TË DHËNA
PËR KËSHILLIN BASHKIAK
Rregullore e Strukturave Komunitare
Strukturat komunitare përbëjnë mekanizma aktivë dhe eficentë që promovojnë, nxisin, dhe mbështesin pjesëmarrjen dhe angazhimin e komunitetin dhe grupeve të interesit në politikëbërjen dhe vendimmarrjen e kashkisë. Ato kultivojnë sensin e jetës komunitare dhe bashkëpunimin midis komunitetit dhe OJF-ve, kultivojnë kulturën e bashkëpunimit dhe bashkëqeverisjes me bashkinë, nxisin dhe mbështesin përfshirjen e grupeve vulnerabël në proçesin e politikëbërjes dhe vendimarrjes së bashkisë.
Emër Dokumenti | Formati | Link |
---|---|---|
Rregullore e strukturave komunitare | Shkarko |
Rregullore: Paraqitja Dhe Shqyrtimi I Ankesave, Vërejtjeve, Kërkesave, Peticioneve Dhe Iniciativave Qytetare
Kjo rregullore ka si qëllim ngritjen e një sistemi, të mekanizmave dhe përcaktimin e rregullave, përgjegjësive dhe procedurave për t’i mundësuar qytetarëve dhe grupeve të interesit një pjesëmarrje aktive në proçeset e politikëbërëse dhe vendimmarrëse dhe në influencimin e axhendën qeverisëse të Bashkisë, si dhe ngritjen e një sistemi efektiv, të drejtë dhe të hapur, të pranimit dhe shqyrtimit të ankesave drejtuat këshillit bashkiak.
Emër Dokumenti | Formati | Link |
---|---|---|
Rregullorja për Peticione / Iniciativa / Ankesa | Shkarko |
Rregullore për Marrëdhënjet e Keshillit Bashkiak me Publikun dhe Median (Konsultimet)
Kjo rregullore përcakton rregullat dhe procedurat e informimit të publikut dhe transparencën e politikëbërjes, vendimmarrjes dhe veprimtarisë së Këshillit Bashkiak Lezhë, këshillimin e Këshillit me publikun dhe palët e ineresuara përgjatë proçesit të politikëbërjes dhe vendimmarrjes, si dhe marredhëniet me median, gjatë ushtrimit të funksioneve dhe realizimin e detyrave të dhëna me ligj dhe ato për të cilat Këshilli ka diskrecion ligjor.
Emër Dokumenti | Formati | Link |
---|---|---|
Rregullore për Marrëdhënjet e Keshillit Bashkiak me Publikun dhe Median | Shkarko |
Perberja e Keshillit Bashkiak për Periudhen 2019-2023
Këshilli Bashkiak, si organi përfaqësues dhe vendimmarrës i qeverisë bashkiake, i ushtron përgjegjësitë e tij qeverisëse, duke respektuar parimet e demokracisë vendore, transparencës qeverisëse, ligjshmërisë, si dhe duke përdorur me ekonomi, efiçencë dhe efektivitet burimet njerëzore, financiare, fizike e natyrore, si dhe teknologjike të Bashkisë.
Emër Dokumenti | Formati | Link |
---|---|---|
Rregullore për Marrëdhënjet e Keshillit Bashkiak me Publikun dhe Median | Shkarko |
Komisionet e Këshillit Bashkiak
Komisionet e Këshillit janë të Përhershëm ose të Përkohshëm. Komisionet e Përhershme kanë juridiksion të vazhdueshëm mbi një apo disa çështje që ka lidhje me funksionet e Bashkisë. Kryetari i Këshillit propozon numrin dhe emërtimin e Komisioneve të Përhershme të Këshillit në mbledhjen e dytë të të Këshillit, në konsultim me partitë politike të përfaqësuara në Këshill pasi Komisionet e Përhershme të Këshillit pasqyrojnë për aq sa është e mundur raportin shumicë-pakicë në Këshill.
Emër Dokumenti | Formati | Link |
---|---|---|
Komisionet e Këshillit Bashkiak | Shkarko |
Kodi i Sjelljes dhe i Parandalimit të Konfliktit të Interesave
Kodi i Sjelljes dhe i Parandalimit të Konfliktit të Interesave të Këshilltarit Bashkiak është tërësia e parimeve e rregullave, të miratuara nga Këshilli Bashkiak, që shërben si udhërrëfyes për këshilltarin bashkiak. Kodi bazohet në parimet bazë të jetës publike, të cilat përcaktojnë standartet më të larta për personat që mbajnë funksione publike dhe synon të vërë në dijeni publikun për sjelljen që duhet të ketë këshilltari bashkiak.
Emër Dokumenti | Formati | Link |
---|---|---|
Kodi i Sjelljes dhe Etikës | Shkarko |
Rregullorja e Këshillit të Bashkisë
Kjo Rregullore krijon rregulla, procedura dhe standarde për veprimtarinë dhe veprimet e Këshillit, si dhe për marrëdhëniet e Këshillit me aktorët e tjerë qeverisës dhe në komunitet. Rregullorja përcakton disa standarte bazë të sjelljes, dhe të veprimeve që janë të papajtueshme me standardet e etikës dhe të konfliktin e interesit në vendimmarrjen e Këshilltarëve, duke siguruar ndërkohë mjetet efektive për zbatimin e këtyre standarteve.
Emër Dokumenti | Formati | Link |
---|---|---|
Rregullorja e Këshillit të Bashkisë | Shkarko |
Plani vjetor i punës
Në këtë seksion do gjeni planin vjetor të punës së Këshillit bashkiak Lezhë
Emër Dokumenti | Formati | Link |
---|---|---|
Plani vjetor i Punës | Shkarko |
RAPORT Për punën / veprimtarinë e Këshillit të Bashkisë Lezhë për vitin 2023
Në këtë link do gjeni raportin për punën / veprimtarinë e Këshillit të Bashkisë Lezhë për vitin 2023
Emër Dokumenti | Formati | Link |
---|---|---|
RAPORT Për punën / veprimtarinë e Këshillit të Bashkisë Lezhë për vitin 2023 | Shkarko |
RAPORT Për punën / veprimtarinë e Këshillit të Bashkisë Lezhë për vitin 2022
Në këtë link do gjeni raportin për punën / veprimtarinë e Këshillit të Bashkisë Lezhë për vitin 2022
Emër Dokumenti | Formati | Link |
---|---|---|
RAPORT Për punën / veprimtarinë e Këshillit të Bashkisë Lezhë për vitin 2022 | Shkarko |
Kontakto Këshillin
Sekretare e Këshillit Bashkiak - Florida ÇUNAJ |
---|
florida.cunaj@lezha.gov.al ; kbashkiak@lezha.gov.al |