Drejtoria e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban

Drejtor: Flamur Kuçi

  1. Drejtoria e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban është përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me shqyrtimin e vlerësimit të kërkesave për lejimin e kryerjes së punimeve për zhvillimin e tokës ose të strukturës, deri në vendimmarrje, në përputhje me përcaktimet e detyrueshme të politikave të hartuara, planeve e rregulloreve të miratuara dhe legjislacionit në fuqi.
  2. Drejtoria e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban është përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse ku vepron, si dhe për programet, veprimtaritë dhe proceset, të cilat duhet të menaxhohen në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës.

Detyra kryesore të Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban janë:

  1. Përgatitja e vendimmarrjes së Kryetarit të Bashkisë lidhur me aplikimet për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi në territorin administrativ të bashkisë;
  2. Planifikimi dhe nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm të territorit nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe burimeve natyrore;
  3. Ndërmerr nisma për hartimin dhe rishikimin e dokumenteve vendore të planifikimit;
  4. Koordinimin mes institucioneve publike dhe alokimin e burimeve njerëzore të nevojshme përhartimin e dokumenteve të planifikimit në nivel vendor;
  5. Dorëzimin dhe prezantimin e dokumenteve vendore të planifikimit pranë AKPT-së, për të verifikuar përputhshmërinë me Planin e Përgjithshëm Kombëtar dhe normat teknike të planifikimit;
  6. Asistimi i Kryetarit të Bashkisë për vlerësimin e respektimit të kërkesave ligjore për punimet e kryera mbi bazën e deklaratës paraprake për kryerje punimesh;
  7. Monitorimi i zbatimit kushteve të lejes së ndërtimit dhe të punimeve të kryera dhe verifikimi që ndërtimi është i përshtatshëm për përdorim, me qëllim që Kryetari i Bashkisë të japë certifikatën e përdorimit, sipas legjislacionit në fuqi, për lejet e ndërtimit të miratuara prej tij;
  8. Koordinimin e parandalimit të punimeve dhe ndërtimeve të paligjshme me inspektoratin vendor të mbrojtjes së territorit; implementimi, monitorimi dhe përditësimi i planit të përgjithshëm vendor dhe planeve të ndryshme sektoriale dhe ndërsektoriale;
  9. Bashkërendimi i veprimtarisë, mbikëqyrja dhe kontrolli i funksionimit të Regjistrit Kombëtar te Planifikimit të Territorit për Bashkinë, inventarit elektronik dhe shkresor i cili ruhet, mirëmbahet, administrohet dhe përditësohet në mënyrë të pavarur nga autoritetet e planifikimit.
  10. Drejtoria organizon procesin dhe ndjek procedurat për hartimin e planeve të përgjithshme, planeve vendore, studimeve të ndryshme në fushën e planifikimit urban dhe monitoron procesin e zbatimit të këtyre planeve nëpërmjet procesit të shqyrtimit të lejeve të ndërtimit dhe zhvillimit.
  11. Drejtoria organizon procesin e përgatitjes së projekt-preventivave për investimet në infrastrukturë të bashkisë, ose sipas rastit harton detyrat e projektimit për objektet që parashikohen dhe sipas rastit ndjek zbatimin e projekteve të infrastruktures publike;
  12. Drejtoria harton raporte informuese për eprorët e drejtpërdrejtë në lidhje me dokumentat e planifikimit, ligjet dhe rregullat në fuqi në fushën planifikimit të territorit dhe zhvillimit urban; planifikon dhe zbaton masa të veçanta për ruajtjen dhe miradministrimin e informacionit konfidencial;
  13. Drejtoria, në zbatim të dispozitave ligjore, harton projekt-urdhra, rregullore, udhëzime ose propozon për shqyrtim projektet përkatëse për ndryshimin apo përmirësimin e akteve ekzistuese, në funksion të pajtueshmërisë ligjore të veprimtarisë së përditshme administrative;
  14. Drejtoria, është përgjegjëse për administrimin e arkivit në veprim të bashkisë.
  15. Drejtoria, është përgjegjëse për administrimin dhe ruajtjen e dokumenteve të trashëguara, si dhe për zbatimin e afateve ligjore përkatese mbi arkivat.
  16. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatëse.

39.1 Sektori i Dhënies dhe Monitorimit të Lejeve Zhvillimore

  1. Është strukturë përgjegjëse për administrimin e çështjeve që lidhen me vlerësimin e kërkesave për lejimin e kryerjes së punimeve për zhvillimin e tokës ose të strukturës, kryen kontrollin e gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor dhe projektit të zbatimit që përmban dosja e aplikuar dhe përgatit dosjen, në përputhje me përcaktimet e detyrueshme të politikave të hartuara, planeve e rregulloreve të miratuara dhe legjislacionit në fuqi,me qëllim arritjen e objektivave të saj strategjikë dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.
  2. Është strukturë përgjegjëse për administrimin e çështjeve që lidhen me kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme në territor, mbi realizimin e punimeve që kryhen në strukturat e pajisura me leje punimesh, në të gjitha fazat e ndërtimit, deri në pajisjen me leje përdorimi, marrjen e masave të nevojshme dhe vënien në dijeni të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, për kundravajtje administrative sipas ligjit në fuqi, kur verifikon shkelje të kushteve specifike të vendosura për realizimin e zhvillimit dhe instrumentave të planifikimit, me qëllim arritjen e objektivave të saj strategjikë dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.

Detyrat kryesore të këtij sektori janë:

  1. Shqyrtimi paraprak dhe kontrolli për përmbajtje i dokumentacionit tekniko ligjor që shoqëron kërkesat për leje për kryerje punimesh, në përputhje me ligjin nr.107/2014, datë 1.10.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore në fuqi;
  2. Mbledhja dhe përpunimi i informacionit rreth planit të përgjithshëm vendor, planeve të detajuara vendore, lejeve të miratuara më parë dhe ato në proces shqyrtimi në zonën në të cilën bëhet kërkesa për leje për kryerje punimesh;
  3. Formulimi i njoftimeve dhe raportit me propozimin për miratim me ose pa vërejtje/kushte apo refuzimin e praktikës së aplikimeve për leje për kryerje punimesh, në përputhje me afatet kohore të përcaktuara nga Ligji nr.107/2014, datë 1.10.2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore në fuqi;
  4. Konsulencë dhe asistencë e vazhdueshme për arkitetkët apo subjektet që aplikojnë për leje për kryerje punimesh, për zgjidhjen e problemeve teknike që hasen gjatë shqyrtimit të aplikimeve;
  5. Kthim përgjigje ne kohë, me korrektësi dhe brenda kompetencave, të gjitha kërkesave dhe ankesave të subjekteve apo qytetarëve të interesuar, rreth problemeve ose pretendimeve të ndryshme në lidhje me lejet e miratuara apo ato në proçes shqyrtimi.
  6. Mbikqyr dhe koordinon kontrollin e zbatimit të lejeve të punimeve dhe kontrollet e strukturave të pajisura me leje punimesh në terren gjatë fazave të zbatimit të punimeve, në përputhje me kushtet e lejes dhe me legjislacionin në fuqi, duke e dokumentuar në formularët përkatës;
  7. Udhëzon në përgatitjen e informacioneve të detajuara teknike në lidhje me kontrollin e zbatimit të lejeve të punimeve, si dhe identifikon problematika të rezultuara gjatë kontrolleve dhe harton brenda afateve të përcaktuara, njoftimet zyrtare, për subjektet ndërtuese në rastet kur realizimi i punimeve, nuk rezulton në përputhje me kushtet e lejes së dhënë;
  8. Mbikqyr dhe koordinon kontrollin e afateve të përfundimit të punimeve për subjektet që janë në përfundim të afatit të lejes së punimeve dhe kryen kontrollin përfundimtar të objektit, në bazë të kërkesave të subjekteve ndërtuese, për pajisjen me leje përdorimi të subjektit që konfirmon përfundimin e punimeve, në përputhje me kushtet e lejes;
  9. Mbikqyr dhe koordinon paraqitjen në afat të dosjes së kolaudimit të punimeve, në përfundim të periudhës së përgatitjes së dokumentacionit të objektit.
  10. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhezime përkatese

39.2 Sektori i Hartimit të Projekteve

  1. Është strukturë përgjegjëse për organizmin dhe monitorimin e procesit të  hartimit te projekteve dhe planeve vendore si dhe bashkëpunon me Institucione të tjera për hartimin apo mbeshtetjen gjatë hartimeve të planeve të përgjithshme.
  2. Është strukturë përgjegjëse për mirëadministrimin e çështjeve që lidhen me kontrollin e realizimit te projekteve të shërbimeve publike, infrastrukturës rrugore, arsimit, strehimit dhe shërbimit social me cilësi dhe në përputhje me dokumentat strategjike të Bashkisë Lezhë, duke siguruar zgjidhje afatgjatë, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.

Detyrat kryesore të këtij sektori janë:

  1. Hartimi i projekteve të ndryshme infrastrukturore, urbanistike për Bashkinë Lezhë
  2. Mbikqyr dhe koordinon planifikimin e kontrollin e detyrave të të gjitha projekteve, si dhe bën ndjekjen e procedurave për miratimin e tyre;
  3. Mbikqyr dhe koordinon procesin e përgatitjes së dosjeve të detyrave të projektimit, projekt-ideve/projekt-zbatimit së bashku me relacionet përkatëse në mbledhjet perkatese, si dhe merr masa që konkluzionet e dala nga mbledhja të plotësohen dhe kompletohen në projektin e zbatimit, e pas miratimit të tyre, mbikëqyr dhe koordinon procesin e përgatitjes së dokumentacionit tekniko-ligjor për fillimin e procedurave të prokurimit;
  4. Mbikqyr dhe koordinon procesin për kontrollin,vlerësimin dhe miratimin e të gjitha detyrave të projektimit, projekteve dhe preventivave të infrastrukturës të përgatitura nga drejtoritë e bashkisë, operatorë të kontraktuar, apo/dhe institucione të ndryshme, në përputhje me manualet teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave teknike të tyre, sipas legjislacionit në fuqi, për projektet e implementuara në Bashkinë e Lezhës, pavarësisht nga burimi i financimit;
  5. Merr pjesë në diskutimet dhe grupet e punës për hartimin e strategjive për zhvillimin e shërbimeve në fushën e infrastrukturës;
  6. Mbikqyr dhe koordinon procesin e kontrollit të preventivave të projekteve të zbatimit dhe propozon për detyrën e projektimit sipas problematikës rast pas rasti;
  7. Harton një bazë të dhënash statistikore bazuar nё projektet e zbatimit.
  8. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatëse

 

1. Sektori i dhenies dhe monitorimit te lejeve zhvillimore – Shkarko pdf

2. Sektori i Hartimit dhe Monitorimit te ProjekteveSektori i dhenies dhe monitorimit te lejeve zhvillimore – Shkarko pdf

Copyright © 2024 — All rights reserved.