Policia Bashkiake

  1. Policia Bashkiake ka për mision, të kryejë funksione në shërbim të rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes se punëve publike brenda territorit të bashkisë, në përputhje me dispozitat e ligjit dhe që nuk janë në kompetencë të autoriteteve të tjera shtetërore.

Detyrat kryesore të Policisë Bashkiake janë:

  1. Siguron zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë dhe të këshillit që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike;
  2. Merr masa për ruajtjen e pasurive të bashkisë, si dhe atyre që administrohen prej saj;
  3. Zbaton urdhërat të nxjerra nga eprori lidhur me personat juridikë ose fizikë, që nuk plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e fiskale ndaj bashkisë, si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre;
  4. Mbikqyr dhe verifikon nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë kërkesat e akteve të nxjerra nga Bashkia Lezhë;
  5. Konstaton dhe parandalon ndotjet e mjedisit, hedhjet e mbeturinave të ndryshme, si dhe ve ne dijeni kryetarin e bashkisë për shfaqjet e parazitëve të dëmshëm e të rrezikshëm si dhe për rastet e shfaqjes së epidemive;
  6. Ndalon, shmang dhe prish ndërtimet e paligjshme, ndalon zënien e paligjshme të trojeve dhe të ndërtesave e objekteve publike të bashkisë si dhe organizon lirimin e tyre;
  7. Kujdeset për qetësinë publike, duke mënjanuar zhurmat e shkaktuara nga grumbullimet e njerëzve, altoparlantët e radiove e magnetofonave, rënien pa vend të borive të automjeteve në rrugë, banesa, plazhe e mjedise të tjera publike, që sjellin shqetësime për të tjerët;
  8. Ka për detyrë të ndalojë e shmangë ndërtimet e paligjshme, të ndalojë zëniet e paligjshme të trojeve dhe tëndërtesave e objekteve publike të bashkisë si dhe të organizojë lirimin e tyre;
  9. Merr masa për ruajtjen e rendit kur ka grumbullime njerëzish, si në tregje, panaire, ceremoni publike, artistike, fetare e sportive, në kinema, teatro e salla sportive, objekte të kultit dhe në mjedise të tjera publike;
  10. Kujdeset për respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregtare, bufeve, restoranteve, bilardove, lojërave të fatit e të objekteve të tjera me veprimtari publike, si dhe për zbatimin nga ana e tyre të rregulloreve apo urdhrave të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë;
  11. Kontrollon marrjen e masave të sigurisë që parandalojnë fatkeqësitë e ndryshme natyrore si dhe të ndihmojë në kapërcimin e tyre duke u dhënë gjithashtu ndihmë të dëmtuarve në raste urgjence;
  12. Merr masa të përkohshme ndaj të sëmurëve psikikë në gjendje të rëndë, që krijojnë shqetësime për rendin publik;
  13. Kujdeset për ruajtjen e afisheve, njoftimeve e shpalljeve publike si dhe heqjen e atyre të paligjshme ose të paautorizuara;
  14. Kontrollon e merr masa për zbatimin e rregulloreve, urdhrave e udhëzimeve të lëshuara nga kryetari i bashkisë për probleme që lidhen me zbatimin e këtij ligji;
  15. Në rastin kur nevojitet zbatimi forcërisht i kompetencave, Kryeinspektori i Policisë Bashkiake njofton me shkrim 5 ditë përpara personin e interesuar;
  16. Kur gjatë kryerjes së shërbimit konstatohen elemente të veprave penale, punonjësit e policisë bashkiake, në përputhje me dispozitat e kodit të procedurës penale, marrin masa për shoqërimin e autorëve në komisariatin e policisë, ruajnë vendin e ngjarjes, fiksojnë dëshmitarët dhe ruajnë provat deri në ardhjen e policisë gjyqësore;
  17. Punonjësit e policisë bashkiake, në zbatim të kompetencave të tyre, kanë të drejtë të thërrasin në mjediset e policisë shtetas të ndryshëm që kanë shkelur dispozitat e këtij ligji. Për shkeljet e vërejtura, punonjësit e policisë bashkiake kanë të drejtë të gjobitin në vend personat përgjegjës në masën qe parashikohet ne ligj;
  18. Mbikqyr dhe verifikon nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë kërkesat e akteve ligjore dhe nënligjore të dala nga Bashkia Lezhë;
  19. Mbështet inspektorët e taksave dhe tarifave të bashkisë në veprimtarinë e tyre, kur gjykohet e nevojshme dhe në përputhje me rregullat e përcaktuara nga këshilli i bashkisë;
  20. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të policisë bashkiake të përcaktura nga urdhëra apo udhëzime përkatëse.

Objektivat e Policise Bashkiake per vitin 2012 – Shkarko pdf

Informacion mbi veprimtarine e Policise Bashkiake per vitin 2011 – Shkarko pdf

Copyright © 2024 — All rights reserved.