LEZHA PËRKUJTON 82-VJETORIN E ÇLIRIMIT, NDEROHEN DËSHMORËT E ATDHEUT.
Lezha ka përkujtuar 82-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë, në një ceremoni homazhesh në nderim të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit.Përkujtimi u mbajt më 20 nëntor 2026 me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Lezhë dhe aktivitete festive e kulturore, ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, përfshirë kryetarin e Bashkisë Lezhë Z.Pjerin Ndreu, prefektin e qarkut Z.Taulant Malshi, qytetarë dhe nxënës.

“Sot kujtojmë me respekt dhe mirënjohje një nga datat e rëndësishme të historisë së qytetit tonë, 20 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Lezhës.Kjo ditë na kthen pas në histori, për të nderuar sakrificën, guximin dhe përkushtimin e të gjithë atyre që luftuan për lirinë, duke mos kursyer as jetën e tyre për një të ardhme më të mirë.
Mirënjohje e përjetshme për dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuan në çlirimin e Lezhës. Sakrifica e tyre mbetet pjesë e kujtesës dhe identitetit tonë, ndërsa detyrimi ynë është ta ruajmë këtë histori dhe ta përcjellim brez pas brezi.
Lavdi dëshmorëve!
Gëzuar Ditën e Çlirimit, Lezhë!”– Kryetari i Bashkisë,Z.Pjerin Ndreu
82-vjetori i Çlirimit mbetet një moment reflektimi mbi sakrificën e brezave që luftuan për lirinë, si dhe një thirrje për të ruajtur kujtesën historike dhe për t’ua përcjellë atë brezave të rinj.








