Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore

Drejtor: Jona DIVIDI

Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore

1. Është strukturë përgjegjëse për hartimin e projekteve me qëllim promovimin e qytetit dhe administrimin e jetës kulturore dhe artistike të qytetit në përputhje me politikat për kulturën në Bashkinë Lezhë si dhe në përputhje me strategjinë e përgjithshme të bashkisë.
2. Është strukturë përgjegjëse që administron, ndjek dhe koordionon të gjitha aktivitetet kulturore që zhvillohen në Bashkinë Lezhë.

Detyrat kryesore të kësaj drejtorie janë:

1. Koordionon punën me njesit administrative për krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e kulturës dhe kërkon marrjen e masave për zgjidhjen e problemeve që shfaqen;
2. Harton materiale promovuese për sektorin e kulturës në Bashkinë Lezhë;
3. Merr pjesë në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare për promovimin e kulturës;
4. Mbikëqyr organizimin dhe realizimin kulturor të gjithë ceremonialeve zyrtare;
5. Inicion dhe merr pjesë në studime dhe analiza për zhvillimin e kulturës në qytet;
6. Koordinon punën me sektorë të tjerë për realizimin e projekteve të përbashkëta të fushës kulturore dhe artistike;
7. Krijon kontakte dhe mban lidhje me krijues dhe interpretues të fushave të ndryshme, si të arteve muzikore, figurative, teatrore, krijmtarisë poetike, të trashigimisë, të turizmit, kulturore, të instrumentistëve, të folklorit, të kostumografisë etj dhe organizon herë pas herë takime promovuesë me ta;
8. Asiston në ideimin dhe përpilimin e projekteve që merr përsipër të zbatojë drejtoria dhe që lidhen me marketingun e kulturës dhe artit;
9. Merr pjese në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare për promovimin e artit dhe kulturës;
10. Asiston në realizimin e publikimeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e kulturës;
11. Mban lidhje me organizatat rinore (parlamentin rinor dhe qeveritë e shkollave) lokale dhe kombëtare, të cilat trajtojnë problemet e të rinjve për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, kulturore dhe artistike;
12. Evidenton pasuritë artistike, folklorike, etno kulturore të trashigimisë, e sidomos arketipet në zhdukje si lahuta, fylli,çiftelia, llojet e zanamareve dhe të turizmit kulturore të Lezhës;
13. Evidenton data historike, festat, kostumografia, etnografia dhe zejtarinë, figurat e shquara artistike dhe kulturore dhe organizon veprimtarine për promovin e tyre;
14. Merr masa për ruajtjen e fototekës, vidiotekës,bibliotekës dhe arkivës së institucionit;
15. Evidenton pasuritë kulturore të qytetit, si ato arkeologjike, etnografike, figurat historike të qytetit etj., dhe organizon veprimtari për promovim vlerash;
16. Mban lidhje me krijues të fushave të ndryshme, si të arteve figurative, krijimtarisë poetike , të trashëgimisë kulturore të qytetit, të instrumentistëve etj., dhe organizon hërë pas hërë takime promovuese me ta;
17. Vendos kontakte me aktorë private të interesuar për zhvillimin e produkteve të artit dhe kulturës;
18. Nëpërmjet Pallatit të Kulturës organizojnë shfaqje dhe koncerte;
19. Krijon marrëdhënie shkëmbimi dhe huazimi me bibliotekat homologe në përputhje me rregullat e bashkëpunimit bibliotekare ndërkombëtare;
20. Është përgjegjëse për promovimin e monumenteve historike dhe kulturore;
21. Është përgjegjëse për muzeun e qytetit dhe monumentet e tjera kulturore;
22. Harton politika për evedentimin, mbrojtjen dhe rehabilitimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe simboleve të qytetit;
23. Harton projekte dhe plane strategjike për mirëmbajtjen e monumenteve kulturore dhe promovimin e tyre;
24. Në bashkëpunim me institucionet dhe Drejtorinë e Financës dhe Buxhetit harton e miraton në Këshillin e Bashkisë buxhetin e vitit për kulturën dhe ndjek zbatimin e tij në proces;
25. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatëse.

- Pallati i Kulturës

1. Pallati i Kuluturës është strukturë në varesi të Drejtorisë së Turizmit dhe Kulturës dhe është përgjegjëse për administrimin, ndjekjen dhe koordinimin e të gjitha aktivitete kulturore që zhvillohen në Pallatin e Kulturës.
2. Pallati i kulturës bashkëpunon me institucionet kulturore-artistike, shoqatat artistike dhe kulturore dhe individë te fushës brenda dhe jashtë Shqipërisë.
3. Pallati i Kulturës pas marrjes së miratimit nga Drejtoria e Turizmit dhe Kulturës organizon dhe zhvillon festivale, koncerte dhe evente me tematikë kulturore, evente të arteve pamore të teatrit dhe trashëgimisë artistike dhe kulturore, të turizmit kulturor dhe të talenteve të rinj, duke bashkëpunuar me Qëndren Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, insitucionet artistike dhe kulturore brenda dhe jashtë Shqipërisë, OJF, organizata rinore dhe kumunitetin.

Detyrat kryesore të Pallatit të Kulturës janë:

1. Në bashkëpunim me specialistët, bordin, Drejtorin e Turizmit dhe Kultures, hartojnë dhe dërgojnë për miratim buxhetin e vitit për kulturën dhe ndjekin zbatimin e tij në proces;
2. Ndjek organizimin e veprimtarive artistike dhe kulturore sipas kalendarit të programuar dhe miratuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Kulturës për vitin;
3. Mban lidhje përmes rrjetëzimit me Pallatet e Kulturës, qendrat kulturore brenda dhe jashte vendit, Qëndrën Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, me organizata rinore, organizata jofitimprurëse dhe grupet e interesit për organizimin e aktiviteteve të përbashketa, kulturore dhe artistike;
4. Në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Kulturës dhe Drejtorin e Drejtorisë harton Kalendarin e Veprimtarive Vjetore të kulturës për Bashkinë Lezhë;
5. Është përgjegjëse për evidentimin e pasurive artistike, folklorike , etno-kulturore të trashëgimisë, e sidomos arketipet në zhdukje si lahuta, fyelli, çiftelia, llojet e tjera të zanamareve;
6. Merr masa për ruajtjen dhe punën e formacioneve muzikore dhe koreografike, folklorike, popullore, klasike, teatrin dhe galerise së arteve si dhe punon përmes risive për zhvillimin e tyre;
7. Merr masa qe të gjitha ambientet e Pallatit të kultures të jenë në dispozicion dhe në shërbim të artit dhe kulturës;
8. Merr masa që të gjitha të ardhurat financiare të mbledhura nga shitja e biletave apo nga dhënia në shërbim te të tretëve , të kalohen tek financa e Bashkisë Lezhë;
9. Bashkëpunon me DAR, Zyrën Arsimore me drejtoritë e shkollave të ciklit të ulet dhe të mesëm të Rrethit të Lezhës në mënyrë të veçantë në punën me talentët e rinj;
10. Ndërton strategji, projekte dhe objektiva për ruajtje, zhvillimin, kultivimin dhe promovimin e arritjeve te artit, kulturës dhe trashëgimisë si në muzikë, teatër dhe koreografi;
11. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatëse.

- Biblioteka

1. Bibloteka është strukturë në Varësi të Drejtorisë së Turizmit dhe Kulturës dhe është përgjegjëse për promovimin dhe nxitjen e leximit si instrument edukimi me qëllim rritjen e aksesit dhe cilësinë e shërbimit pranë Bibliotekës së Lezhës.
2. Është strukturë përgjegjëse për ruajtjen, mirëadministrimin dhe pasurimin e fondit të Bibliotekës së Lezhës.

Detyrat kryesore të kësaj njësie organizative janë:

1. Është përgjegjëse për ruajtjen dhe administrimin e fondit të bibliotekës;
2. Është përgjegjëse për promovimin e lëximit si instrument edukimi dhe nxitjen e lexuesve të rinj;
3. Kujdeset për pasurimin e fondit të bibliotekës me libra të rinj, vëllime të reja dhe veçanërisht kujdeset që botimet e autorëve lezhjanë të promovohen te lexuesit;
4. Kujdeset për krijimin e një mjedisi të sigurtë dhe mikpritës që ofron hapësira të mjaftueshme dhe frymëzuese për nxitjen e të mësuarit, kërkimit dhe krijimtarisë;
5. Ka për detyrë të nxisë njohjen dhe përdorimin e koleksioneve të librave;
6. Ka për detyrë të nxisë angazhimin e të gjithë anëtarëve të komunitetit;
7. Ka për detyrë të sigurojë hapësira krijuese për poetët dhe shkrimtarët e rinj;
8. Biblioteka respekton vlerat e lirisë akademike dhe të drejtat e pronësisë intelektuale;
9. Biblioteka siguron qasje në koleksione cilësore, në formate të ndryshëm për mbështetjen e hulumtimit dhe mësimdhënies;
10. Biblioteka angazhohet në planifikimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm për përmbushjen e misionit në mënyrë efektive;
11. Organizon takime midis lexuesve dhe autorëve të ndryshem të Lezhës dhe me gjerë;
12. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të njësisë organizative të përcaktuara nga urdhëra apo udhëzime përkatëse.

- Muzeu, Memoriali dhe Monumentet e Kulturës

1. Muzeu, memoriali dhe monumentet e kulturës, është strukturë në varësi të Drejtorisë së Turizmit dhe Kulturës dhe është strukturë përgjegjëse për administrimin, promovimin dhe monitorimin e muzeut, memorialit dhe monumenteve e kulturës në Bashkinë Lezhë.
2. Kjo njësi organizative është strukturë përgjegjëse që ndërton objektiva dhe strategji për ruajtjen, evidentimin, zbulimin dhe promovimin e monumenteve të kulturës, vendeve historike, sendeve dhe instrumentave muzikor me rëndësi kulturore dhe historike.

Detyrat kryesore të kësaj njësie organizative janë:

1. Të nxisë veprimet e duhura për mbrojtjen, restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe historike;
2. Punon për organizimin e aktiviteteve promovuese për monumentet e trashëgimisë kulturore, në bashkëpunim me institucione e organizma të specializuara;
3. Koordinon organizime dhe aktivitete promovuese për monumentet kulturore, në bashkëpunim me institucionet dhe organizma të specializuara të cilat ndërveprojnë në Lezhë;
4. Është strukturë përgjegjëse për ruajtjen, administrimin dhe promovimin e administrimin e Memorialit të Vendvarrimit të Skënderbeut;
5. Është strukturë përgjegjëse për administrimin e muzeut etnografik të qytetit të Lezhës;
6. Merr masa dhe kujdeset për pasurimin e fondit muzeal;
7. Është strukturë përgjegjëse për evidentimin e monumenteve kulturore dhe historike të qytetit dhe promovimin e tyre;
8. Ka për detyrë përgatitjen e materialeve informuese për trashëgiminë kulturore dhe historike të Lezhës (Monumentet kulturore/historike, muzeun etnografik etj);
9. Merr të gjitha masat në bashkëpunim me institucionet qëndrore për mbrojtjen e monumenteve të kultures;
10. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të njësisë organizative të përcaktura nga urdhëra apo udhëzime përkatëse.

- Dokumenta

DokumentiLink
Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore Shkarko
Kultura Shkarko
Copyright © 2025 — All rights reserved.