Sistemi i Integruar i Zyrës me Një Ndalesë (SiZ1N)

Me hyrjen në fuqi të reformës së re Administrativo-Territoriale, Ligji Nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, Bashkia Lezhë ka në juridiksionin e saj 10 njësi administrative (Lezhë, Shëngjin, Zejmen, Shënkoll, Balldren, Kallmet, Blinisht, Dajç, Ungrej, Kolsh). Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në nivel vendor, ka qenë një nga tre objektivat strategjike të reformës administrative -territoriale.
Si rrjedhojë, Bashkia Lezhë ka ndërmarrë disa veprime konkrete për të garanuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të shpejta për qytetarët që janë pjesë e njësive administrative të saj. Në funksion të ofrimit të shërbimeve administrative për qytetarët dhe bizneset, Bashkia Lezhë ka vënë në funksion sistemin e zyrave të integruara me një ndalesë i cili është i shtrirë aktualisht në Bashkinë Lezhë dhe katër njësi administrative ku dhe ofrohen shërbime administrative, përkatësisht në njësitë: Shënkoll, Shëngjin, Balldre dhe Kallmet. Të gjithë banorët e këtyre njësive administrative mund të aplikojnë dhe të marrin shërbime pranë njësive administrative më të afërta duke u paraqitur në një zyrë të vetme.
Në funksion të mirëfunksionimit dhe konsolidimit të Sistemit të Integruar të Zyrave me 1 Ndalesë (SiZ1N) , Bashkia Lezhë kërkon mundësinë e zgjerimit të sistemit në pesë njësi administrative të tjera, duke garantuar ofrimin e shërbimeve publike në të gjitha njësitë administrative në mënyrë të shpejtë, efikase, transparente dhe me cilësi të lartë nëpërmjet një sistemi të integruar.
Sistemi informatik propozon marrjen e kërkesës së qytetarit në sportel në Njësinë Administrative, përcjelljen e saj në zyrën përgjegjëse, trajtimin e kërkesës, përgatitjen e përgjigjes, dhe dhënien e përgjigjes në Njësinë Administrative.
Bashkia Lezhë është gjithashtu në kërkim të mjeteve inovatore për ofrimin e shërbimeve për qytetarët, sic është aplikimi on-line për shërbime administrative

- Sherbimet që ofrohen nëpërmjet SiZ1N janë:

Sektori i Transportit

1. Liçencë për kryerjen e shërbimeve të rregullta qytetës të transportit rrugor të udhëtarëve brenda vendit.
2. Çertifikatë për kryerjen e shërbimeve të rregullta qytetës të transportit rrugor të udhëtarëve brenda vendit.
3. Liçencë për kryerjen e shërbimeve të rregullta rrethqytetës të transportit rrugor të udhëtarëve brenda vendit.
4. Çertifikatë për kryerjen e shërbimeve të rregullta rrethqytetës të transportit rrugor të udhëtarëve brenda vendit.
5. Liçencë për transport mallrash për të tretë dhe me qera brenda vendit.
6. Çertifikatë për transport mallrash për të tretë dhe me qera brenda vendit.
7. Liçencë për kryerjen e shërbimeve të rregullta të specializuara, të transportit të udhëtarëve brenda vendit.
8. Çertifikatë për kryerjen e shërbimeve të rregullta të specializuara, të transportit të udhëtarëve brenda vendit.
9. Liçencë për kryerjen e shërbimeve vajtje-ardhje, të transportit të udhëtarëve brenda vendit.
10. Çertifikatë për kryerjen e shërbimeve vajtje-ardhje, të transportit të udhëtarëve brenda vendit.
11. Çertifikatë e lëshuar për operacione të transportit të udhëtarëve për llogari të vet brenda vendit.
12. Liçensë për transport udhëtarësh me taksi.
13. Çertifikatë për transport mallrash brenda vendit për llogari të vet.
14. Liçencë për agjenci transport udhëtaresh dhe shërbimi taksi brenda vendit.
15. Liçence per agjenci transporti ndërkombëtar udhëtarësh.
16. Autorizim qarkullimi.
17. Liçensë për stacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, dhe vajrave lubrifikantë.

Sektori i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit

1. Kërkesë për pranim të personave me aftësi ndryshe në institucionet rezidenciale
2. Kërkesë për pranim të personave të moshuar në institucionet rezidenciale
3. Kërkesë për pranim të fëmijëve në institucionet rezidenciale të përkujdesit shoqëror
4. Kërkesë për dhënie mendimi për kujdestari ligjore
5. Kërkesë për strehim

Sektori i Urbanistikës

1. Kërkese për vend parkim të rezervuar
2. Leje për vendosje reklamash
3. Leje për shrytëzim të hapësirës publike
4. Kërkesë për t’u pajisur me leje për shitës ambulant
5. Kërkesë për vendosje lojrash në hapësirë publike
6. Kërkesë për kryerje punimesh

Sektori i Ndihmës Ekonomike

1. Vërtetim që trajtohet me ndihmë ekonomike
2. Vërtetim që trajtohet me pagesë për aftësi ndryshe
3. Vërtetim për trajtimin me pagesën e shtesës së invaliditetit
4. Vërtetim që trajtohet me pagesë verbërie
5. Vërtetim që trajtohet me pagesë për paraplegjikë dhe tetraplegjikë
6. Vërtetim kujdestarie

Sektori Juridik

1. Vërtetim të ardhurash ekonomike për bursë jashtë shteti
2. Kërkesë për përfundim të proçedurës së privatizimit të banesës.

Sektori i Mjedisit dhe Pyjeve

1. Kërkesë për marrje/ose dhënie në përdorim të një sipërfaqe të caktuar pyjore/dhe kullosore për një aktivitet të caktuar ekonomik.
2. Kërkesë për marrjen me qira të kullotave e livadheve publike për kullotje e kositje bari.
3. Kërkesë për dhënie mendimi për ushtrim aktiviteti për pajisje me leje mjedisore të tipit C.
4. Kërkesë për leje për qëllime argëtimi/kampingu/veprimtari turistike.
5. Leje për veprimtari muzikore gjatë orëve të natës.

Sektori i Bujqësisë

1. Vërtetim që banori është pajisur me tokë bujqësore sipas ligjit Ligj Nr. 7501
2. Vërtetim për ushtrim aktiviteti bujqësor dhe blegtoral
3. Shkresë përcjellese për regjistrimin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi

Sektori i të Ardhurave

1. Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve vendore
2. Kërkesë për reduktim të taksës familjare
3. Kërkesë për regjistrim të subjekteve në zyrën e tarifave vendore

Sektori i Burimeve Njerëzore

1. Aplikim për punë

Sektori i Emergjencave Civile

1. Kërkesë për perfitim ndihme financiare në rast djegie banese.
2. Kërkese për përfitim ndihme ekonomike në rast fatkeqësish natyrore.
3. Kërkese për kryerjen e aktekspertizes për zjarret e rëna.
4. Kërkesë për vërtetim për rënie zjarri.
5. Kërkesë për certifikatë (akt teknik) për rënien kundrra zjarrit.
6. Kërkesë për certifikatë të mbrojtjes nga zjarri të objektit para se bashkia të marrë në përdorim objektin.

Sektori i Arsimit

1. Kërkesë për burse studimi
2. Kërkesë për vërtetim regjistrimi në çerdhe/kopësht

Sektori i Protokoll-Arkivit

1. Kërkesë për fotokopje dokumenti arshivor njëhsuar me origjinalin

Sektori i Turizmit

1. Leje për shfrytëzim hapësire publike-Stacione Plazhi

Sektori i Gjendjes Civile

1. Vërtetim saktësim adrese banimi
2. Vërtetim identiteti
3. Vërtetim për takim me të burgosur
4. Vërtetim për zhvillim ceremonie varrimi
5. Vërtetim për korrigjim emri/mbiemri

Shërbime të Përgjithshme

1. Ankesë
2. Kërkesë për informacion
3. Kërkesë e përgjithshme

Sektori i Aseteve

1. Konfirmim Kufizim Prone Private me Pronë Shtetërore
2. Kërkesë për trajtim prone mbi objektet e ndërtuara deri më 10.08.1991
3. Vërtetim i prishjes së objektit të vjetër

Sektori i Financës

1. Kërkesë për shpërblim lindjeje
2. Vërtetim page

Copyright © 2024 — All rights reserved.