Postet Drejtuese
kryetari i bashkisë LEZHË
Pjerin NDREU
Z. Pjerin Ndreu është lindur në Qytetin e Pukës, më 12 dhjetor të vitit 1966. Z. Ndreu ka një karrierë të pasur në fushën e rendit dhe sigurisë. Pas përfundimit të studimeve në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme në vitin 1988, Ndreu emërohet inspektor i Policisë Kriminale në Lezhë e më pas drejtues i Policisë Kriminale në disa qytete, si: Shkodër, Berat dhe Mirditë. Në vitet 1997-1999 Z. Pjerin Ndreu ka mbajtur postin e shefit të Komisariatit të Policisë Lezhë, Komisariatit nr.1 në Tiranë dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër. Në vitet 1999-2002 emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër, Drejtor i Policisë Kufitare Shkodër. Në vitet 2002-2004, Z. Ndreu arriti kulmin në karrierën e tij profesionale, ku mbajti poste të larta në Policinë e Shtetit si zv.Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë. Pjerin Ndreu mban gradën policore Kryekomisar, ndërsa është dekoruar në vitin 2003 nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes”. Gjatë shërbimit në polici, Ndreu kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Drejtësi, e më pas nga viti 2007 e deri në vitin 2013 ka qenë pedagog i kriminologjisë dhe kriminalistikës, Fakulteti Drejtësisë “Justiniani I”. Ai gjithashtu ka ndjekur një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh për gjuhën dhe sigurinë kombëtare në Gjermani, Kanada, Oxford Angli, ICITAP etj.
Në qershor të vitit 2013, Z.Ndreu është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Në gusht të vitit 2019 është zgjedhur Kryetar i Bashkisë Lezhë.
Në përfundim të mandatit të parë, në vitin 2023, z. Ndreu është zgjedhur përsëri për një mandat të dytë si Kryetar i Bashkisë Lezhë.