Parku Turistik ” Gjergj Kastrioti”
Parku Turistik ” Gjergj Kastrioti”
Sheshi” Gjergj Kastrioti” , Lezhë
Klienti
Bashkia Lezhë
Data
2022
Arkitekt
Drejtoria e Projekteve Strategjike; Ark. Eli Gjoka
Siperfaqja
3400 m2
Lloji
Park Turistik
Status
Projekt Ide
Bashkia Lezhë I ka dhënë prioritet gjithmonë turizmit shkak I larshmërisë gjeografike dhe historike të Lezhës. Turizmi bregdetar ka pasur një rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit pasojë e investimeve të shumta dhe bizneseve bregdetar. Drejtoria e Projekteve Strategjike propozon krijimin e një parku turistik përballë memorialit të heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriot Skenderbeu” për të ofruar një hapësirë argëtuese dhe shërbime të ndryshme turistike.
Parku turistik do jetë një vend ndërlidhës për memorialin dhe shëtitoren e Drinit, si një hapësirë bashkëvepruese të qytetarëve dhe turistave të huaj.
Salle Konferencash Rinore – QKF
Salle Konferencash Rinore – QKF
Qendra Kulturore e Femijeve , Lezhë
Zhvilluesi
Bashkia Lezhë
Data
2022
Arkitekt
Drejtoria e Projekteve Strategjike; Ark. Eli Gjoka
Siperfaqja
66.5 m2
Lloji
Salle Konferencash Rinore
Status
Projekt Ide
Rinia lezhjane është një rini që aktivizohet dhe ka mendime të qarta për të kontribuar në qytetin e tyre. Qendra Kulturore e Fëmijëve është një vend I sigurt dhe I hapur ndaj të gjithë të rinjve për të marre pjesë në aktivitete të ndryshme. Drejtoria e Projekteve Strategjike propozon të ndërtohet një nga sallat e QKF në një sallë konferencash për të rinjte dhe grupet rinore.
Tregu Lezhe
Tregu Bujqesor, Lezhë
Lezhë, Lezhë
Klienti
Bashkia Lezhë
Data
2022
Arkitekt
Drejtoria e Projekteve Strategjike; Ark. Eli Gjoka
Siperfaqja
400 m2
Lloji
Treg bujqësor për fermerë ambulantë
Status
Projekt Ide
Bashkia Lezhë në ndihmë të shitëseve ambulantë, ka në përparësi krijimin e një tregu bujqësor. Lezha është një vend pjellor dhe bujqësia ka qënë një prioritet I fermerëve lezhjanë. Drejtoria e projekteve strategjike propozon krijim e një tregu bujqësor ekologjik. Tregu me hapësire rreth 400 m2 ofron mundësi për shhitësit ambulantë të ofrojnë shërbimet e tyre në një vend më komod dhe krijimin e një pikë takimi të qytetarëve dhe bujqëve me një larmshmëri produktesh.
Tregu do përdorë dritën natyrale pjesën më të madhe të ditës dhe panelet diellore të montuar në cati do ndihmojnë në kursimin e energjisë elektrike. 37 tezga alumini do vendosen dhe krijimi I disa zyrave dhe magazinave për konservimin e ushqimeve. Drejtoria e Projekteve Strategjike synon që me këtë projekt të arrihet që shitësit ambulantë të kenë kushtet për të ofruar produktet e tyre në një mënyrë efikase dhe krijimin e një vendi me aksesibilitet nga qytetarët dhe bujqit.
InfoPoint
Zyre Informacioni -Infopoint, Shengjin
Shëngjin, Lezhë
Klienti
Bashkia Lezhë
Data
2022
Arkitekt
Drejtoria e Projekteve Strategjike; Ark. Eli Gjoka
Siperfaqja
26 m2
Lloji
Zyrë informacioni për turistët “Infopoint”
Status
Në progres
Drejtoria e Projekteve Strategjike propozon qe ndërtimi i një zyre informative për turistat sic do jetë infopoint eshte një domosdoshmëri në zhvillimin e turizmit bregdetar por jo vetem. Ky projekt synon gjithashtu që me Infopoint në Shengjin të tërheqë më shumë turista me aktivitetet e ndryshme që i konvenon Lezhës si qytet historik. Bashkia Lezhë ka vënë gjithmonë si prioritet zhvillimin turistik dhe parashikon që me këtë implementim turizmi të zhvillohet në të ardhmen.
Karakteristikat Arkitekturore të ndërtesës bazohen në kushtet klimatike duke mos prishur pamjen e bregdetit por edhe duke minimizuar rrezet e diellit brenda ambientit të zyres. Pozicioni i zyrës është përcaktuar sipas zonës që të gjithë turistat të kanë munësi qasje të informacionit. Aktualisht zyra është projektuar në bazë të matjeve përkatëse dhe analizave topografike dhe klimatike.