Drejtoria e Turizmit

Drejtor: Renaldo XHANEJ

1. Drejtoria e Turizmit dhe Kulturës është strukturë përgjegjëse për mirëadministrimin e çështjeve që lidhen me hartimin e programeve dhe zhvillimin e politikave vendore për projekte konkrete në fushen e turizmit dhe kultures në Bashkinë Lezhë, duke nxitur shtimin e zgjerimin e shërbimeve, si dhe promovimin e Lezhës në tregun ndërkombëtar turistik dhe kulturore, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
2. Ështe përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse ku vepron, si dhe për programet,veprimtaritë dhe proceset, të cilat duhet të menaxhohen në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës.
3. Drejtoria e Turizmit dhe Kultures eshte përgjegjëse për administrimin dhe rivitalizimin e pasurive kulturore dhe artistike për të gjitha grup- moshat me qëllim shndërrimin e qytetit në nje qendër kulturore dhe artistike me standarte europiane, përmirësimin e cilësisë së jetës artistike për të gjithë qytetarët, krijimin e mundësive çdo artisti të ri që të rritet profesionalisht, dhe vlerësimin e kontributit të çmuar të artistëve të njohur brenda dhe jashtë vendit.
4. Drejtoria e Turizmit dhe Kulturës ështe përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse në të gjithë territorin e Bashkisë Lezhë, si dhe për sektoret në varësi, programet dhe proceset që menaxhohen prej saj, në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe transparencës.

- Detyrat kryesore të Drejtorisë së Turizmit janë:

1. Implementon projektet në fushën e turizmit ne bashkëpunim me njësitë organizative të tjera ne Bashki dhe struktura të tjera në varësi të Bashkisë;
2. Harton politika për evidentimin, mbrojtjen dhe rehabilitimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe simboleve të qytetit;
3. Harton projekte dhe plane strategjike për mirëmbajtjen e monumenteve kulturore dhe promovimin e tyre;
4. Kordinon punën për promovimin e vlerave turtistike, harton projektet dhe nxit aktivitete me qëllim promovimin e destinacioneve turistike në Bashkinë Lezhë;
5. Monitoron dhe jep sugjerime pranë organit kompetent të emërtimit të rrugëve, shesheve dhe vendosjes së memorialeve historikë, dhe vënien e titujve dhe stimujve personaliteteve të qytetit;
6. Përpunon dhe analizon të dhëna statistikore mbi sektorin e turizmit dhe kulturës si dhe kryen kërkime dhe bën analiza për forma të reja në këte fushë;
7. Menaxhon politikat zhvillimore në fokus të turizmit;
8. Sugjeron marrjen e masave për krijimin e kushteve të përshtatshme për vizitoret në pika e vizitushme të distinacionit të Bashkisë Lezhë;
9. Ideon apo inicion projekte dhe aktivitete në fushën e turizmit dhe kulturës duke bashkëpunuar me operatorët turistike dhe subjektet e tjera turistike për promovimin e turizmit dhe kulturës në gjithë territorin e Lezhës, duke kërkuar financim nga biznesi, industria dhe aktorët e tjerë të kësaj fushe në Lezhë;
10. Luan një rol aktiv dhe kreativ në marketingun turistik dhe kulturor të Lezhës, për përthithjen e një numri sa më të madh vizitorësh në qytet;
11. Indentifikon dhe mban kontakte të vazhdueshme më agjenci turistike kombëtare dhe ndërkombetare për përfshirjen e Lezhës ne itinerarët e tyre;
12. Siguron dhe mban kontakte të vazhdushnme më operatorët turistike që kanë aktivitet në territorin e Lezhës për të mundësuar donacione në shërbim të turizmit dhe kulturës;

13. Asiston në negocimet ndërmjet partnerëve për projekte të përbashkëta, koordinon dhe udhëheq përgatititjen e materialeve teknike të nevojshme në bashkepunim me stafin e vet, drejtoritë e tjera në varësi të fushës së projektit;
14. Koordinon punën për organizimin e aktiviteteve promovuese turistike dhe kulturore, në bashkëpunim me institucione e organizma të specializuara të cilat ndërveprojnë në Lezhë;
15. Koordinon punën midis institucioneve vartëse (Pallatin e Kulturës, Bibliotekën, dhe Muzeun, Memorialet dhe Monumente e Kulturës );
16. Bashkëpunon me institucionet e tjera, drejtorit e Bashkisë dhe sektoret e tjerë për përmirësimin e shërbimeve, mirëmbajtjen dhe pasurimin e infrastrukturës së nevojshme;
17. Përgatit programe buxhetore për aktivitetet e parashikuara për vitin pasardhës dhe monitoron shpërndarjen e tij;
18. Kujdeset për dokumentat e trashëgimisë kulturore, dhe është përgjegjëse që koleksionet e biblotekave të përfshihen në listën e objekteve që mbrohen nga rregulla të posaçme eksportimi; regjistron materialet e biblotekës dhe i përpunon ato sipas rregullave;
19. Vënë në shërbim të lexuesve koleksionet e bibliotekës në sallat e leximit ose i huazojnë jashtë saj, bazuar në rregulloren e biblotekës;
20. Krijojnë kushte për shfrytëzimin e bibliotekës nga kategori të veçanta lexuesish si fëmijë, persona me aftësi të kufizuara etj;
21. Nëpërmjet Pallatit të Kulturës organizojnë shfaqje dhe koncerte;
22. Krijon marrëdhënie shkëmbimi dhe huazimi me bibliotekat homologe në përputhje me rregullat e bashkëpunimit biblotekar ndërkombëtar;
23. Është përgjegjëse për promovimin e monumenteve historike dhe kulturore;
24. Është përgjegjëse për muzeun e qytetit dhe monumentet e tjera kulturore;
25. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatëse;

- Sektori i Promovimit dhe Marketingut të Turizmit

1. Është strukturë përgjegjëse për mirëadministrimin e çështjeve që lidhen me hartimin e programeve dhe zhvillimin e politikave vendore për projekte konkrete në fushen e turizmit në Bashkinë Lezhë, duke nxitur shtimin e zgjerimin e shërbimeve, si dhe promovimin e Lezhës në tregun ndërkombëtar turistik, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
2. Është strukturë përgjegjëse që administron, ndjek dhe kordionon të gjitha aktivitetet turistike që zhvillohen në Bashkinë Lezhë.
3. Është strukturë përgjegjëse që inicion dhe merr pjesë në studime dhe analiza për zhvillimin e turizmit në qytet.

Detyrat kryesore të këtij sektori janë:

1. Është strukturë përgjegjëse që mbledh, bën kërkime, zhvillon koncepte dhe ide për zhvillimin e turizmit;
2. Është strukturë përgjegjëse që krijon dhe mban kontakte me aktorë të interesuar në fushën e turizmit si dhe lehtëson bashkëpunimin me aktorë për përmirësimin e produkteve turistike dhe marketingut të qytetit;
3. Kombinim i materialit të shtypur (broshura, informacion, fletushkë etj);
4. Asiston në ideimin dhe përpilimin e projekteve që merr përsipër të zbatojë drejtoria dhe që lidhen me marketingun e qytetit dhe zhvillimin e turizmit;
5. Krijon dhe mban kontakte me aktorë të interesuar në fushën e turizmit si dhe lehtëson bashkëpunimin me aktorë për përmirësimin e produkteve turistike dhe marketingut të qytetit;
6. Caktimi, hartimi dhe mirëmbajtja e kalendarit të veprimtarive për destinacionin (përdorimi i materialeve të shtypura dhe internetit dhe në bashkëpunim me kalendarin e veprimtarive në nivel kombëtar);
7. Sigurimi i standardeve dhe udhëzuesve për marketingun dhe promovimin e destinacionit;
8. Mbështet përmirësimin e ambientit dhe atmosferës tërheqëse sipas zonave kulturore, natyrore, rurale, bregdetare;
9. Vendos kontakte me aktorë privatë të interesuar për zhvillimin e produkteve turistike;

10. Koordionon punën me njësitë administrative për krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e turizmit dhe kërkon marrjen e masave për zgjidhjen e problemeve që shfaqen;
11. Është strukturë përgjegjëse që organizon në bashkëpunim me sipërmarrjet e dekorit krijimin e mjedisit festiv në zonat turistike dhe qytet për festa të ndryshme si dhe për eventet e planifikuara për t’u realizuar në funksion të turizmit;
12. Asiston në përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve promocionale turistike dhe guidën turistike;
13. Asiston në realizimin e publikimeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit;
14. Bashkëpunon me insitucione të tjera, me drejtoritë e Bashkisë dhe sektorët e tjerë për përmirësimin e shërbimeve, mirëmbajtjen dhe pasurimin e infrastrukturës së nevojshme si dhe për të siguruar aktivitete turistike dhe promovimit e tyre;
15. Siguron marrëdhënie partneriteti me sektorët turistikë, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë dhe partnerë të tjerë, në funksion të implantimit të projekteve në fushën e turizmit;
16. Krijon dhe siguron kontakte bashkëpunimi në mënyrë të vazhdueshme me të gjithë operatorët turistikë që kanë aktivitete në Bashkinë Lezhë dhe agjencitë e ndryshme turistike në shërbim të përmirësimit të turizmit;
17. Menaxhon zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm në të gjithë Bashkinë Lezhë, duke bashkëpunuar me Agjencitë Turistike, Rezidente, Strukturat Akomoduse, Policinë dhe Zjarrëfiksën etj;
18. Kryen detyra të tjera brenda misionit dhe funksionit të drejtorisë të përcaktura nga urdhra apo udhëzime përkatëse.

- Dokumenta

DokumentiLink
RELACION “Në kuadër të hartimit të Rregullores së Pergjithshme të Bashkisë Lezhë” Drejtoria e Turizmit Shkarko
Sektori i Turizmit Shkarko
Copyright © 2025 — All rights reserved.