Sektori i Auditit të Brendshëm

Përgjegjës: Arjan BARBULLUSHI

1. Është përgjegjës për mirëadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me mbështetjen e njësisë publike për të arritur qëllimet e saj, duke ndihmuar titullarin të identifikojë dhe të vlerësojë risqet në njësinë publike, për të vlerësuar përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve, strukturave, vendimeve, procedurave e kontrolleve, mbështetjen e njësisë publike në menaxhimin e sistemit financiar dhe kontrollit në përgjithësi, duke u fokusuar kryesisht në identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e riskut nga titullari i njësisë publike, duke dhënë vlerësime objektive, opinione ose përfundime të pavarura për një proces, sistem ose një çështje tjetër që mbulohet nga auditimi.
2. Është strukturë përgjegjëse për administrimin e rasteve të sinjalizuesve dhe mbrojtjen e tyre sipas akteve ligjore në fuqi.

- Detyrat kryesore të Sektorit të Auditit të Brendshëm janë:

1. Harton plane strategjike dhe vjetore të auditimit të brendshëm, bazuar në vlerësimin objektiv të riskut, si dhe kryen auditime në përputhje me planë e miratuara;
2. Jep rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë dhe efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm;
3. Drejton dhe koordinon veprimtarinë e njësisë organizative me qëllim hartimin e akteve specifike për fushën e auditimit të brendshëm, si dhe dërgimin e tyre për miratim të Kryetari i Bashkisë;
4. Menaxhon procesin e hartimit të planit strategjik dhe vjetor, duke reflektuar ndryshimet gjatë vitit për veprimtarinë e auditimit të brendshëm dhe pas miratimit nga Kryetari i Bashkisë dërgon informacion në strukturën përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm, në Ministrinë e Financave;
5. Organizon punën për kryerjen e angazhimeve të auditimit sipas planit vjetor dhe standarteve ndërkombëtare, ligjit, manualit dhe kartës së auditit të brendshëm;

6. Përgatit raportin vjetor, dhe ndryshimet gjatë zbatimit të tij, i cili i dërgohet strukturës përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm sipas të dhënave që kërkohen nga kjo strukturë;
7. Pas përfundimit të auditimit në njësinë organizative sipas akteve përkatëse jep rekomandime;
8. Raporton menjëherë në formë të shkruar tek Kryetari i Bashkisë dhe tek Ministri i Financave, i cili ka në varësi strukturën e inspektimit financiar publik, kur zbulon parregullsi apo veprime, që në vlerësimin e njësisë së auditimit përbëjnë vepër penale;
9. Informon me shkrim Kryetarin e Bashkisë, kur titullari i njësisë së audituar nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore, për t’u përgjigjur me shkrim lidhur me pranimin dhe masat për zbatimin e rekomandimeve;
10. Heton në mënyrë administrative çdo rast të sinjalizuesve dhe kujdeset për zhvillimin e procedurës administrative në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
11. Ka për detyrë mbrojtjen e sinjalizuesve dhe ruajtjen e konfidencialitetit për informacionin dhe të dhënat e sinjalizuesit;

- Dokumenta

DokumentiLink
Formati i Deklaratës së objektivitetit, kompetencës dhe pa anësisë Shkarko
Karta e Auditit Shkarko
Rregullore e Brendshme e Njësisë së Auditit Shkarko
Urdhëri dhe Kodi i Etikës Shkarko
Copyright © 2024 — All rights reserved.