Strukturat komunitare përbëjnë mekanizma aktivë dhe eficentëqë promovojnë, nxisin, dhe mbështesin pjesëmarrjen dhe angazhimin e komunitetin dhe grupeve të interesit në politikëbërjen dhe vendimmarrjen e kashkisë. Ato kultivojnë sensin e jetës komunitare dhe bashkëpunimin midis komunitetit dhe OJF-ve, kultivojnë kulturën e bashkëpunimit dhe bashkëqeverisjes me bashkinë, nxisin dhe mbështesin përfshirjen e grupeve vulnerabël në proçesin e politikëbërjes dhe vendimarrjes së bashkisë. – Shkarko pdf

Kjo rregullore ka si qëllim ngritjen e një sistemi, të mekanizmave dhe përcaktimin e rregullave, përgjegjësive dhe procedurave për t’i mundësuar qytetarëve dhe grupeve të interesit një pjesëmarrje aktive në proçeset e politikëbërëse dhe vendimmarrëse dhe në influencimin e axhendën qeverisëse të Bashkisë, si dhe ngritjen e një sistemi efektiv, të drejtë dhe të hapur, të pranimit dhe shqyrtimit të ankesave drejtuat këshillit bashkiak.

rregullorja per peticione iniciativa ankesa – shkarko pdf

Kjo rregullore përcakton rregullat dhe procedurat e informimit të publikut dhe transparencën e politikëbërjes, vendimmarrjes dhe veprimtarisë së Këshillit Bashkiak Lezhë, këshillimin e Këshillit me publikun dhe palët e ineresuara përgjatë proçesit të politikëbërjes dhe vendimmarrjes, si dhe marredhëniet me median, gjatë ushtrimit të funksioneve dhe realizimin e detyrave të dhëna me ligj dhe ato për të cilat Këshilli ka diskrecion ligjor – shkarko pdf

Këshilli Bashkiak, si organi përfaqësues dhe vendimmarrës i qeverisë bashkiake, i ushtron përgjegjësitë e tij qeverisëse, duke respektuar parimet e demokracisë vendore, transparencës qeverisëse, ligjshmërisë, si dhe duke përdorur me ekonomi, efiçencë dhe efektivitet burimet njerëzore, financiare, fizike e natyrore, si dhe teknologjike të Bashkisë.  – shkarko pdf

Komisionet e Këshillit janë të Përhershëm ose të Përkohshëm. Komisionet e Përhershme kanë juridiksion të vazhdueshëm mbi një apo disa çështje që ka lidhje me funksionet e Bashkisë. Kryetari i Këshillit propozon numrin dhe emërtimin e Komisioneve të Përhershme të Këshillit në mbledhjen e dytë të të Këshillit, në konsultim me partitë politike të përfaqësuara në Këshill pasi Komisionet e Përhershme të Këshillit pasqyrojnë për aq sa është e mundur raportin shumicë-pakicë në Këshill. – shkarko pdf

Kodi i Sjelljes dhe i Parandalimit të Konfliktit të Interesave të Këshilltarit Bashkiak është tërësia e parimeve e rregullave, të miratuara nga Këshilli Bashkiak, që shërben si udhërrëfyes për këshilltarin bashkiak. Kodi bazohet në parimet bazë të jetës publike, të cilat përcaktojnë standartet më të larta për personat që mbajnë funksione publike dhe synon të vërë në dijeni publikun për sjelljen që duhet të ketë këshilltari bashkiak. – shkarko pdf

Kjo Rregullore krijon rregulla, procedura dhe standarde për veprimtarinë dhe veprimet e Këshillit, si dhe për marrëdhëniet e Këshillit me aktorët e tjerë qeverisës dhe në komunitet. Rregullorja përcakton disa standarte bazë të sjelljes, dhe të veprimeve që janë të papajtueshme me standardet e etikës dhe të konfliktin e interesit në vendimmarrjen e Këshilltarëve, duke siguruar ndërkohë mjetet efektive për zbatimin e këtyre standarteve. – shkarko pdf

Në këtë seksion do gjeni planin vjetor të punës së Këshillit bashkiak Lezhë – Kliko këtu për ta shkarkuar

Në këtë link do gjeni raportin për punën / veprimtarinë e Këshillit të Bashkisë Lezhë për vitin 2023 – Kliko këtu për ta shkarkuar

Në këtë link do gjeni raportin për punën / veprimtarinë e Këshillit të Bashkisë Lezhë për vitin 2022 – Kliko këtu për ta shkarkuar

Copyright © 2024 — All rights reserved.