Ajo ka tre porta të cilat ishin mjaft të mbrojtura nga kulla e kthina të maskuara, të cilat të favorizuara nga pozicioni gjeografik e bënin atë të pamposhtur. Në vitin 2002 pas restaurimit të themeleve të Kalasë Mesjetare u vu re se trashësia e mureve arrinte deri në 4.30 m, nga 3.50m trashësi që mendohej të ishte më parë. Deri më sot janë zbuluar 12-porta dhe 48-kulla mbrojtëse.
Kalaja Lezhë
Ngritur mbi themelet e Akropolit antik , pranohet nga të gjithë, se fillimi i ndërtimit të saj i përket shekullit të 8-të. Kalaja ka njohur shumë faza ndërtimi, për të ardhur në atë të fundit të vitit 1520, nga Sulltan Selimi i I-rë. në literaturen historike dhe arkeologjike kalaja e Lezhës njihet për një kohë të gjatë me emrin Kështjella e Elisonit.
Qyteti antik i Lissusit
(Gurët Ilire)
Lissusi përfshin kalanë mesjetare, vendvarrimin e Heroit tonë “Gjergj Kastioti” Skënderbeu e disa objekte të tjera me vlerë historike. Muret fortifikuese të Lissit janë më të fuqishme se ato të apollonisë, duke bërë kështu që ky qytet i lashtë të ishte ndër më të spikaturit në botën Iliro-Epiriote e më tej. Qyteti kishte dy porte, njeri detar, ai i “Nimfeumit”, Shëngjini i sotëm si dhe Porti Lumor, buzë Oldrinit (Drini i sotëm)
Akrolisi
Gërmadhat e Shëlbuemit “Akrolisi” Në juglindje të qytetit të Lezhës ngrihet maja shkëmbore e Shëlbuemit, 408 m mbi nivelin e detit. Kurora e saj ka qënë rrethuar në lashtësi prej një muri të gjatë dhe dy kulla me gurë të palatuar, duke formuar aty një kështjellë mjaft të mbrojtur.
Gërmimet arkeologjike në këtë vëndbanim kanë dhënë gjetje të shtresave kulturore përtej shekullit të 9-të p.e.r duke e bërë këtë vëndbanim parahistorik, ndër më të hershmet në Shqipëri e më gjërë. Akrolisi ka nevojë të gërmohet nga ekspeditat arkeologjike si dhe të pritet bimësia, që të shihen qartë muret dhe kullat.
Memoriali i Vëndvarrimit të Gj. K .Skënderbeut
Memoriali ose Vëndvarrimi është ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku në vitin 1468 u varros Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ajo që shihet tani nuk ka të bëjë fare me ndërtesën e dikurshme që i përket shek, 15-të.
Pasi me 1478 turqit pushtuan qytetin e Lezhës shkatërruan dhe hapën varrin e Gjergj Kastriotit, vdekur me 17-janar 1468, duke mbështjelle eshtrat e tij me flori e argjend për ti përdorur si hajmali të pathyeshmërise në beteja. Memoriali u ndërtua në vitin 1981. Në dyshemene e anijates ngrihet busti i Skënderbeut, punuar nga skulptori i popullit Odhise Paskali. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronxit. Në brendësi të mureve ka një varg mburojesh me stemat e fiseve që morën pjesë në Kuvendin e Lezhës.
Obelisku i Kuvendit të Lezhës
Në qëndër të qytetit ndodhet një monument që është ngritur në kujtim dhe ndërtim të ngjarjes së rëndësishme që ndodhi në Lezhë në 2-Mars 1444. Me këtë datë heroi ynë Kombëtar mblodhi në këtë qytet, zoterimin venedikas, shumicën e krerëve feudal shqiptar, për ti bashkuar në luftën kundër perandorise osmane. Kuvendi i Lezhës bashkoi forcat e shqiptarëve dhe emëroi Skënderbeun si udhëheqës ushtarak të tyre. Kuvendi i Lezhës që forma e parë e bashkimit juridik të princërve shqiptarë, duke kapërcyer cilësisht nga epoka e principatave të vecanta në epokën e bashkimit dhe njësisë së kombit shqiptarë.
Pasi me 1478 turqit pushtuan qytetin e Lezhës shkatërruan dhe hapën varrin e Gjergj Kastriotit, vdekur me 17-janar 1468, duke mbështjelle eshtrat e tij me flori e argjend për ti përdorur si hajmali të pathyeshmërise në beteja.
Ura e vjetër e qytetit
Është ura më e vjetër e ndërtuar mbi lumin Drin. Ajo paraqet për vizitorët vlerat e saja historike dhe artsitike.
Shtëpia e Mlikajve
Shtëpia e Esat Mlikës, lagjia “Skënderbeg” buzë Drinit. Është një banesë popullore qytetare dykatëshe e shek 19-të. Ka vlera arkitekturore në punimin e mureve, çatisë, dritareve e dyerve.
Lumi Drin
Rrjedhjet ujore kryesore që formojnë rrjetin hidrik të Lezhës, janë: lumi Drin i Lezhës dhe lumi Gjadër. Drini i Lezhës ka qënë elementi kryesor i sistemit dhe i rrjetit hidrografik të Lezhës e zonave përreth. Por sot, ky lum nuk kalon më në shtratin shekullor, përbri qytetit të Lezhës. Ai nuk i derdh më ujrat në Adriatik, por në lumin Buna. Lumi Drin është lumi më i madh në tërë bregdetin Adriatik të gadishullit Ballkanik.
Pallati i Kulturës
Pallati i Kulturës i cili është funksional në qytetin e Lezhës, mund ta quajmë ndryshe dhe një qëndër të rëndësishme, në të cilën periodikisht zhvillohen aktivitete në interes të edukimit qytetar dhe për ruajtjen e vlerave kombëtare. Është bërë traditë tashmë në këtë Pallat Kulturë organizimi I Kuvendeve dhe Festivaleve, i Rapsodive dhe muzikës Folklorike
Biblioteka e qytetit
Biblioteka Publike e Lezhës është ndërtuar në vitin 2001, impozante me një arkitekturë interesante në llojin e vet. Godina ka 5 salla leximi, ambiente, holle e nyje sanitare, të mjaftueshme për qytetin e Lezhës për një periudhe 20-30 vjecare. Veprimtaria e saj shtrihet gjatë gjithë vitit pa ndërprerje dhe treguesit nga viti ne vit kanë ardhur në rritje.
Biblioteka realizon hyrje të lirë dhe informacion në cilëndo formë që ai është i organizuar. Biblioteka punon me sistemin 40 orë në javë. Nga e hëna në të premte prej ores 8 të mëngjezit dhe deri në orën 16. Në bibliotekë mund të zhvillohen edhe veprimtari jashtë bibliotekare, seminare, mbledhje administrative, ekspozita e panaire, takime me intelektuale, e veprimtari të fondacioneve, enteve fetare etj.
Katedralja e qytetit
Artizanat tradizional dhe teknikë moderne kryqëzohen në pllaka të çelikta të shpuara me lazer që i bëjnë sfond një basorelievi druri të gdhendur me format të madh. Nuk mungojnë gjurmët me shije bizantine që përmes katër rrumbullakëve të kryqit të madh dhe të hardhisë në mozaik tek pagëzimorja japin një spikatje shkëlqyese të artë.
Hapësira e madhe përbrenda shënjohet nga prania e elementëve të orendimit kishtar – si altari, amboni, mbajtësja e tabernakullit dhe gura pagëzimore – që në format e një gjeometrie të pastërt janë skulptura vërtet abstrakte.
Kisha e Zojës Nunenciate
(Kisha e Dom Lleshit) Në shek.XIII shën Francesku i Asizit, gjatë kthimit të tij nga Siria (para vitit 1221 ) ndali në Lezhë, ku themeloi të parin kuvend Franceskian në Shqipëri.
Dy dekada më vonë ndërtohet kisha e franceskanëve në kodrën përballë qytetit, e cila ka patur një gur mbishkrimi të skalitur në latinisht: “POC TEMPLUM FRATON MINORUM AEDIFICATUM EST ANNO MCCXV” Që perkthehet në shqip:“Ky tempull i vëllezërve minorë franceskanë është ndërtuar me 1240.”
Kisha Ortodokse
Kisha e Metamorfozës në Lezhë, ngrihet në një vend të dukshëm përballë kishës së Shën Kollit (e stilit bizantin), ku u varros Gjergj Kastrioti. Ndërtimi i kishës nisi më 28 shtator të vitit 2000 dhe përfundoi në tetor 2005. U investuan rreth 51 milionë lekë të rinj përmes fondeve të siguruara nga Kryepeshkopi Anastas me ndihmën e donatorëve
Xhamia e qytetit
Qendra Bamirse Grisa-ALSUEDI-Lezhe 1418-1997 Me financimin e bamirses “Amina Bint Amir” EMIRATET E BASHKUARA ARABE. PERFUNDOI 1997-1418 HIXFRI
Kisha e Shën Eufemise
Kisha e Shën Eufemisë në Kallmet është një kishe historike peligrinazhi. Ajo përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 1343, ku Stefan Dushani e rendit në mes të kishave që i jepen Krujës. Po ashtu, në letrën që papa Innocenti VII, i drejton nga Roma, më 12 nëntor 1404, ipeshkvit të Lezhës. Tek kisha e Shën Eufemisë është gjetur një copëz afresku me pamjen e Shën Eufemisë, e cila, sipas specialistëve daton që nga shek. XII e cila tregon hershmërinë e kësaj kishe. Ajo përmendet edhe në letrën e ipeshkvit të Sapës, Frang Bardhit, më 8 shkurt 1637 dhe rreth dy muaj me vonë, përsëri në një letër tjetër të po këtij ipeshkvi, më 28 maj 1637.
Ne brendesi të kishës nga shkëmbi gëlqeror rrjedh një burim uji i bollshëm i cili shihet si ujë pastrues dhe bekues nga besimtarët. Ndërtimi i rrugës vitet e fundit për të kisha ka bërë që numri i besimtarëve të rritet shumë dhe të jetë destinacion pelegrinazhi nga besimtarë nga i gjithë Veriu i Shqipërisë dhe më gjerë.
Kisha e Kuvendit të Arbnit
Kisha e Shën Gjon Kryepremit është një kishe historike. Ajo ndodhet në fshatin Mërqi. Nuk ka informacione rreth datës së ndërtimit të saj. Ajo përmendet për herë të parë në vitin 1629 në një relacion të Imzot Benedikt Orsinit në të cilin përmend kishat e Dioqezës së Lezhës. Rëndësinë më të madhe kjo kishë e merr gjatë Kuvendit të Arbnit në vitin 1703 duke u bërë qendra e Katolicizmit e të gjithë shqiptarëve dhe vendi ku u vendosën fatet për organizimin dhe mbrotjen e kulturës shqiptare nga asimilimi Osman.
Pas rënies së Lezhës në duart e osmanëve në vitin 1478, rezidenca ipeshkvnore për pjesën më të madhe të kohës nën sundimin osman ndodhet pranë kësaj kishe. Kjo kishë, që ka ardhur deri në ditën e sotme, është rindërtuar nën përkujdesjen e austriakëve në fillim të shekullit të XIX. Ndërsa ndërhyrja më e fundit është bërë në vitin 1996 pasi gjatë sistemit komunist nuk është lejuar që kisha të mirëmbahej.
Kisha e Shen Shtjefnit
Gjendet pranë lumit Drin,te varrezat, aty ku ka qenë fshati i vjetër i Blinishtit. U ndërtua në shekullin XIII nga Vllado Blinishti, babai i Guljelm Blinishtit, Mareshallit të Arbërit në kohën e Karl Anzhuinit. Kisha është shumë e dëmtuar, por ka të veçantë bimësinë e harlisur, e cila ia ka pushtuar muret në mënyrë shumë të çuditshme.
Rana e Hedhun
Rreth 3-4 kilometra larg Shëngjinit,një gjeomonument i rrallë, Rana e Hedhun është një plazh ende i pashfrytëzuar. Aty duket sikur rëra i është sulur malit, pasi shpati i malit është i mbushur me një rërë të imët, duke bërë që kjo t’i japë edhe emrin zonës. Shkohet me makinë. Rrugës ka miniplazhe mjaft piktoreske.
Shengjini
Nuk mund të flitet për turizëm në Lezhë dhe të mos kihet parasysh Shëngjini, me plazhin, portin e lagunat; pra marrëdhënia e Lezhës me detin. I quajtur në lashtësi Nymfeum, emri lidhej me pyllin e Zanave që gjendet mes Shëngjinit dhe Velipojës. Më pas u quajt Medea, sipas emrit të princeshës Medea të Argonautëve, emri i së cilës ndeshet disa herë në veriperëndim të Shqipërisë.
Pas konvertimit në kristianizëm, emrit iu shtua edhe një pjesë duke u bërë Shën Gjini i Medeas. Sot mbijeton vetëm pjesa Shëngjin dhe porti i tij. Por pakkush e njeh Shëngjinin për port. Ai njihet për plazhin e bukur të rrethuar nga pylli me pisha dhe të mbrojtur nga mali që i rri si kurorë. Duke qenë pranë rrugëve kryesore plazhi i Shëngjinit arrin të pranojë mbi 100 000 pushues në ditë. Plazhi kombinohet me jetën shumë aktive në sezonin e lartë me disa nga restorantet më të frekuentuar, me baret, diskotekat apo lokalet me muzikë live.
Lagunat Kune - Vain
Këto dy laguna shtrihen midis qytetit të Lezhës dhe Detit Adriatik, në të dy anët e grykëderdhjes së Drinit. Edhe pse gjithnjë të përmendura bashkë për gjeorëndësinë e tyre, ato janë dy elemente të ndara dhe me rëndësi të ndryshme. Nëse në Kunë shkohet për plazhin e mrekullueshëm,në Vain shkohet për qetësinë e pyllit ose për gjueti sportive. Në të dy lagunat gjenden disa nga restorantet më të mira të zonës.
Plazhi i Talës
I gjendur 7 km nga rruga SH1-E762, ky është plazhi që ta tregojnë nën zë, pasi është një destinacion krejtësisht për t’u zbuluar. Plazhi i Tales shtrihet për disa kilometra që nga cepi i lagunave deri në fillim të deltës së Matit. Vitet e fundit në zonë janë kryer investime të mëdha, duke mundësuar rrugë dhe ambjente shërbimi cilësore. Edhe pse në zonë ka disa hotele dhe shtëpi që lëshojnë dhoma për pushuesit, duhen prenotime paraprake, pasi numri i kërkesave ka ardhur gjithnjë në rritje.
Kisha e Troshanit
Gjendet në rrezë të malit të Troshanit dhe është e ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Në këtë vend është një Kuvend Franceskan, nën drejtimin e të cilit në vitin 1919 deri në vitin 1923 funksionoi një kolegj, ku dhanë kontributin e tyre Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Shtjefën Gjeçovi, Ambroz Marlaskaj etj.
Kisha e Shën Premtës
Një ndër kishat me të vjetra të Europës, e cila daton në shekullin III, ndodhet në fshatin Balldre, ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Burimet historike shënojnë në fshatin Balldre (balli i Drinit) që nga mesjeta me popullsi të ardhur nga alpet e veriut ( Kelmendit). Ndërtimi i kishës tregon përkushtim dhe funksionin fetar të këtij komuniteti dhe më gjërë në luginën e poshtme të lumit Drin, ajo I përket tipit Gotik, më vonë kisha pati një restaurim I cili mendohet që është i vitit 1462 sipas mbishkrimit të vendosur në anën e jashtme të Apsidës ku shkruhet :
“ Në vitin e Zotit 1462 kujto o ZOT sherbëtorët e tu, Perlatët së bashku me të gjithë miqtë e tyre”. Arkitektura e kishës së Shën e Premtes e ka origjinën në shek. XIV-XV-të. Planimetria e saj është e thjeshtë, një nefëshe në formë drejtkëndore me aksin gjatësor të theksuar dhe e mbuluar me qemerë guri, prerja e të cilës është hark majë mprehtë.
Kisha e Martirëve
Bekuar në vitin 1992 mbi ndërtesen e ish- Pallatit të Kulturës në mes të fshatit Blinisht, kjo kishë ka një arkitekturë tërësisht moderne dhe të veçantë, me një altar nga më të bukurit dhe domethënësit. Aty ndodhet përmendorja e At Daniel Dajanit dhe At Giovani Faustit, një përkujtimore dedikuar martirëve të të tre besimeve fetare dhe një varrezë simbolike në përkujtim të atyre vajzave që nuk i shpëtuan dot trafikut të njerëzve, por u zhdukën dhe ngelën pa një varr.
Kisha Zemra e Krishtit
Kisha “Zemra e Krishtit” e ndërtuar nga Imzot Luigj Bumçi ipeshkvi i Lezhës në fillim të shekullit XX. Kjo kishë kishte funksionin e katedrales, pasi ipeshkvi jetonte në Kallmet që nga koha që Lezha kishte qenë e pushtuar nga osmanët. Kjo kishë u tentua të prishet gjatë vitit 1967, por pastaj u kthye në një magazinë. Pas viteve ‘90 u rikonstruktua dhe sot vjen si një nga kishat më të bukura katolike në Shqipëri.
Shtëpia e At Gjergj Fishtës
Pasi kishte lindur Gjergji familja e tij transferohet më lart në kodrën e Lekiçeve, duke e braktisur shtëpinë e lindjes, e cila u rrënua. Aktualisht edhe kjo shtëpi e dytë është në gjendje të rënduar, e pamundur për t’u vizituar.