Drejtoria e Menaxhimit të Mbetjeve

Drejtor: Kristina SUMAJ

- Misioni i Drejtorisë së Menaxhamit të mbetjeve është si vijon:

1. Zbatimi i politikave kombëtare dhe lokale, planeve të veprimit dhe aktiviteteve, në fushën e menaxhimit të mbetjeve, duke ndikuar direkt në cilësinë e jetës të banorëve të territorit të Bashkisë Lezhë.
2. Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të pastrimit, përdorimi me efiçiencë i burimeve financiare dhe rritja e transparencës.

- Objektivat kryesore të Drejtorisë së Menaxhimit të Mbetjeve janë:

1. Garantimi i realizmit te shërbimeve publike cilësore për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit;
2. Bashkëpunimi më me sektorë të tjerë brenda drejtorisë dhe Institucionit të Bashkisë Lezhë, për të siguruar administrimin e plotë të shërbimit, planifikimin, zbatimin, kontrollin, dhe verifikueshmërinë e shërbimit të pastrimit;
3. Planifikimi i realizimit optimal të shërbimit të pastrimit, duke parashikuar kostot për: zgjerimin e territorit të shërbimit, shtimin e frekuencave të evadimit të mbetjeve, optimizimin e kostos së transportit, përdorimin me efiçiencë të mjeteve etj;
4. Menaxhimi i një shërbimi cilësor për pastrimin e territorit bashkiak sipas legjislacionit dhe dispozitave perkatese;
5. Rritja e eficencës së shërbimit të pastrimit dhe eficences buxhetore;
6. Rritja e efiçencës dhe efektivitetit të shërbimeve publike, nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të teknologjisë, standartizimit te ofrimit të shërbimeve dhe monitorimi sa më eficent, digjital dhe ne kohe reale i tyre;
7. Përdorimi i metodave sa më eficente për largimin publik të mbeturinave urbane, fshirjen/larjen e rrugeve dhe trotuarve, dhe përmirësimin e këtyre shërbimeve.

INFORMACIONI NË PËRDITËSIM

Copyright © 2025 — All rights reserved.