DEGJESE PER PROJEKTIN E ZBATIMIT DHE REHABILITIMIN E LINJES HEKURUDHORE

DEGJESE PER PROJEKTIN E ZBATIMIT DHE REHABILITIMIN E LINJES HEKURUDHORE Mbështetur në Ligjin 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” dhe Rregulloren “Për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Kompetencat e Administratës së Bashkisë Lezhë”, të miratuar me VKB Nr. 393, datë 18.07.2022, si dhe VKM Nr. 419, datë 25.06.2014 “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave A, B dhe C, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKL-ja”, Kreu VI, dhe të urdhrit Nr. 78, datë 14.05.2015 të Drejtorit të Përgjithshëm të AKM-së, ju njoftojmë për zhvillimin e dëgjesës publike në lidhje me projektin e zbatimit dhe rehabilitimit të linjës hekurudhore Vorë–Hani i Hotit, Shqipëri WB16-ALB-TRA-01. Dëgjesa publike do të zhvillohet në datën 26.08.2026, ora 9:00, në sallën e katit të 3-të të Pallatit të Kulturës “Dedë Ndue Lazri”, Lezhë. NJOFTIMI

Lexo më shumë »

NJOFTIM – “Për organizimin e dëgjesës publike për dhënien ne perdorim te fondit pyjor kombetar, shoqërisë “F K Energy” SH.P.K, për vendosjen e antenës për matjen e rezultateve të eres në Malin e Rrencit, Njesia Administrative Shëngjin dhe për vendosjen e antenes për matjen e rezultateve të erës në Malin e Kakarriqit, Njësia Administrative Balldre, Bashkia Lezhë

Ftesë për qytetarët dhe vizitorët!

Ftesë për qytetarët dhe vizitorët — Explore Lezha! Bashkia Lezhë ju fton të merrni pjesë falas në turin turistik të Lezhës, ditën e premte. Itinerari përfshin: Memorialin e Skënderbeut, Kalanë e Lezhës me Muzeun Arkeologjik, Kishën e Shën Premtes, Lagunën Kune-Vain, si dhe Shëngjinin e Ranën e Hedhun. Nisja nga Sheshi Gjergj Kastrioti në Lezhë, në orën 09:00. Kontaktoni për të rezervuar vendin tuaj: 📞 +355 69 626 7623

Lexo më shumë »
Copyright © 2025 — All rights reserved.