Njoftim për organizimin e dëgjeses publike
Mbështetur në ligjin nr. 139/2015 Për vetëqeverisjen Vendore” në Rregulloren e Funksionimit të Këshillit të Bashkisë Lezhë, e miratuar me VKB nr. 54, datë 28.04.2020, i ndryshuar si dhe në Rregulloren
SHPALLJE NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
SHPALLJE NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL 1. Shpallje, Drejtor, Drejtoria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve,
SHPALLJE NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË
SHPALLJE NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË 1. Shpallje, Përgjegjës Sektori, Sektori i Verifikimit dhe Kontrollit në Teren të Tatimpaguesve, Drejtoria e Taksave dhe Ta
Debat “Ekonomia qarkulluese per qytetet e jetueshme”
Forumi Rinor "Ekonomia Qarkulluese per Qytetet e Jetueshme"
Sot, në Lezhë, zhvilluam një forum rinor dedikuar Ekonomisë Qarkulluese dhe Qyteteve të Jetueshme, ku morën pjesë rinia nga shkollat tona. Aktiviteti u organizua nga GIZ Albania në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe kishte si qëllim të promovonte ide dhe zgjidhje për zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve.
Në këtë forum patëm kënaqësinë të kishim prezent Iven Schad, Drejtues i Bashkëpunimit për Zhvillim nga Ambasada Gjermane, Znj. Tina Koenig, Menaxhere e Projektit për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytetet e Jetueshme, Znj. Erjola Duçkollari nga MTM, si dhe Znj. Greta Malaj nga AKEM.
Fokusi i takimit ishte në identifikimin e praktikave më të mira dhe inisiativave që ndihmojnë në krijimin e mjediseve urbane të jetueshme. Ky aktivitet ishte pjesë e Kalendarit të aktiviteteve për Javën Kulturore Gjermane, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e qëndrueshëm.
SHPALLJA E DREJTORIT TË KOPËSHTIT HIRUSHJA, LEZHË
SHPALLJA E DREJTORIT TË KOPËSHTIT HIRUSHJA, LEZHË Shpallja e Drejtorit të Kopështit, Hirushja, Lezhë,
Borxhi Zero!
Borxhi Zero!
Kryetari i Bashkisë Lezhë ka zhvilluar aktivitetin “Borxhi Zero”, një moment i rëndësishëm për qytetin tonë. Ai njoftoi se bashkia ka likuiduar të gjitha borxhet e akumuluara ndër vite, duke hapur kështu një kapitull të ri për menaxhimin financiar të bashkisë. Kjo arritje jo vetëm që e forcon stabilitetin ekonomik, por gjithashtu krijon mundësi për investime dhe projekte të reja që do të përmirësojnë jetesën e qytetarëve.
Gjatë aktivitetit, kryetari ndau vizionin e tij për të ardhmen e Lezhës, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe angazhimit për zhvillimin e qëndrueshëm. Projekti për rinovimin e infrastrukturës, mbështetje për bizneset lokale dhe krijimi i hapësirave publike do të jenë në qendër të prioritetet tona. Bashkë, mund të ndërtojmë një qytet më të fortë dhe të qëndrueshëm!
DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DHUNËS
DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DHUNËS
Ambasadori i OSBE, z. Michel Tarran, vizite zyrtare ne Bashkine Lezhe
Ambasadori i OSBE, z. Michel Tarran, vizitë zyrtare në Bashkinë Lezhë
Ambasadori Tarran vizitoi Lezhën për një takim zyrtar me Kryetarin e Bashkisë, z. Pjerin Ndreu. Qendra e bisedimeve ishte bashkëpunimi për veprimtaritë në terren lidhur me rrezikun dhe keqpërdorimin e armëve të vogla e të lehta, si dhe planet e ardhshme për të angazhuar bashkitë, Këshillat Vendorë për Sigurinë Publike, shoqërinë civile dhe të rinjtë.
Kjo vizitë është pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së, i cili synon të ofrojë asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë në uljen e rrezikut nga përhapja dhe keqpërdorimi i armëve. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Franca, duke theksuar angazhimin e tyre për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve lokale dhe partnerëve ndërkombëtarë është thelbësor për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë qytetarët.