimit duke referuar fëmijën tek specialistët e duhur për trajtim. Ata do të të jenë mbështetës të femijeve te tyre dhe gjitheperfshirjes se tyre ne jeten ne komunitet. Do te behet kujdes qe te kemi nje ekuiliber gjinor te perfshirjes se prinderve ne keto takime, pasi gjithmne verehet qe nenat jane me te disponueshme per te marre pjese ne takime te tilla, por edhe baballaret kane nje rol shume thelbesor ne jeten  efemijes. Prandaj projekti do te kete ne vemendje nxitjen e baballareve per te qene pjese aktive e takimeve qe do te zhvillohen. Gjithashtu, target te projektit jane edhe 40 punonjeset e institucioneve te edukimit te hershem ne qytetin e Lezhes. Ata do te trajnohen nepermjet 10 moduleve te trajnimit. Ne focus te projektit jane  edhe aktoret qe punojne me/per femije (institucione arsimore, shendetesore, punesimi, ofrues sherbimi, etj) duke krijuar rrjetin local te aktoreve për forcuar kapacitetet e tyre dhe per të lehtësuar koordinimin midis sektorëve dhe aktorëve të ndryshëm, duke rritur ndërgjegjësimin dhe informacionin e anëtarëve të komunitetit për çështje që lidhen me aftësinë e kufizuar.  Edhe pse femijet me veshtiresi ne zhvillim jane perfitues indirekt te ketij projekti, gjithe kjo nderhyrje behet per te ndihmuar ata te zhvillojne kapacitet e tyre dhe kontribojne ne gjitheperfshirjen e tyre ne jeten ne komunitet.

Organizata Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri : Fuqizimi i sigurisë mjedisore dhe ushqimore përmes pjesëmarrjes komunitare në Bashkinë Lezhë

Projekti synon të fuqizojë sigurinë mjedisore dhe sigurinë ushqimore në bashkinë Lezhë përmes ndërgjegjësimit të komunitetit dhe pjesëmarrjes së tij në proceset që garantojnë këto dy komponentë kyçë për zhvillimin lokal, si në Këshillin Bashkiak dhe Këshillin Vendor të Sigurisë Publike. Ai synon të fuqizojë zërin e aktorëve komunitarë në transparencën dhe llogaridhënien publike të Bashkisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për sigurinë mjedisore dhe atë ushqimore në territorin e Bashkisë Lezhë.

Paketa e Thirrjes "ReLOaD" 3:

Lista e renditjes së projekt-propozimeve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC)

Lista e renditjes së projekt-propozimeve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) të marra në dorëzim pas Thirrjes së Tretë Publike për OSHC-të në Bashkinë Lezhë

ReLOaD2, Thirrja 4

BASHKIA E LEZHËS NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD2 SHPALL:

 THIRRJEN E KATËRT PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE

Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për të. Disa nga rezultatet që projekti ReLOaD do të arrijë janë:

  • Bashkitë do të përdorin modele transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
  • OSHC-të do të ofrojnë shërbime të cilat adresojnë nevojat e qytetarëve në bashkitë partnere dhe janë në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
  • Kapacitete të fuqizuara të OSHC-ve dhe njësive të pushtetit vendor për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, dialogut, ndarjes së praktikave ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor.
  • Ngritja e kapaciteteve të shoqatave sportive,për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
  • Vënie në funksionim ose mbështetje e strukturave për veprimtari ose ngjarje sportive aktive; mbështetje për ekipet përfaqësuese vendore në veprimtaritë sportive.
  • Grante, hua ose financime për të mbështetur ekipe konkuruese.

Për sa më sipër, Bashkia e Lezhës dhe programi ReLOaD2 fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë së Lezhës si më poshtë:  Prioritetet Thirrja e IV-të : LOT 1 :

  1. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm bazuar në trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Lezhës;

1.1  Promovimi i resurseve turistike. 1.2  Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore për një turizëm të qëndrueshëm.

  1. Mjedisi dhe sherbimet publike;

2.1 Mbrojtja e mjedisit, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve në territorin e Bashkisë Lezhë. 2.2 Edukim mjedisor për një jetesë aktive, të shëndetëshme dhe të sigurtë për qytetarët e të gjithë grupmoshave.

  1. Cilësia e jetës dhe komuniteti;

3.1. Rritja e aftësive, aksesit dhe përfshirjes digjitale të komunitetit në shoqërinë e informacionit. 3.2. Fuqizimi i mundësive të familjeve në nevojë dhe rritja e shanseve integruese për fëmijët, të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuar. 3.2.1. Fuqizimi ekonomik-social i familjeve në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike përmes ngritjes së bizneseve apo sipërmarrjeve familjare me qëllim daljen nga skema e ndihmës ekonomike. 3.2.2. Fuqizimi psiko-social-ekonomik i familjeve që kanë përjetuar trauma të ndryshme (dhunë, neglizhim, trafikim etj). 3.2.3. Shërbime psiko-sociale e rekreative për të rinjtë me aftësi të kufizuara. 3.3  Aftësim dhe orientim i të rinjve për tregun e punës.

  1. Art & Kulturë;

4.1. Evidentimi dhe promovimi instensiv i trashëgimisë së pasur kulturore, historike dhe arkeologjike të Lezhës të shtimit të cilësisë dhe llojshëmërisë së ofërtës turistike për vizitorët e Lezhës. 4.2. Promovimi i jetës artistike dhe kulturore në Bashkinë e Lezhës. LOT 2

  1. Mbështetje për sportin, disiplina futboll.

5.1. Promovimi i talenteve të reja në disiplinën e sportit. Totali i grantit në Bashkinë e Lezhës për këtë Thirrje LOT 1 është: 4,000,000 Lekë. Totali i grantit në Bashkinë e Lezhës për këtë Thirrje LOT 2 është: 30,000,000 Lekë. OSHC-të të cilat kanë qenë partnere dhe kanë zbatuar projekte në thirrjen e parë dhe të dytë kanë të drejtë të aplikojnë, por vlera totale e grantit për të gjtha thirrjet (miratuar në thirrjen e parë/dytë dhe të tretë) nuk duhet të kalojë 5.000.000 ALL përfituar nga projektet e zbatuara në Bashkinë Lezhë. Bashkia rezervon të drejtën të mos alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 6 deri në 36 muaj. LOT 1: nga 6 muaj deri ne 12 muaj LOT 2 : nga 12 muaj deri ne 36 muaj   PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA: Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike. DOKUMENTACIONI: Dokumentacioni për thirrjen publike për Bashkinë e Lezhëa mund të tërhiqet prej 19/08/2022 (dita e hapjes së Thirrjes Publike) deri në 12/09/2022(dita e mbylljes së Thirrjes Publike) duke e dërguar një kërkesë me emrin e organizatës së interesuar në e-mail adresën: projektetet.strategjike@lezha.gov.al  apo personalisht, në adresën:

DREJTORIA E  PROJEKTEVE STRATEGJIKE,  EVROPËS, MIGRACIONIT, DIASPORES,  KOMUNIKIMIT     DHE      TRANSPARENCËS ,  BASHKIA LEZHË

KODI POSTAR 4501, SHESHI “GJERGJ KASTRIOTI”

Informacioni përkatës si dhe një version elektronik i të gjithë paketës së aplikimit mund të merret edhe nga faqja e internetit: https://lezha.gov.al/reload/ DORËZIMI I APLIKIMEVE: Aplikimet e plotësuara me të gjithë dokumentacionin, duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe në një kopje elektronike (në CD apo USB) përmes postës zyrtare apo personalisht, të vendosura në një zarf të vulosur që i referohet thirrjes publike, gjatë ditëve të punës (prej të hënës deri të premten), nga ora 09:00 deri në ora 14:00, në adresën:

DREJTORIA E  PROJEKTEVE STRATEGJIKE,  EVROPËS, MIGRACIONIT, DIASPORES,  KOMUNIKIMIT     DHE      TRANSPARENCËS

BASHKIA LEZHË

KODI POSTAR 4501, SHESHI “GJERGJ KASTRIOTI”

Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, bashkia do të organizojë takime informuese/ ditë të hapura:

  1. Bashkia Lezhë do të organizojë një takim informues/ditë të hapur mbi Thirrjen e katërt publike, ku ftohen të marin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në përgjigje të kësaj Thirrjeje. Ky takimi ka si qëllim, informimin e OSHC-ve mbi elementët kryesorë të Thirrjes, duke u fokusuar tek elementët më të rëndësishëm për OSHC-të. Për Bashkinë Lezhë takimi informues do të organizohet më 02/09/2022, në ambientet e Qendres Kulturore të Fëmijeve Lezhë.
  2. Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës projektet.strategjike@lezha.gov.al duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 05/09/2022, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet mund t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm me email.

Ju falenderojmë për interesin tuaj mbi Programin ReLOaD2 si dhe për aplikimin tuaj në kuadër të Thirrjes së Katërt publike për organizatat e shoqërisë civile, shpallur nga Bashkia Lezhë. Kjo thirrje financohet dhe menaxhohet plotësisht nga Bashkia Lezhë.

Komisioni i vlerësimit ka vlerësuar të gjitha aplikimet e dorëzuara pranë Bashkisë Lezhë dhe në përfundim të procesit të vlerësimit, kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se projekt propozimi janë të listuara si më poshtë :

Rezultatet e thirrjes se katert ReLOaD 2 - Shkarko PDF

ReLOaD2, Thirrja 5

Diskutim prioritetesh me OSHC-të

INFO DAY PËR DISKUTIMIN E FUSHAVE PRIORITARE MBI  “THIRRJEN E V-STË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË BASHKINË LEZHË”

Ju ftojmë që të merrni pjesë në siparin hapës (Info Day) të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) në të cilin Bashkia Lezhë po angazhohet për hapjen e Thirrjes së V-stë të këtij programi, i cili financohet 100% nga fondet e bashkisë.

Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.
Në këtë takim do të diskutojmë fushat prioritare mbi bazën e të cilave do të shpallet Thirrja e V-stë për projekt propozime.

Fusha e Prioriteteve si më poshtë:
1. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm bazuar në trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Lezhës;
1.1: Promovimi i resurseve historike, kulturore dhe gastronomike për zhvilimin e një turizmi të qëndrueshëm;
1.2: Promovimi i jetës artistike dhe kulturore të zonave urbane dhe rurale të bashkisë Lezhë;
1.3: Organizimi i të rinjve në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
2. Cilësia e jetës dhe komunitetit;
2.1: Shtimi i shanseve integruese, pasurimi dhe modernizimi i jetës së fëmijëve, të rinjve dhe grave;
2.2: Aftësimi dhe rritja e kapaciteteve të grupeve të margjinalizuara për tu përshatur në tregun e punës;
2.3: Nxitja e studimeve rreth sigurisë ushqimore.
3. Zhvillim i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit;
3.1: Edukimi dhe ndërgjegjësimi për çështjet e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit;
3.2: Ndërgjegjësimi për ndryshimet klimatike;
3.3: Ulja e ndotjeve në mjedis dhe rritja e mekanizmave mbrojtës për natyrën dhe biodiveristetin.
4. Zhvillimi i aftësive kompjuterike dhe sistemeve të informatizuara ( TIK );
4.1: Rritja e aftësive, aksesit dhe përfshirjes digjitale të komunitetit në shoqërinë e informacionit;
4.2: Rritjen e kapaciteteve të rinjve në fushat e Kodimit, Programimit, Dizajnit Grafik;
4.3: Aftësim në fushën e menaxhimit të rrjeteve sociale, marketingu digjital.

Jeni të ftuar të ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë takim.

Takimi do të organizohet diten e enjte, me datë 12.10.2023,  ora 10:00, pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Lezhë.

 

Linku i njoftimit

Takimi me OSHC-të, Diskutim Prioritetesh

Procesverbal "Për diskutimin e prioriteteve me OSHC-të" (kliko këtu)

 

INFO DAY, 8 Nëntor 2023. Prezantim për Thirrjen e 5-të ReLOaD2

Procesverbal "Mbajtja e takimit INFO DAY, 8 Nëntor 2023" (kliko këtu)


 

 

BASHKIA E LEZHËS NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD 2 SHPALL:

 “THIRRJEN E PESTË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE”

Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur Shoqërinë Civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për të. Disa nga rezultatet që projekti ReLOaD do të arrijë janë:

  • Bashkitë do të përdorin modele transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
  • OSHC-të do të ofrojnë shërbime të cilat adresojnë nevojat e qytetarëve në bashkitë partnere dhe janë në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
  • Kapacitete të fuqizuara të OSHC-ve dhe njësive të pushtetit vendor për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, dialogut, ndarjes së praktikave ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor.

Për sa më sipër, Bashkia e Lezhës dhe programi ReLOaD 2 fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë së Lezhës si më poshtë:

Prioritetet Thirrja e V-stë:

  1. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm bazuar në trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Lezhës;

1.1:  Promovimi i resurseve historike, kulturore dhe gastronomike për zhvilimin e një turizëm të qëndrueshëm;

1.2: Promovimi i jetës artistike dhe kulturore të zonave urbane dhe rurale te bashkisë Lezhë;

1.3: Organizimi i të rinjve në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

  1. Cilësia e jetës dhe komunitetit;

2.1: Shtimi i shanseve integruese, pasurimi dhe modernizimi i jetës së fëmijëve, të rinjve dhe grave;

2.2: Aftësimi dhe rritja e kapaciteteve të grupeve të margjinalizuara për tu përshatur në tregun e punës;

2.3: Nxitja e studimeve rreth sigurisë ushqimore.

  1. Zhvillim i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit;

3.1: Edukimi dhe ndërgjegjësimi për çështjet e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit;

3.2: Ndërgjegjësimi për ndryshimet klimatike;

3.3: Ulja e ndotjeve në mjedis dhe rritja e mekanizmave mbrojtës për natyrën dhe biodiveristetin.

  1. Zhvillimi i aftësive kompjuterike dhe sistemeve të informatizuara ( TIK );

4.1: Rritja e aftësive, aksesit dhe përfshirjes digjitale të komunitetit në shoqërinë e informacionit;

4.2: Rritjen e kapaciteteve të rinjve  në fushat e Kodimit, Programimit, Dizajnit Grafik;

4.3: Aftësim në fushën e menaxhimit të rrjeteve sociale, marketingu digjital.

Totali i grantit në Bashkinë e Lezhës për këtë Thirrje është: 4,000,000 Lekë.

OSHC-të të cilat kanë qenë partnere dhe kanë zbatuar projekte në thirrjen e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt kanë të drejtë të aplikojnë, por vlera totale e grantit për të gjtha thirrjet nuk duhet të kalojë 5.000.000 ALL përfituar nga projektet e zbatuara në Bashkinë Lezhë.

Bashkia rezervon të drejtën të mos alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e propozuar e projektit është më e shkurtër se 6 muaj ose më e gjatë se 10 muaj.

Kohëzgjatja e projekt-propozimit duhet të jetë nga 6 deri në 10 muaj.

 

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

 Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e Shoqërisë Civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

 

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni për Thirrjen Publike për Bashkinë e Lezhës mund të tërhiqet prej 03.11.2023 (dita e hapjes së Thirrjes Publike) deri në 27.11.2023 (dita e mbylljes së Thirrjes Publike) duke e dërguar një kërkesë me emrin e organizatës së interesuar në e-mail: projektetet.strategjike@lezha.gov.al  apo personalisht, në adresën:

DREJTORIA E PROJEKTEVE STRATEGJIKE, EVROPËS, MIGRACIONIT, DIASPORES, KOMUNIKIMIT DHE TRANSPARENCËS, BASHKIA LEZHË
KODI POSTAR 4501, SHESHI “GJERGJ KASTRIOTI”

Informacioni përkatës si dhe një version elektronik i të gjithë paketës së aplikimit mund të merret edhe nga faqja e internetit: https://lezha.gov.al/

 

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara me të gjithë dokumentacionin, duhet të dorëzohen në 3 (tre) kopje të shtypura dhe në një kopje elektronike (në CD apo USB) përmes postës zyrtare apo personalisht, të vendosura në një zarf të vulosur që i referohet thirrjes publike, gjatë ditëve të punës (prej të hënës deri të premten), orari zyrtar i Bashkisë Lezhë, në adresën:

DREJTORIA E PROJEKTEVE STRATEGJIKE, EVROPËS, MIGRACIONIT, DIASPORËS, KOMUNIKIMIT DHE TRANSPARENCËS
BASHKIA LEZHË
KODI POSTAR 4501, SHESHI “GJERGJ KASTRIOTI”

Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, bashkia do të organizojë takime informuese/ ditë të hapura:

  1. Bashkia Lezhë do të organizojë një takim informues/ditë të hapur mbi Thirrjen e Pestë Publike, ku ftohen të marin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në përgjigje të kësaj Thirrjeje. Ky takimi ka si qëllim, informimin e OSHC-ve mbi elementët kryesorë të Thirrjes, duke u fokusuar tek elementët më të rëndësishëm për OSHC-të. Për Bashkinë Lezhë takimi informues do të organizohet më 08.11.2023, në ambientet e Qendrës Rinore Lezhë.
  2. Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail projektet.strategjike@lezha.gov.al duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 15.11.2023, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet mund t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm me email.

PAKETA E THIRRJES:

  1. SHTOJCA 6 Udhezuesi ReLOaD 2
  2. SHTOJCA 7-Projekt Propozimi
  3. SHTOJCA 8- Buxheti
  4. SHTOJCA 9-Korniza Logjike
  5. SHTOJCA 10-Plani i Aktiviteteve dhe dukshmërisë
  6. SHTOJCA 11-Formulari i identifikimit administrativ dhe financiar
  7. SHTOJCA 12-Deklarata për plotësimin e kritereve
  8. Shtojca A. Deklarata e Partneritetit
  9. Shtojca B. Deklarata e shmangies se konflikitit te interesit

NJOFTIM PËR SHTYRJEN AFATIT TË DORËZIMIT TË PROJEKT PROPOZIMEVE, THIRRJA 5-të, ReLOaD 2

Në zbatim të VKM Nr. 652., datë 22.11.2023 “Për caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi”, njoftojmë shtyrjen e afatit për dorëzimin e projekt propozimeve në kuadër të hapjes së Thirrjes 5-të, programit ReLOaD 2, data e fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 30.11.2023, në orën 16:30.

 

Rezultatet

Ju falenderojmë për interesin tuaj mbi Programin ReLOaD2 si dhe për aplikimin tuaj në kuadër të Thirrjes së Pestë publike për organizatat e shoqërisë civile, shpallur nga Bashkia Lezhë. Kjo thirrje financohet dhe menaxhohet plotësisht nga Bashkia Lezhë.

Komisioni i vlerësimit ka vlerësuar të gjitha aplikimet e dorëzuara pranë Bashkisë Lezhë dhe në përfundim të procesit të vlerësimit, kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se projekt propozimi janë të listuara si më poshtë:

Rezultatet e thirrjes se peste ReLOaD 2 - Kliko për të shkarkuar

Copyright © 2024 — All rights reserved.