SHPALLJE NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL 1. Shpallje, Përgjegjës Sektori, Sektori i Promovimit të Turizmit, në Drejtorinë e Turiz
LEZHA PËRKUJTON 82-VJETORIN E ÇLIRIMIT, NDEROHEN DËSHMORËT E ATDHEUT.
Lezha përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, nderohen dëshmorët e atdheut.
Lezha ka përkujtuar 82-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë, në një ceremoni homazhesh në nderim të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit.Përkujtimi u mbajt më 20 nëntor 2026 me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Lezhë dhe aktivitete festive e kulturore, ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, përfshirë kryetarin e Bashkisë Lezhë Z.Pjerin Ndreu, prefektin e qarkut Z.Taulant Malshi, qytetarë dhe nxënës.

“Sot kujtojmë me respekt dhe mirënjohje një nga datat e rëndësishme të historisë së qytetit tonë, 20 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Lezhës.Kjo ditë na kthen pas në histori, për të nderuar sakrificën, guximin dhe përkushtimin e të gjithë atyre që luftuan për lirinë, duke mos kursyer as jetën e tyre për një të ardhme më të mirë.
Mirënjohje e përjetshme për dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuan në çlirimin e Lezhës. Sakrifica e tyre mbetet pjesë e kujtesës dhe identitetit tonë, ndërsa detyrimi ynë është ta ruajmë këtë histori dhe ta përcjellim brez pas brezi.
Lavdi dëshmorëve!
Gëzuar Ditën e Çlirimit, Lezhë!”– Kryetari i Bashkisë,Z.Pjerin Ndreu
82-vjetori i Çlirimit mbetet një moment reflektimi mbi sakrificën e brezave që luftuan për lirinë, si dhe një thirrje për të ruajtur kujtesën historike dhe për t’ua përcjellë atë brezave të rinj.
Lezha feston Ditën e Alfabetit!
Lezha feston Ditën e Alfabetit!
Gjuha shqipe, simbol i identitetit, kulturës dhe krenarisë kombëtare.
Në përkujtim të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Zyra Vendore Arsimore Lezhë, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, organizoi një aktivitet festiv dhe edukativ, me pjesëmarrjen e nxënësve dhe shkollave të qytetit, në nderim të një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
Përmes recitimeve, këngëve dhe interpretimeve artistike, nxënësit sollën atmosferë festive, duke rikujtuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe kontributin e tij në unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Aktiviteti përcolli mesazhe të rëndësishme për ruajtjen, vlerësimin dhe promovimin e gjuhës shqipe, si një ndër simbolet themelore të identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Kjo ditë përbën një moment të veçantë për të vlerësuar gjuhën, kulturën dhe historinë tonë, si dhe për të nxitur te brezat e rinj ndjenjën e përgjegjësisë për ruajtjen dhe përcjelljen e tyre.
Gjuha shqipe është pasuria jonë e përbashkët, krenaria dhe identiteti që na bashkon, një trashëgimi që duhet ta ruajmë dhe ta përcjellim brez pas brezi.
NJOFTIM – Per thirrjen e mbledhjes se radhes te Keshillit Bashkiak Lezhe, dt. 26.11.2026
NJOFTIM – Per thirrjen e mbledhjes se radhes te Keshillit Bashkiak Lezhe, dt. 26.11.2026
SHPALLJE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE, LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
1. Shpallje, Specialist i Bujqësisë, Ujitjes dhe Pyjeve, Njësia Administrative Zejmen,
SHPALLJE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE, LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
SHPALLJE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE, LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL 1. Shpallje, Specialist Psikolog, Sektori i Arsimit Parashkollor, Drejtoria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve,
SHPALLJE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE, LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
SHPALLJE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE, LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL 1. Shpallje, Specialist Finance, Sektori i Arsimit Parauniversitar, Rinisë dhe Sporteve, Drejtoria e Arsimit, Rinisë dhe
SHPALLJE NË KETEGORINË EKZEKUTIVE, LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
SHPALLJE NË KETEGORINË EKZEKUTIVE, LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL 1. Shpallje, Specialistë, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore,
Rivitalizimi i Qendres Multifunksionale Komunitare.
Rivitalizimi i Qendres Multifunksionale Komunitare. Qendra Multifunksionale Komunitare për komunitetin rom, egjiptjan dhe njerëz me nevoja pranë lagjes Skenderbeg rihapi dyert për ti shërbyer k
Njoftim per organizimin e degjeses publike ne lidhje me projekt vendimin “Per miratimin e rregullores “Mbi vendosjen, specifikimet teknike dhe menaxhimin e pengesave te kufizimit te shpejtesise (kurrizet artificiale) ne territorin e Bashkise Lezhe””
Njoftim per organizimin e degjeses publike ne lidhje me projekt vendimin “Per miratimin e rregullores “Mbi vendosjen, specifikimet teknike dhe menaxhimin e pengesave te kufizimit te shpejtesise (kurri






