Rubrika "Nderojme Personalitetet e Qytetit Tone"
Gjergj Lacaj
Letrar, përkthyes, mësues, kompozitor, linguistLindi në Dajç të Bregut te Bunës me 2 shkurt 1922 .Studioi në Seminarin Papnor në Shkodër.E tërhiqnin shkenca shoqërore si letersia, muzika, historia etj. Punoi si mësues në Blinisht ,Ishull Lezhë si dhe në shkollat e qytetit Lezhë .Ishte drejtues muzike në Shtepinë e Pionierit sot "Qëndra kulturore e fëmijeve Gjergj Lacaj" që mban emrin e tij .
Ka shkruar mjaft poezi të cilat më pas i ka muzikuar.
Ka qënë kompozitor i shquar.Janë mbi 250 këngë të kompozuara prej tij si dhe 16 vepra të mëdha muzikore. Gjergj Lacaj ka hyrë në kujtesen muzikore jo vetëm në Lezhë po në të gjithë Shqipërinë.
Nga viti 1967 ishte anëtar i "Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqiperise".
Pas viteve 90 u shfaq si një përkthyes mjaft i zoti duke bëre një serë përkthimesh nga italishtja dhe gjermanishtja.
Për Gjergj Lacajn është botuar edhe një monografi " Gjergj Lacaj - një jetë në kënge"nga Tonin Vasa .
Vdiq në Lezhë në gusht 2001 .
Disa nga përkthimet:
• "Bukolikët - P.Virgjil Maroni"
• "I lumi Anibal Maria di Francia"-Antonio Alessi
• "Vinçenc De Paoli"- Domenico Volpi
• "Zemër për zemër"- Leon Dehon
• "Aroma amshimi"
• "Galetao"
La në dorëshkrim "Të fejuarit" e Manzonit
Loro Gjeçi
Historian, hulumtues
Lindi në vitin 1930 në Mirditë . Shkollen fillore e mbaron në vendlindje pastaj 7 vjeçaren në Shkollen Ushtarake Skenderbeg e të mesmen në Shkodër . Në vitet 1949 -1951 kreu shkollen 2 vjeçare për oficer në Shkollen e Bashkuar të Oficerevë .Në vitin 1955 vendoset në qytetin e Lezhës ku punon në detyra të ndryshme.
Në vitet 1955 - 1961 punon shef seksioni në financë.
Mbaron studimet në Fakultetin e Histori - Filologji. Në vitin 1976 kryen kursin 1 vjeçar për Filozofi.
Ka kryer funksione të ndryshme si: shef i Seksionit të Kulturës, drejtor i Shtëpisë sē Kulturës "Manush Alimani" dhe drejtor i Muzeut Historik nga vitet 1975 - 1992 vit në të cilin doli në pension.
Ka dhënë ndihmesë në fushat e muzeologjisë, arkeologjisë,etnologjisë dhe historisë.
Është autor i disa studimeve në Almanakun "Lissus" , seminarin shkencor "Shkodra në shekuj" dhe në revista të tjera shkencore.
Ka qënë kryetar i Shoqatës së Historianëve të Lezhës.
Disa nga veprat:
• Shtatë brez, një flamur ,një bajrak.
• Gëziqi me fiset e vjetra të tij.
• Agim Velaj -Legjenda e muzikës lezhjane.
• Ded Coku - figurë e përmasave ndërkombëtare.
• Njeçajt e Pllanës.
• Fretërit martirë Patër Klement dhe Mëhill Miraj
U nda nga jeta në vitin 2008 në qytetin e Lezhës.
Shpresa Kapisyzi
Poete
Lindi në Shkodër në vitin 1953.Shkollen fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen fillimisht në Berat e pastaj në Lezhë në gjimnazin "Hydajet Lezha"
Në vitin 1975 përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë - Letërsi.
Mbas përfundimit të studimeve punoi mësuese në shkollat e rrethit e të qytetit të Lezhës.
Më pas punoi në Seksionin e Arsimit Shkodër si dhe pedagoge në Universitetin e Shkodres e më pas specialiste në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkences.
Në fillim te viteve '70 boton poezitë e para dhe ciklet poetike në shtypin letrar e periodik të kohës si "Drita" ,"Nëntori" ,Zëri i rinisë" etj .
Ishte pjesë e asaj që quhet "Shkolla poetike të Lezhës"
Shkruan kryesisht poezi për të rritur.
Veprat e Shpresa Kapisyzit:
• Ju ndjej pranë - 1979
• "Rreth jetës dhe veprës së Veli Stafës", studim monografik, 1979
• "Koha luan me njerezit" - 1995
• "Paralele folklorike ndërkufitare" monografi, bashkautore 2005
• "63..." vëllim me poezi 2016
Për krijimtarinë e saj poetike ka patur here pas here prononcime në shtypin letrar nga kritika letrare si dhe studiuesit e letërsise.