Zv.Kryetari i Bashkisë
- Zëvëndëskryetari i Bashkise, emerohet dhe shkarkohet nga Kryetari i Bashkise, eshte ne varesi direkte te tij, drejton dhe udhëheq punën sipas fushave, organizimit dhe ndarjes së përgjithshme të punës së bërë nga Kryetari i Bashkisë dhe detyrat e caktuara prej tij dhe përgjigjet para tij për mbarëvajtjen e tyre;
- Përfaqëson Kryetarin dhe institucionin për kryerjen e detyrave në rastet e mungesave apo delegimeve, të pamundësisë apo të paaftësisë fizike për të vepruar ose për shkak të një pengese ligjore që haset gjatë veprimtarisë së tij si organ administrativ individual, kjo procedurë realizohet në përputhje me procedurat e përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë;
- Zv/Kryetari asiston Kryetarin e Bashkisë në zhvillimin dhe përmirësimin e ndjekjes së vizionit e misionit të Bashkise për zhvillimin e qytetit dhe në menyrë proaktive promovon këtë vizion si në forme formale ashtu edhe informale.
- Zv/Kryetari përgjigjet perpara Kryetarit të Bashkisë, për realizimin e funksioneve të deleguara.
- Mbikëqyr në mënyrën e duhur të gjitha iniciativat specifike të Bashkisë së Lezhës, të cilat janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me realizimin e të gjitha detyrave funksionale të Kryetarit të Bashkisë;
- Në rast të përfundimit para kohe të mandatit të Kryetarit të Bashkisë, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
- Ne praktiken e pergjitheshme te punes, zv. Kryetari zakonisht ngarkohet dhe kryen edhe keto detyra te ngarkuara nga Kryetari:
- harton politika institucionale në përputhje me udhëzimet dhe urdhërat e kryetarit të bashkisë;
- garanton, siguron ofrimin në përputhje me legjislacionin ne fuqi, te politikave dhe vendimet e bashkisë lezhë mbi shërbimet e personelit, trajnimin dhe kualifikimin e tij. përgjigjet për shërbimet që mbulon dhe detyrat që zgjidh dega e burimeve Njerëzore ne bashkine;
- krijon lidhje dhe evidenton duke i perditesuar ato, problemet dhe shqetësimet e komunitetit në lidhje me shërbimet e administrates se bashkise.
- propozon projekt-urdhëra dhe projekt-vendime për t’u miratuar nga titullari, për organizimin dhe kontrollin e punës në drejtori, zyra dhe në institucion;
- përcakton kritere të veçanta për vlerësimin e rezultateve të punës në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe kërkon çdo vit vlerësimin e rezultateve individuale të punonjësve nga sektoret e bashkisë;
- ndjek dhe kontrollon punën që bëhet nga drejtoret, përgjegjësit e sektorëve dhe punonjësit e tjere, për përcaktimin dhe dhënien e zgjidhjeve ligjore në afatet e caktuara;
- siguron bashkepunimin dhe bashkerendimin midis degeve dhe sektoreve për realizimin e misionit te drejtorive dhe te njesive administrative qe ka ne vartesi.
- ben studime dhe projekte te realizohen sherbimet publike per komunitetin dhe t’i permiresoje ato vazhdimisht duke programuar planifikuar e monitoruar punen konkrete te drejtorive;
- te ndjeke dhe te kontrolloje zbatimin e vendimeve të këshillit bashkiak për probleme që kanë lidhje me drejtorite që janë nën mbikëqyrjen e tij;
- kerkon dhe ndjek me perparesi nga te gjitha drejtorite si dhe zyrat ne bashkine te zgjidhjes se kerkesave te qytetareve prej tyre, pergjegjet e dhena nga keto struktura ne kohe dhe me saktesi dhe merr masa te plota qe ky proces te kryhet sipas parametrave te percaktuara ne kete rregullore.