SHPALLJE NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL 1. Shpallje, Përgjegjës Sektori, Sektori i Arsimit Parauniversitar, Rinisë dhe Sporteve,
NJOFTIM – Per thirrjen e mbledhjes se radhes te Keshillit Bashkiak Lezhe, dt. 26.03.2026
NJOFTIM – Per thirrjen e mbledhjes se radhes te Keshillit Bashkiak Lezhe, dt. 26.03.2026 Projekt-Vendimet:
SHPALLJE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE, LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
SHPALLJE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE, LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL Shpallje, Specialist i Ndihmës Ekonomike, në Sektorin e Ndihmës Ekonomike dhe PAK, në Drejtorinë e Shërbimit dhe Kujdesit
Thirrje për mbështetje të projekteve artistike kulturore
BASHKIA LEZHË
DREJTORIA E KULTURËS DHE TRASHËGIMISË KULTURORE
THIRRJE PËR MBËSHTETJE TË PROJEKTEVE ARTISTIKE KULTURORE
Në kuadër të politikave për zhvillimin dhe promovimin e jetës kulturore në qytet, Bashkia Lezhë shpall konkurs të hapur për mbështetjen e projekteve që synojnë zhvillimin e aktiviteteve kulturore-artistike dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit tonë.
Qëllimi i këtij konkursi është të mbështesë iniciativa që kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore të qytetit, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit në aktivitete kulturore dhe artistike.
1. Subjektet që mund të aplikojnë
Në këtë konkurs mund të aplikojnë:
• Organizata jofitimprurëse që veprojnë në fushën e kulturës dhe artit
• Shoqata dhe grupe komunitare
• Artistë dhe krijues individualë
• Institucione arsimore dhe kulturore
2. Fushat prioritare të mbështetjes
Projektet e paraqitura duhet të lidhen me një ose disa nga këto fusha:
• Organizimi i aktiviteteve kulturore dhe artistike (ekspozita, koncerte, festivale, shfaqje teatrore, aktivitete letrare, etj.)
• Projekte që promovojnë traditat, zakonet dhe identitetin kulturor të qytetit
• Aktivitete që synojnë ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale
• Projekte edukative dhe ndërgjegjësuese për të rinjtë në fushën e kulturës dhe artit
3. Kriteret e vlerësimit
Projektet do të vlerësohen mbi bazën e këtyre kritereve:
• Vlera dhe cilësia kulturore-artistike e projektit
• Ndikimi dhe përfshirja e komunitetit
• Qartësia dhe realizueshmëria e planit të aktiviteteve
• Origjinaliteti dhe qëndrueshmëria e projektit
4. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
Aplikantët duhet të dorëzojnë:
• Formularin e aplikimit të plotësuar
• Përshkrimin e detajuar të projektit
• Planin e aktiviteteve dhe afatet e realizimit
• Buxhetin e detajuar të projektit
• CV-në ose profilin e aplikantit/organizatës
5. Afati i aplikimit
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri në datën 30 shtator 2026
Aplikimet mund të dorëzohen:
• pranë Bashkisë Lezhë, ose
• në adresën elektronike: kultura@lezha.gov.al
Bashkia Lezhë fton të gjithë aktorët e fushës së kulturës dhe artit të kontribuojnë me ide dhe projekte që ndihmojnë në ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe jetës artistike të qytetit tonë.
SHPALLJE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE, LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
SHPALLJE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE, LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL 1. Shpallje, Specialist Kontabiliteti, Sektori i Kontabilitetit, Drejtoria e Financës dhe Buxhetit, në Bashkinë Lezhë, 2.
NJOFTIM – Për thirrjen e mbledhjes së radhës të Këshillit Bashkiak Lezhë, dt. 25.02.2026
NJOFTIM – Për thirrjen e mbledhjes së radhës të Këshillit Bashkiak Lezhë, dt. 25.02.2026 Projekt-Vendimet
NJOFTIM PËR ORGANIZIMIN E DËGJESËS PUBLIKE NË LIDHJE ME DHËNIEN E DAKORDËSISË PËR VIJIMIN E PROCEDURAVE PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË SIPËRFAQES PYJORE NË PRONËSI PRIVATE, PËR NDËRTIM OBJEKTIME FUNKSION BANIMI DHE SHËRBIME ME 1-6 KATE MBI TOKË DHE 1-3 KATE NËN TOKË NGA SHOQËRIA “DUKAGJINI GROUP” SHPK
NJOFTIM PËR ORGANIZIMIN E DËGJESËS PUBLIKE NË LIDHJE ME DHËNIEN E DAKORDËSISË PËR VIJIMIN E PROCEDURAVE PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË SIPËRFAQES PYJORE NË PRONËSI PRIVATE, PËR NDËRTIM OBJEKTI
Njoftim për organizimin e dëgjesës publike për dhënien e dakortësisë për vijimin e procedurave për heqjen nga fondi pyjor kombëtar të sipërfaqes pyjore në pronësi private, për ndërtim objekti me funksion banimi dhe shërbime me 1-6 kate mbi tokë dhe 1-3 kate nën tokë nga shoqëria “Dukagjini Group” Sh.p.k.
Njoftim për organizimin e dëgjesës publike për dhënien e dakortësisë për vijimin e procedurave për heqjen nga fondi pyjor kombëtar të sipërfaqes pyjore në pronësi private, për ndërtim objekti me funks
NJOFTIM – Për thirrjen e mbledhjes jashtë radhe të Këshillit Bashkiak Lezhë
NJOFTIM – Për thirrjen e mbledhjes jashtë radhe të Këshillit Bashkiak Lezhë
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË BURGJEVE
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË BURGJEVE 1. Shpallje për vende të lira pune, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.






