SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I BASHKISË
- Sekretari i Përgjithshëm, përgjigjet para Kryetarit të Bashkisë për dhënien e këshillave lidhur me politikat, objektivat dhe përparësitë e njësisë së qeverisjes vendore, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së aktivitetit të bashkisë në përputhje me ligjet, aktet nënligjore apo aktet rregullatore në fuqi me qëllim përmbushjen e misionit të bashkisë. Ai është nëpunësi më i lartë civil i bashkisë.
Detyrat kryesore të Sekretarit të Përgjithshëm:
- Sekretari i Përgjithshëm siguron që burimet materiale, financiare dhe njerëzore, në dispozicion të bashkisë, organizohen dhe përdoren në mënyrë të tillë që objektivat dhe misioni i qeverisjes vendore të realizohen në mënyrë efiçente dhe efikase duke respektuar të gjithë kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë;
- Sekretari i Përgjithshëm siguron që, në veprimtarinë e përditshme të të gjitha njësive organizative të bashkisë ndiqen të gjitha procedurat ligjore, financiare dhe të kontabilitetit me qëllim mbrojtjen dhe mirë-menaxhimin e fondeve dhe të mirave të tjera publike;
- Sekretari i Përgjithshëm aprovon dhe sigurohet që në Bashki funksionon një sistem efikas i kontrollit të brendshëm me qëllim përmbushjen e misionit, objektivave, politikave dhe përparësive të qeverisjes vendore;
- siguron drejtimin strategjik për përgatitjen dhe përditësimin të planeve dhe objektivave të bashkisë, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e misionit të qeverisjes vendore nëpërmjet mirëmenaxhimit të burimeve ekonomike dhe njerëzore të bashkisë;
- ofron mbështetje dhe këshilla për kryetarin e bashkisë në interpretimin dhe zbatimin e strategjive, politikave, planeve dhe buxhetit të bashkisë.
- siguron qartësi dhe koherencë në të gjitha strategjitë, politikat dhe objektivat që hartohen apo formulohen nga bashkia;
- merr në shqyrtim dhe adreson rekomandimet apo sugjerimet e brendshme apo të jashtme me qëllimi përmirësimin e praktikave apo procedurave të zbatuara nga administrata e bashkisë me qëllim përmirësimin e rezultateve dhe performancës në dhënien e shërbimeve ndaj komunitetit;
- jep urdhëra pune për stafin në varësi;
- siguron përgatitjen e raporteve, të shpenzimeve dhe të ardhurave aktuale, në mbështetje të planit të shpenzimeve si dhe për çdo çështje tjetër të rëndësisë administrative apo politike;
- monitoron alokimin e shpenzimeve faktike përkundrejt atyre të planifikuara, duke këshilluar kryetarin e bashkisë për devijime të mundshme nga plani apo pritshmëria;
- shpërndan punën mes drejtuesve të lartë të bashkisë, me qëllim sigurimin e cilësisë së punës së kryer, realizimin në kohë të saj dhe vendos indikatorë të qartë dhe të matshëm mbi arritjen e rezultateve;
- shpërndan postën hyrese dhe siglon të gjitha shkresat dalëse me perjashtim të atyre që janë në kompetence të Kryetarit të Bashkisë, apo kompetenca të deleguara nga kryetari të zëvëndës kryetaret;
- organizon mbledhje dhe takime me stafin në varësi për problematika të ndryshme;
- zgjidh konfliktet midis drejtorive;
- siguron drejtimin e drejtuesve të lartë të bashkisë, monitoron performancën e tyre, si dhe i ndihmon ose i disiplinon, rast pas rasti, me qëllim motivimin dhe zhvillimin profesional të tyre;
- vlerëson, aftësitë dhe performancën e përgjithshme të nëpunësve të kategorisë së mesme drejtuese, duke përgatitur vlerësimet me shkrim të rezultateve në punë, gjykon mbi ecurinë e punës dhe vë në dukje fushat në të cilat janë të nevojshme përmirësime;
- mban kontrollin strategjik të menaxhimit të përgjithshëm si dhe mban përgjegjësi për bashkinë në tërësi dhe njësitë e saj organizative përbërëse për të siguruar që aktiviteti i bashkisë kryhet në mënyrën e duhur dhe në përputhje me kuadrin normativ dhe rregullator në fuqi;
- siguron që nëpunësit e të gjitha niveleve në bashki të kenë përgjegjësi të mirëpërcaktuara, njëkuptim të plotë dhe të qartë të objektivave dhe procedurave të punës si dhe trajnimin apo kualifikimet e duhura për vendet përkatëse të punës;
- siguron përgatitjen në kohë dhe me cilësi të materialeve informuese për Kryetarin e Bashkisë, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e përgjegjësive ndaj komunitetit;
- siguron zhvillimin e politikave, strategjive dhe planeve si dhe monitoron dhe raporton zbatimin e tyre tek Kryetari i Bashkisë me qëllim arritjen e rezultateve të matshme dhe përmbushjen e misionit të qeverisjes vendore;
- harton përshkrimet e punës të drejtorëve dhe miraton përshkrimet e punës të të gjithë nëpunësve civilë, të çfarëdolloj niveli, në bashki;
- miraton vlerësimet e punës të të gjithë nëpunësve civil në bashki (kategori e ulet drejtuese dhe kategorisë ekzekutive);
- jep masa disiplinore për nëpunësit civil në varësi të tij sipas ligjeve në fuqi;
- përfaqëson bashkinë në marrëdhënie me te tretët sipas përcaktimeve normative në fuqi dhe kërkesave ose delegimit të kryetarit të bashkisë;
- mban lidhje me homologët apo zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë qendrore apo asaj vendore;
- koordinon dhe bashkërendon aktivitetet e përbashkëta me organe të tjera të pushtetit qendror apo atij vendor;
- konsultohet me grupet e interesit dhe publikun në përgjithësi për të siguruar që strategjitë, politikat dhe objektivat e bashkisë janë në përputhje me nevojat dhe pritshmëritë e komunitetit;
- Sekretari i Përgjithshëm raporton si dhe përgjigjet direkt përpara Kryetarit të Bashkisë dhe veprimtaria e tij ndikon dhe reflektohet në mënyrë direkte në të gjithë veprimtarinë e bashkisë;
- Sekretari i Përgjithshem drejtohet në mënyrë të përgjithshme dhe të posaçme nga kryetari i Bashkisë;
- Sekretari i Përgjithshëm si nepunesi me i larte civil ne hierarkine e institucionit, ka në varësi të drejtpërdrejtë te gjithe drejtorët e drejtorive, nëpunësit e kategorive të ulët drejtuese dhe ato të kategorisë ekzekutive në varësi jo të drejtpërdrejtë.
- merr pjesë në grupe punë/komisione të ngritura me urdhër/vendim të kryetarit të bashkisë;
- si dhe kryen detyra të tjerat të ngarkuar me urdhër/vendim nga kryetari i bashkisë.