Organizimi administrativo-territorial, misioni dhe funksionet
Ndarja Administrativo territoriale
Njësitë administrative dhe nën-ndarjet e tyre:
- Njësia Administrative Lezhë
- Njësia Administrative Shënkoll
- Njësia Administrative Shëngjin
- Njësia Administrative Balldren
- Njësia Administrative Kolsh
- Njësia Administrative Zejmen
- Njësia Administrative Blinisht
- Njësia Administrative Dajç
- Njësia Administrative Kallmet
- Njësia Administrative Ungrej
Strukturat Komuninate në Fshat
Të dhënat për strukturat në fshat
Bashkia Lezhë ka 65 fshatra të ndara si më poshtë:
Njësia Administrative Shengjin
- Qyteti Shengjin
- Fshati Ishull-Shengjin
- Fshati Ishull-Lezhë
- Fshati Mali Shengjin
- Fshati Mali i Rrencit
- Fshati Koder Mulliri
Njësia Administrative Zejmen
- Fshati Zejmen
- Fshati Treshe
- Fshati Pruell
- Fshati Berzane
- Fshati Pllane
- Fshati Markatomaj
- Fshati Spiten
Njësia Administrative Shënkoll
- Fshati Shënkoll
- Fshati Rrilë
- Fshati Tale 1
- Fshati Tale 2
- Fshati Barbullojë
- Fshati Grykë Lumi
- Fshati Gajush
- Fshati Alk
Njësia Administrative Balldren
- Fshati Balldren
- Fshati Mali Kakarriq
- Fshati Qendër Kakarriq
- Fshati Gocaj
- Fshati Balldren i Ri
- Fshati Torovicë
- Malecaj
- Fshati Koljakaj
Njësia Administrative Kallmet
- Fshati Kallmet i Madh
- Fshati Kallmet i Vogël
- Fshati Rraboshtë
- Fshati Mërqi
Njësia Administrative Blinisht
- Fshati Blinisht
- Fshati Troshan
- Fshati Fishtë
- Fshati Krajën
- Fshati Piraj
- Fshati Baqel
- Fshati Kodhel
Njësia Administrative Dajç
- Fshati Dajç
- Fshati Gjadër
- Fshati Gramsh
- Fshati Mabë
- Fshati Dragushë
- Fshati Kotërr
- Fshati Zojs
Njësia Administrative Ungrej
- Fshati Ungrej
- Fshati Kashnjet
- Fshati Gjobardhaj
- Fshati Kalivaç
- Fshati Ras i Butë
- Fshati Zinaj
- Fshati Fregen
- Fshati Kaluer
- Fshati Sukaxhi
Njësia Administrative Kolsh
- Fshati Kolsh
- Fshati Gjash
- Fshati Kacinar
- Fshati Patalej
- Fshati Lalm
- Fshati Lalm Lukaj
- Fshati Velë
- Fshati Manati
- Fshati Grykë
- Fshati Barbullojë e Re
Të dhënat për strukturat në qytet
- Qyteti Lezhë
- Lagjet e qytetit
TË DREJTAT, PËRGJEGJËSITË DHE MISIONI I BASHKISË LEZHË
Vetëqeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë siguron qeverisjen e efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet:
- njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkësive;
- respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të sanksionuara në Kushtetutë ose në ligje të tjera;
- zgjedhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësive të tjera publike vendore në dobi të bashkësisë;
- ushtrimit efektiv të funksioneve, kompetencave dhe realizimit të detyrave nga organet e vetëqeverisjes vendore;
- realizimit të shërbimeve në forma të përshtatshme, bazuar në nevojat e anëtarëve të bashkësisë;
- nxitjes efektive të pjesëmarrjes gjithë-përfshirëse të bashkësisë në qeverisjen vendore;
- realizimit të shërbimeve, në përputhje me standardet e kërkuara me ligj ose akte të tjera normative
Të drejtën dhe përgjegjësinë e vetëqeverisjes, sipas së cilës:
- përcaktojnë masa që ato i gjykojnë të nevojshme për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave;
- bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe aktet nënligjore, të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tyre, për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave, nxjerrin urdhëresa, vendime dhe urdhra;
- krijojnë struktura administrative për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave të tyre, sipas ligjeve në fuqi;
- krijojnë njësi ekonomike dhe institucione në varësi të tyre
- krijojnë komitete, borde ose komisione për kryerjen e funksioneve të veçanta sa herë që paraqitet nevoja, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore.
Të drejtën dhe përgjegjësinë e pronësisë:
- njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë të drejtën e pronësisë. Ato fitojnë, shesin dhe japin në përdorim pronën e paluajtshme ose të luajtshme të tyre, si dhe ushtrojnë të drejta të tjera, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
- e drejta e fitimit të pronës, nëpërmjet shpronësimeve për interes publik, nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
- e drejta e pronësisë ushtrohet nga këshilli përkatës, i cili nuk mund t’ia delegojë ushtrimin e kësaj të drejte askujt tjetër.
Të drejtën dhe përgjegjësinë e mbledhjes së të ardhurave dhe bërjes së shpenzimeve, sipas së cilës:
- krijojnë, mbledhin të ardhura dhe bëjnë shpenzime për përmbushjen e funksioneve të tyre;
- vendosin taksa vendore e tarifa për shërbimet, si dhe nivelin e tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre;
- mbajnë llogaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe ofrojnë informacione ose raporte financiare për hartimin dhe zbatimin e buxhetit për qeverisjen qendrore ose shtetasit.
Të drejtën dhe përgjegjësinë e kryerjes së veprimtarive ekonomike, sipas së cilës:
- për përmbushjen e funksioneve publike në interes të komunitetit që përfaqësojnë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ushtrojnë veprimtari ekonomike që nuk bie ndesh me orientimet themelore të politikave ekonomike të shtetit;
- të ardhurat, që përfitohen nga veprimtaria ekonomike, përdoren në pjesën më të madhe për mbështetjen dhe përmbushjen e funksioneve publike;
- veprimtaria ekonomike e njësive të vetëqeverisjes vendore rregullohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Të drejtën e bashkëpunimit, sipas së cilës:
- për kryerjen e shërbimeve specifike në emër dhe në dobi të komuniteteve përkatëse, dy ose më shumë njësi të vetëqeverisjes vendore mund të ushtrojnë së bashku çdo funksion që u është dhënë atyre me ligj, nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve ose kontratave të përbashkëta, delegimit të kompetencave dhe përgjegjësive të veçanta njëra-tjetrës ose kontraktimit me një palë të tretë;
- bashkëpunojnë me njësi të vetëqeverisjes vendore të vendeve të tjera dhe përfaqësohen në organizata ndërkombëtare të pushteteve vendore, në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi;
- kanë të drejtë të organizohen në shoqata, në përputhje me legjislacionin përkatës.
Të drejtën e personit juridik: Si persona juridikë, njësitë e vetëqeverisjes vendore gëzojnë dhe ushtrojnë të gjitha të drejtat e përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi dhe në mënyrë të veçantë:
- të drejtën e lidhjes së kontratës;
- të drejtën e krijimit të personave të tjerë juridikë;
- të drejtën e ngritjes së padisë civile;
- të drejtën e mbajtjes së llogarive
- të drejta të tjera për ushtrimin e funksioneve në bazë dhe në zbatim të ligjeve dhe akteve nënligjore.
Të drejta të tjera, sipas të cilave:
- japin tituj nderi dhe stimuj;
- vendosin emërtimet e territoreve, objekteve dhe institucioneve nën juridiksionin e tyre, sipas kritereve të përcaktuara me ligj;
- njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë vulën dhe simbolet e tyre.
Të drejtat dhe përgjegjësitë e sipër-përmendura ushtrohen nga organet e njësive të vetëqeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të bëra në ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen venodre”, apo ligje të tjera në fuqi.
FUNKSIONET E BASHKISË
Njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë funksione, kompetenca, si dhe funksione të deleguara. Funksionet u njihen njësive të vetëqeverisjes vendore me ligj. Funksione apo kompetenca të tjera mund t’u njihen një, disa apo të gjitha njësive të vetëqeverisjes vendore vetëm në bazë të ligjit. Funksionet e deleguara u transferohen njësive të vetëqeverisjes vendore me ligj ose me marrëveshje. Në çdo rast delegimi i funksioneve shoqërohet nga transferta e mjaftueshme e qeverisjes qendrore për të financuar koston e ushtrimit të këtyre funksioneve.
Funksionet e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike:
Bashkitë janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për:
- Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.
- Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
- Mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e banuara.
- Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike vendore.
- Ndriçimin e mjediseve publike.
- Transportin publik vendor.
- Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit publik të varrimit.
- Shërbimin e dekorit publik.
- Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.
- Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.
- Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale.
- Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe.
- Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
- Planifikimin, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Funksionet e bashkive në fushën e shërbimeve sociale:
Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktima të trafikut, nëna apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
- Ndërtimin dhe administrimin e banesave për strehimin social, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
- Ndërtimin dhe administrimin e qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore. 4. Krijimin, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mirëqenien sociale, të fondit social për financimin e shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese:
Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e të trashëgimisë kulturore me interes vendor, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
- Organizimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e identitetit kombëtar e lokal, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
- Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e bibliotekave e të ambienteve për lexim, me qëllim edukimin e përgjithshëm të qytetarëve.
- Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimin dhe administrimin e institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
Funksionet e bashkive në fushën e mbrojtjes së mjedisit:
Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja.
- Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen nga ndotja akustike.
- Zhvillimin e aktiviteteve edukuese dhe promovuese, në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e mjedisit.
Funksionet e bashkive në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit:
Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Administrimin, shfrytëzimin dhe mirë-mbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
- Administrimin dhe mbrojtjen e tokave bujqësore e të kategorive të tjera të resurseve, si toka të pafrytshme etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
- Krijimin dhe administrimin e sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor e rural, sipas legjislacionit në fuqi.
- Krijimin dhe administrimin e skemave vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural, të financuara nga buxheti lokal dhe/ose me bashkëfinancim nga të tretët, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
- Administrimin e fondit pyjor dhe kullosor publik, sipas legjislacionit në fuqi. 6. Mbrojtjen e natyrës e të biodiversitetit, sipas legjislacionit në fuqi.
Funksionet e bashkive në fushën e zhvillimit ekonomik vendor:
Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Hartimin e planeve strategjike të zhvillimit e të programeve për zhvillimin ekonomik vendor.
- Ngritjen dhe funksionimin e tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë.
- Mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panaire e reklama në vende publike.
- Organizimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacioni për bizneset, aktivitetet promovuese, vënia në dispozicion e aseteve publike etj.
- Publikimin e broshurave informative, krijimin e portaleve me profil ekonomik etj.
- Dhënien e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
Funksionet e bashkive në fushën e sigurisë publike:
Bashkitë janë përgjegjëse për garantimin e këtyre funksioneve:
- Mbrojtjen civile, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
- Garantimin e shërbimit të zjarrfikësve, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
3.Garantimin e mbarëvajtjes së marrëdhënieve në komunitet, parandalimin dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet.
- Parandalimin e kundërvajtjeve admini-strative, forcimin, inspektimin dhe monitorimin e zbatimit të rregulloreve e të akteve të njësive të vetë-qeverisjes vendore brenda juridiksionit të tyre vendor dhe në përputhje me përcaktimet ligjore.
Funksionet e bashkive në fushën e diasporës dhe të migracionit:
Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- krijimin e strukturës së posaçme për diasporën dhe migracionin, për administrimin e shërbimeve në nivel vendor, si pjesë administrative e njësisë së vetëqeverisjes vendore;
- nxitjen e organizimeve, brenda dhe jashtë vendit, për mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm e forcimin e marrëdhënieve me diasporën dhe emigrantët shqiptarë;
- dhënien e ndihmës e të informacionit për çështje që lidhen me fitimin e shtetësisë shqiptare;
- dhënien e ndihmës e të informacionit për të interesuarit nga diaspora dhe migracioni, për legjislacionin shqiptar në fushën e investimeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për çështjet e investimeve;
- koordinimin e bashkërendimin e punës me ministrinë përgjegjëse punët e brendshme, për punët e jashtme dhe për diasporën, për garantimin e dhënies së ndihmës e të informacionit për çështjet që lidhen me diasporën dhe migracionin.”.
Funksionet dhe kompetencat e deleguara:
- Funksionet dhe kompetencat e deleguara janë të detyrueshme ose jo të detyrueshme.
- Funksione dhe kompetenca të detyrueshme janë ato të përcaktuara me ligj.
- Institucionet qendrore, kur lejohet me ligj, autorizojnë bashkinë të kryejnë funksione të caktuara, duke përcaktuar, kur është e nevojshme, procedurat e kryerjes e të kontrollit për zbatimin e tyre.
- Institucionet qendrore mund të autorizojnë bashkinë të ushtrojnë një kompetencë të vetme për një funksion të caktuar.
- Bashkisë mund t’u delegohen funksione dhe kompetenca të tjera jo të detyrueshme, mbi bazën e një marrëveshjeje midis njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe institucionit qendror përgjegjës me ligj për këtë funksion ose kompetencë.
- Në çdo rast qeverisja qendrore u garanton njësive të vetëqeverisjes vendore mbështetjen e nevojshme financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara.
- Bashkia me nismën e tyre, mund të përdorin burimet e veta financiare për ushtrimin e funksioneve e të kompetencave të deleguara, me synim ngritjen në nivel më të lartë të shërbimit në interes të bashkësisë.